Tiranë/ Sherr për një vend parkimi , plagoset një efektiv policie
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen...
I vetmi deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Romës. Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim. Vetë deputeti, që fillimisht kërcënoi edhe zëdhënësen e PD, Laura Vorpsin (pasi kishte goditur në parlament edhe deputetin e PD Gent Strazimirin) tha se kishte qenë një gabim rinie. Kryeministri Rama, që po përballej me një kërkesë gjithnjë e më të fortë të opozitës për të larguar personat me të shkuar kriminale nga jeta politike dhe institucionet, e amnistoi Arben Ndokën. Ai tha se i kishte kërkuar dëshminë e penalitetit Ndokës, si çdo deputeti tjetër, përpara se ta fuste emrin e tij në listën e deputetëve dhe rezultonte i padënuar. Kur mori vesh që ishte i dënuar, tha se ai e kishte shlyer dënimin dhe se tani ishte qytetar i lirë. Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Por 1 vit nga publikimi i dosjes, Edi Ramës i duhet të përballet me një prej reagimeve më të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me mbajtjen afër të deputetit të dënuar për trafik me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ardhjen e ambasadorit Lu e kanë shpallur prioritet të tyrin kryesor dekriminalizimin e politikës shqiptare. Nisur nga fakti se njerëz të botës së krimit kanë depërtuar deri në Kuvendin e Shqipërisë, se shumë prej tyre kanë pushtet të madh financiar dhe se mbi shoqërinë shqiptare rëndon pesha e frikës për të denoncuar konkretisht individë me të shkuar dhe të tashme kriminale, SHBA po luajnë një rol vendimtar në çlirimin e shoqërisë nga kjo frikë. Në këtë kuadër duhet parë edhe deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që flet troç për një deputet shqiptar që rezulton i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe ndërkohë bën ligje për qytetarët shqiptarë. Aq shqetësues është ky fakt sa të nesërmen e
raportit të DASH, edhe ambasada e përforcoi këtë fakt duke e cilësuar si “të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”.
SHBA ndoshta nuk kanë bërë deklaratë më të fortë për një shtet demokratik. Shprehja se shqiptarët kanë të drejtë të kenë përfaqësues me integritet dhe jo kriminelë është një shuplakë e fortë për drejtuesit e mazhorancës, që megjithë paralajmërimet e shumta jo vetëm nuk u distancuan nga këta elementë, por edhe kandiduan disa syresh në zgjedhjet lokale. Ky fakt ka qenë një surprizë e hidhur dhe zhgënjyese për ambasadën e SHBA, e cila u investua seriozisht në dekriminalizmin e politikës shqiptare.
Zhgënjimi ndoshta ka filluar që me vendimin e gjykatës së lartë që nuk dënoi deputetët që goditën Strazimirin në Kuvend, duke u dhënë atyre mundësi të mbajnë mandatet e tyre. Njëri ishte pikërisht Arben Noka që akuzohet nga opozita dhe që mendohet se është deputeti i dënuar dikur në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Por lapsi.al ka mësuar se ky zhgënjim u shndërrua në shqetësim pasi drejtuesit e mazhorancës dhe vetë kryeministri Rama, ndryshe nga sa kishin premtuar, nuk hoqën dorë nga kandidimi në zgjedhjet lokale i disa inividëve më të kaluar të dyshimtë e që nuk i përmbushnin “standartet e larta etike” për të cilat flet ambasada e SHBA. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i Ramës, i cili jo vetëm nuk u distancua por bëri fushatë me këta individë, është përkthyer si një sfidë ndaj angazhimit amerikan.
Deklaratat e DASH dhe ambasadës së SHBA janë me siguri një reagim ndaj kësaj sfide. Ata u drejtohen shqiptarëve duke bërë qartë dallimin mes votës së tyre dhe njerëzve të caktuar nga drejtuesit e mazhorancës. Pavarësisht tentativa të mediave pranë Ramës për ta trajtuar këtë çështje si problem të të gjitha palëve apo të politikës shqiptare në përgjithësi, është e qartë se zhgënjimi amerikan i drejtohet kryeministrit Rama. Ai vërtet nuk e dinte dikur që deputeti Noka kishte një dosje penale në Itali, por edhe kur e mësoi nuk është se mbajti ndonjë qëndrim politik. E njëjta situatë edhe me kandidatët për kryetar bashkie, të cilët sipas Edi Ramës, “kishin ndërruar emrat për efekt dokumentash në Itali”.
Tani, pas këtyre deklaratave, kryeministri do të duhej të mbante një qëndrim publik. Në të kundërt, vështirë se SHBA do të heqin dorë nga një betejë që kanë nisur dhe për të cilën shoqëria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë.
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të audit...
Agon Channel duket se është në krizë financiare pas vendosje...
Ambasada e SHBA ka reaguar pas raportit të DASH mbi trafikim...
Nga Sali BERISHA Maqedonia e pas Luftës së Dytë Botërore, sh...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka reaguar pas ...
Këshilli i të Urtëve në PS nuk funksionon më. Qeveria është ...
Një 30-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në pranga, pasi akuzoh...
Një sërë vjedhjes janë regjistuar gjatë kësaj jave në zonën ...
Në një komunikatë për mediat, policia njofton se është grabi...
Forcat e policisë së qarkut Shkodër, në vijim të aksioneve k...
Pas kërkesës së Bamir Topit, shprehur gjatë negociatave të d...
Një yll pornografie, Chloe Mafia, ka postuar një video në të...
Ndalohet shoferi i deputetit të Shkodrës, Tom Doshi. Policia...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas ngjarjes...
E ngarkuara e qeverisë federale për migracionin, Aydan Özogu...
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi...
Policia italiane arrestoi 4 shqiptarë, pasi u sekuestroi në ...
Ish-ministri i Financave greke, Yaniss Varoufakis ishte një ...
Kontrolli i Lartë i shtetit ka depozituar kallëzim penal për...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...