Itali/ Historia e rrallë e “Rambos” shqiptar, që u përball me 4 hajdutë serbë
Mediat italiane e kanë quajtur “Rambo”, pasi e kanë konsider...
BE nuk ka një strategji të vërtetë ndaj Ballkanit Perëndimor, i thotë profesor Ulf Brunnbauer DW në prag të Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Vjenë.
DW: A mendoni se BE po bën mjaftueshëm për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor dhe për ta afruar atë me BE?
Brunnbauer: Besoj se mund të flasim për një dështim në dy drejtime. Në njërën anë, BE, ose e thënë më saktë, fuqitë kryesore të tij si Gjermania, nuk kanë bërë mjaftueshëm vitet e fundit për t’i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE ose ajo që do të ishte idealja, t’i pranonin në BE. Duket se kemi një farë lodhjeje nga zgjerimi dhe kriza e vazhdueshme në Greqi si dhe konflikti në Ukrainë i kanë preokupuar udhëheqësit dhe institucionet evropiane.
Në anën tjetër, qeveritë në shtetet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë dështuar nga ana e tyre për t’i avancuar reformat me energjinë e nevojshme. Në Bosnjë-Hercegovinë nuk kemi fare përparim, për shkak të qendrimeve të papajtueshme të elitave etno-nacionaliste. Serbia vazhdon të kundërshtojë të bëjë ato që duhet të bëjë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe korrupsioni dhe problemet me ligjet rëndon mbi të gjitha këto vende.
Megjithatë, një arsye për këto probleme është se elitat politike nuk e ndiejnë se vendet e tyre kanë vërtet shans për të hyrë në BE në të ardhmen e afërt. Ne e dimë se anëtarësimi i mundshëm është i vetmi instrument i fortë i politikës së jashtme që ka BE. Pa të, druhem se në Ballkan do të kemi të tjerë hapa pas. Gjithashtu i nevojshëm për Ballkanin është edhe një lloj plani Marshall.
A po e shet demokracinë për hir të stabilitetit në rajon BE duke pranuar praktika jodemokratike në disa vende?
Unë nuk e besoj se kemi një kthim të ndërgjegjshëm drejt mbështetjes ose pranimit të tendencave autoritare në emër të stabilitetit. Ka edhe një lloj lodhjeje, madje edhe zhgënjim midis politikanëve të BE, që duhet kaq shumë kohë për t’i zbatuar standardet evropiane. Në raport me Serbinë, politikat e BE duken me të vërtetë naivë. BE po mbyll sytë përballë tendencave autoritare të qeverisë aktuale. Është e nevojshme që BE të pranojë shpejt se sa e tmerrshme dhe e lartë do të jetë kostoja nëse vazhdon gjendja e tanishme e plogështisë. Nëse nuk do të kemi ndryshim, deziluzionimi popullor i përhapur në këto vende do të shtohet, duke çuar në destabilizim më të madh të brendshëm.
Në Gjermani po vazhdon një debat për numrin e madh të azilkërkuesve nga shtetet ballkanike dhe nëse duhet të deklarohen apo jo shtete shtesë (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi) shtete të sigurta. A janë pretendimet e azilkërkuesve nga Ballkani legjitime, duke pasur parasysh situatën në vendet e tyre respektive?
Azilkërkuesit nga Ballkani normalisht nuk paraqesin kërkesa të besueshme për azil siç janë përcaktuar në Konventën e Gjenevës, sepse ata nuk persekutohen si individë mbi bazën e bindjeve politike, racës, fesë etj. Në këtë kuadër, kur flasim për azil, që t’i deklarojmë këto shtete, shtete të sigurta të origjinës duket e arsyeshme. Në anën tjetër, ka shumë arsye se pse njerëzit duan të braktisin situatat dëshpëruese ekonomike, që mbizotërojnë për shumë njerëz në këto vende. Në rastin e minoritetit të romëve mund të themi se ata përballen me diskriminim strukturor në të gjithë Ballkanin (dhe në Evropë). Problemi kryesor është se BE dhe shtetet e tij anëtare nuk kanë politika të përshtatshme ndaj migrantëve. Vendet e BE kanë nevojë për migrantë, por ka kaq pak opsione për migrim legal nga shtete të treta, sa migrantët ekonomikë nga shtete të Ballkanit Perëndimor aplikojnë për azil si e vetmja mënyrë për të fituar një të drejtë për qendrim në shtete si Gjermania.
Prof. Dr. Ulf Brunnbauer është zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe profesor i historisë së Evropës Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut në Gjermani.
Mediat italiane e kanë quajtur “Rambo”, pasi e kanë konsider...
Këto janë pamjet e para që publikohen nga aksioni i INUV për...
Në Vjenë takohen kryeministrat nga e gjithë Europa në Konfer...
Ne nje postim ne rrjetet sociale, gazetari Bledian Koka, iro...
NGA BLENDI QEHAJAIDitët e fundit ndërhyrja e qeverisë së kry...
Reforma në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dh...
Publicisti Ardian Vehbiu ka kërkuar nga Fatos Lubonja dhe Pr...
Unë e kuptoj ndjeshmërinë publike që shkakton prishja e një ...
Ne nje postim ne rrjetet sociale Arben Ristani, Sekretar i P...
Personi që shihni në foto është Vladimir Zanaj, me detyrë Sh...
Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të...
Komisioneri i fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe të negoci...
Deklarata e plotë e Kishës Ortodokse “26.8.2015 – Njoftim p...
Policia shqiptare dhe ajo italiane, kanë kryer një operacion...
Përafërsisht aq emigrant u larguan nga kampi i pranimit në G...
Efektivët e Policisë së Vlorës kanë arrestuar shtetasin Kris...
Dokumentim tjeter – Mbishkrimi i v. 1671 ne ish Kishen e vje...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ne rrjetet sociale, pas sh...
Partia Demokratike në një njoftim për shtyp ka mbështetur n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...