web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hollande: Avionet tane sulmuan nje kamp trajnimi te ISIS

27 Shtator 2015, 16:35, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke shkatërruar objektivat e tyre.

?Franca ka goditur këtë mëngjes një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë?, u ka thënë Hollande gazetarëve në Kombet e Bashkuara.

Kampi i militantëve ka qenë pranë provincës Deir al-Zor.

Hollande ka paralajmëruar sulme të tjera në javët e ardhshme.

Këto janë sulmet e para ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore vetëm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak.





Lajmet e fundit nga