Ngjela pyet Ramën: Me kë është sot kryeministri shqiptar dhe kjo maxhorancë?
Avokati i njohur, njëherësh dhe kryetari i Partisë Ligj dhe ...
Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli shprehet se kryeministri Rama edhe në mashtrim është dështak. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Kryeministri luan rolin e viktimës dhe e hedh fajin tek të tjerët. Olli e vijon shkrimin e tij, duke argumentuar se shifrat për luftën ndaj drogës e publikuara janë manipulime.
Postimi i plotë i Leonard Ollit:
Rama dështoi sërish edhe në mashtrim. Tashmë pas dy vitesh në qeverisje, vijon të luajë viktimën dhe të hedhë fajin mbi të tjerë! Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar narkotrafikun që drejton ministri i preferuar, për llogari të tij, duke e çuar Shqipërinë në parametrat e frikshëm të viteve 2002-2004. Por, edhe me një korridor të ri, atë ajror. Përtej pacipësisë, i kapur me thonj e me dhëmbë, pas parimit të të akuzuarit të të tjerëve për ato që bën vete, thëne ndryshe te maturit e të tjerëve me metrin e tij, demonstroi disa shifra që as vete nuk i beson.
Mjafton vetëm një fakt për te provuar paaftësinë edhe në manipulim. Pohuan sot se kanë asgjësuar 690 mijë rrënjë cannabis, të cilat kultivohen në një sipërfaqe prej 690 mije m2 ose 69 ha, por deklaran se kjo korrespondon me 43 ha. Ose të paaftë ose manipulues të manipulimit. Nëse do ishte realisht kaq i suksesshëm, si e shpjegon faktin se sasia e cannabis të sekuestruar vetëm në Itali, në dy vitet e fundit, është rreth 400% më e lartë se në vitin 2013, që si vit elektoral ka treguesit më të ulët në kontrollin e territorit në 8 vite qeverisje të PD. Asnjë fjalë për faktin që pavarëisht se punonjësit e përkushtuar të policisë, të dënuar të punojnë si kooperativistë, nuk arrijnë të ndalin kultivimin e hashashit nga Dukagjini në Sarandë, nga Vlora në Korçë, kultivuesit vijojnë tregtimin pa as më të voglin shqetësim. Asnjë fjalë për kokainën dhe laboratorin e saj në zemër të Shqipërisë, në Elbasan.
Asnjë fjalë për flotiljen e avionëve që fluturojnë qetësisht drejt brigjeve italiane, asnjë fjalë të vetme për drejtuesit e inkriminuar në polici, që janë çirakët e ministrit në terren apo për kapurit me pras në dorë vetëm nga partnerët, si në Elbasan ashtu edhe në Vlorë. Kulmi i cinizmit ishte se në organizmin e shfaqjes së shëmtuar në Pallatin e Kongreseve, shkeli të gjitha kodet etike e ligjore, duke mbushur sallën me punonjës policie për të tretën herë që kur ka marre detyrën dhe duke involvuar edhe trupin diplomatik pabesisht në të. Ekzakt një kongres i PPSH, ku munguan vetëm ekzaltimet e pjesëmarrësve dhe thirrjet Rroftë Partia! Akuzon opozitën se i tregon të vërtetat e dhimbshme publikut dhe si struci tenton të mjegullojë agjitpropin gëbelsian.
Paralelisht, nuk harron te urdhërojë vartësin tjetër në krye të Bashkisë Tiranë, të provokoje me nostalgjiket e diktaturës dhe diktatorit, me festen famëkeqe të Pezës, duke fyer shqiptaret, si edhe për të larguar vëmendjen nga keqqeverisja apokaliptike. Jemi ne të gjithë të neveritur nga ty z. Rama. Shqiptarët nuk të kanë asnjë borxh dhe asnjë faj se je marrë peng, shume vite me pare nga krimi dhe ke dëshirë të na barazosh me veten! Vërtet po korr e po shet ato që mbolle këto dy vjet, por do të korrësh shumë shpejt edhe zemëratën e çdo shqiptari për bëmat e tua e shokëve të tu! Koha jote po mbaron dhe fundi do të jetë shumë i dhimbshëm…
Avokati i njohur, njëherësh dhe kryetari i Partisë Ligj dhe ...
Policët hungareze kanë përdorur gaz lotsjellës për të detyru...
I tërhequr prej botës antike greke, i rritur me rrëfimet e n...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social...
Deputeti socialist, Erion Braçe, i ka quajtur demokratët tor...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka reaguar ndaj...
Rradhët e shumta të qytetarëve për të regjistruar biznesin n...
Policia e Librazhdit ka arrestuar sot kushëririn mashtrues t...
Komisioni për dekriminalizimin është mbledhur ditën e sotme....
Kryetari i PD, Lulzim Basha reaguar pas deklaratave të kryem...
Ministrja, Ermonela Felaj prezantoi pr.ligjin e sapomiratuar...
Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka denoncuar sjelljen e pol...
Tashmë mërzitjet në PD nuk kanë fund. Problemi këtë herë qën...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar me anë të një sh...
Kur Sali Berisha ishte President i Republikës në vitet 1992-...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në konferencën e mb...
Kryeministri Rama ka folur në konferencën e prezantimit të r...
Deputeti i PD, Kastriot Islami ka ngritur një pyetje mjaft n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...