VIDEO-Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Punonjësi i pastrimit të banjave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë veshi bluzën nr. 2 me emrin e Ramës në ndeshjen e futbollit në Vienë
Megjithëse Kryeministri Rama nuk ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit Perëndimor që zbriti në fushën e stadiumit të
Vienës, në fushë u pa një lojtar që mbante të veshur një bluzë e cila kishte të shkruar në shpinë emrin ?Rama?. Pikërisht lojtari me nr. 2. Në këto dy fotografi nga ndeshja ai duket nga me pamje nga shpina, ku lexohet emri ?Rama? në bluzën e tij. Gjithashtu u pa në fushë edhe një lojtar bluza e të cilit mbante të shkruar emrin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bushati, Pikërisht lojtari me nr. 7.
Arsyeja e kësaj anomalie është se, ndryshe nga Kryeministri serb Vuçiç, Kryeministri shqiptar Rama ua kishte konfirmuar organizatorëve të ndeshjes së futbollit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Vienë, pjesëmarrjen e
tij në skuadrën e Ballkanit Perëndimor. Kështu që organizatorët porositën që të bëhej një bluzë që mbante të shkruar në shpinë emrin ?Rama?, dhe që kishte përmasat e trupit të tij. Bluza e Ramës mbante numrin 2. Organizatorët e ndeshjes u befasuan shumë kur Kryeministri Rama u tha pak kohë para nisjes së ndeshjes, se ai nuk do të luante. Pas refuzimit të Kryeministrit të tij, Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u tha organizatorëve se as ai nuk do të luante. Ministri Ahmetaj, i cili pritej të ishte zëvendësues, as që u pa në stolin e skuadrës së Ballkanit Perëndimor. Edhe për të kishte një bluzë në të cilën ishte shkruar emri i tij.
Në këto rrethana, Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, iu desh të gjente një punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë që të kishte shtatin e Ramës dhe të pranonte të luante futboll. Nuk ishte një detyrë e lehtë, se në këtë periudhë pjesa më e madhe e punonjësve të Ministrisë janë me pushime. I gjendur para një deadline të tmerrshme, z. Kurz urdhëroi ?shefin? e pastruesve të banjave të Ministrisë, i cili ka shtatin e Kryeministrit shqiptar, që të vishte bluzën me emrin ?Rama? dhe të hynte në fushë. Një shofer i Ministrisë së Punëve të Jashtme veshi bluzën me emrin e Ministrit Bushati, i cili duhet të ishte gjithashtu në skuadrën e parë që do të hynte në fushë.
Dhe kështu Shqipëria u përfaqësua në ndeshjen e Vienës me një pastrues banjash dhe një shofer i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Pas ndeshjes të dy këta kërkuan të bëjnë fotografi me shtetarët e lartë shqiptarë që zëvendësuan në fushë, por u refuzuan brutalisht.
Edi Rama pas ndeshjes dha një shpjegim se përse nuk luajti, por nuk shpjegoi se përse priti që të bëhej një bluzë me emrin e tij dhe pastaj, pak orë para ndeshjes të thoshte se ai nuk do të luante. Madje të tërhiqte nga skuadra krejt lojtarët shqiptarë të cilët ndoqën shembullin e tij. Kryeministri serb Vuçiç, ndonëse nuk luajti vetë, nuk i tërhoqi serbët nga skuadra e Ballkanit Perëndimor. Një ministër serb luante si portier për skuadrën ballkanase.
Kjo sjellje e bën Kryeministrin Rama që të shihet si një njeri i paparashikueshëm, në kuptimin më të keq të kësaj fjale, nga Bashkimi Europian. Edi Rama në Vienë dëmtoi reputacionin e Shqipërisë, se bluzën me emrin e Kryeministrit të Shqipërisë e mbante një pastrues austriak.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka dalë në një deklaratë pë...
Zona e Shkëmbit të Kavajës që prej një jave vuan mungesën e ...
Kryeministri, Edi Rama ka takuar kryetarët e njësive vendore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vazhduar thi...
Efektivët e Policisë së Shtetit të mbështetura edhe nga FNSH...
Efektivët e Policisë së Korcës kanë arrestuar ditën e sotme ...
Në Vlorë po zhvillohet ditën e sotme konferenca ndërinstituc...
Në 15 shtator Ministria e Transporteve do të vlerësojë ofert...
Pse radarët e Ministrisë së Mbrojtjes (Mimi Kodhelit) fiken ...
Ndërkombëtarët vijojnë të japin alarmin për nivelin e lartë ...
Një anketë e re tregon se Donald Trump e ka rritur avantazhi...
Eshtë i nevojshëm një koncept i përbashkët europian për refu...
Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali ka folur në lidhje...
Një 45-vjecarë ka vdekur ditën e sotme në periferi të Velip...
Ka përfunduar seanca e Gjykatës së Krimeve të Rënda për 6 pe...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ish-Kryeminsitri, Sali Be...
Është dhënë sot vendimi i Gjykatës së Krimeve të rënda për o...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i sho...
Efektivët e Policisë së Shtetit kanë arritur të asgjësojnë 4...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...