DETAJET/ Ja si trafikohej me avion droga nga Shqipëria drejt Italisë
Policia shqiptare dhe ajo italiane, kanë kryer një operacion...
Deklarata e plotë e Kishës Ortodokse
“26.8.2015 – Njoftim për shtyp – Indinjohemi që Shteti shkatërroi kishën e shën Athanasit në Dhërmi, Himarë
Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 tëmëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t?iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.
Ishin dëshpëruese dhe fyese që në ditët tona të shihje se shkatërrimi varrosi nën gërmadha Ungjillin e shenjtë, ikonat dhe objekte të shenjta, pamje që të kujtonin përdhosjen në Kishën e Shën Marisë në Përmet, ku ato u hodhën në kamionin e plehrave.
Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, ?Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?, Neni 21/1,2: ?Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.
Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhëri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm. 2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me Ligjin.? Ndërhyrja u bë pa as një njoftim zyrtar ose informal si dhe u shpërfillën klerikët tanë, përfaqësuesit arkieratik Protopresviter Atë Pandeli Mitru, Atë Efthim Bixhili, Atë Athanas Qerimi, të cilët kërkuan shpjegime për një ndërhyrje të tillë nga organet vendore.
Që në fillim, ata që kishin planifikuar shkatërrimin e këtij vendi të shenjtë ishin kontradiktorë, megalomanë dhe konfuzë në deklarimet, pretendimet dhe veprimet e tyre: Deklaruan se ishte një ndërtim pa leje i bërë së fundmi dhe doli se ishte ngritur nga vetë besimtarët në fillimet e Demokracisë, në të njëjtin vend ku ngrihej kisha e rrafshuar nga komunizmi. Deklaruan që kisha ishte monument kulture dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Deklaruan se Kisha nuk ishte pronare dhe u dëshmua me dokumente e kundërta. U deklarua se soleta ishte hedhur mbi muret e vjetra historike dhe pastaj i rrafshuan ato etj.
Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit tëshpallur në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në mënyrë tënjëanshme prishjen e një objekti kulti ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër, duke marrëiniciativa dhe angazhime që nuk i takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje nëçështjet e brendshme fetare. Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare.
Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku me Komunitetin e SantEgidios dhe Kishën Katolike në Shqipëri në fillim të muajit shtator, përgatiten për tëpritur veprimtarinë e madhe ndërfetare ?Paqja është gjithmonë e mundshme?, ku do të marrin pjesë 500 delegatë, nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota, një ngjarje historike për Shqipërinë, veprime të tilla bien ndesh me frymën që ajo promovon dhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”
Policia shqiptare dhe ajo italiane, kanë kryer një operacion...
Përafërsisht aq emigrant u larguan nga kampi i pranimit në G...
Efektivët e Policisë së Vlorës kanë arrestuar shtetasin Kris...
Dokumentim tjeter – Mbishkrimi i v. 1671 ne ish Kishen e vje...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ne rrjetet sociale, pas sh...
Partia Demokratike në një njoftim për shtyp ka mbështetur n...
Prishja e kishës së Dhërmiut ka sjellë edhe reagimin e Minis...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për me...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reagur në lidhje me o...
PBDNJ ka reaguar mbi prishjen e Kishës së Dhërmiut nga INUV-...
Pa bërë bujë, pa e detyruar me forcë popullin, të mbyllim fi...
Dy ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Gjermanisë kanë dhënë...
GNV trageti i ri që u duk si zgjidhje përfundimtare për lin...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, ka dalë në një...
Efektivët e policisë së Vlorës kanë arrestuar dy persona pas...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpe...
Policia Italiane ka dhënë detaje për operacionin e përbashkë...
Pak ditë pasi fali bashkëshorten dhe e pranoi sërish në shtë...
Nëna e Parashqevi Simakut, Zoica Simaku, është shprehur e sh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...