web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada e SHBA: E turpshme që në parlamentin shqiptar është një anëtar me dënime për trafikimin e njerëzve

28 Korrik 2015, 10:31, Aktualitet CNA

Ambasada e SHBA ka reaguar pas raportit të DASH mbi trafikimin e qënieve njerëzore. Ambasada vlerëson  punëne  qeverisë dhe thekson si të turpshme faktin që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve.

Deklarata e Ambasadës së SHBA-së.

Në vijim të interesimit nga media për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t?i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t?i kërkojnë të gjitha partive politike që t?i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga