web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta  nga Skrapari: Marrëveshja LSI-PS në nivelet më të larta

26 Shtator 2015, 09:23, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  është bërë pjesë e  panairit të produkteve të Skraparit, të zhvilluar ditën e sotme.

Ai gjatë fjalës së tij është shprehur edhe për marrëdhënien e LSI-PS.

?Marrëveshja LSI-PS është në nivelet më të larta. Kandidatët  e forcës tonë politike nuk kanë shprehur shqetësim për integritetin?, tha Meta.

I pyetur për rastin e Dibrës, kreu i Kuvendit e cilësoj një trill mediatik.

Meta shtoi se LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët.

Ai ka bërë pjesë të diskutimeve edhe panairin e Skraparit.

“Produkte mjaft cilësore jo vetëm për tregun vendas. Shumë vende pune do të hapen nga projektet e reja. Do të nisë një promovim i turizmit të Skraparit. Panairi, mundësi e shkëlqyer për promovimin e produkteve”, është shprehur Meta.





Lajmet e fundit nga