Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Organi i akuzës ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për kupolën e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, e cila sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është përfshirë nga abuzime në tendera, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Pas referimit të dosjes nga ana e KLSH për 12 zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ministrit Saimir Tahiri, prokuroria ka nisur menjëherë verifikimin për konstatimet e elementeve të veprës penale. Ndërsa lëvizja e fundit është formale dhe standarde, sipas burimeve, në ditët në vijim pritet dhe arrestimi i disa prej vartësve dhe bashkëpunëtorëve të ministrit të Brendshëm. Gjithashtu mësohet se në dosjen e referuar në prokurori ka fakte dhe prova të forta që komprometojnë 12 zyrtarët e MB. Mësohet se një grup prokurorësh po shohin me imtësi dosjen e dorëzuar nga KLSH dhe po verifikojnë të gjithë pretendimet dhe akuzat për secilin zyrtar. Në sitë po kalojnë tenderët e pretenduar si abuzivë nga KLSH, duke filluar që në vitin 2013 e në vazhdim. Bëhet fjalë për dhjetëra tendera, si për blerje pjesë ndërrimi për automjete, blerje uniformash, veshmbathje, blerje automjetesh speciale, etj. KLSH pretendon se në shumë raste janë favorizuar kompani që nuk duhej të fitonin. Për këtë arsye, organi i akuzës po bën një verifikim të detajuar të çdo tenderi. Duke qenë se kjo është një vepër penale që dënohet me burg, pritet që në ditët në vijim të ketë edhe arrestime.
Kallëzimi i KLSH
Kallëzimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në prokurori ndaj 12 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme u bë më 26 qershor, pas një auditi të bërë në fillim të këtij viti. Inspektorët e KLSH kanë verifikuar ligjshmërinë ekonomiko-financiare për vitet 2013-2014 dhe u zbuluan një sërë shkeljesh. Sipas KLSH, vlera e dëmit në buxhetin e shtetit arrin në 85,038,494 lekë. ?Nga auditimi u konstatua se nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të dokumentacionit të operatorëve ekonomikë (OE) është përdorur standard i dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tender. Për të njëjtat parregullsi në dokumentacion, KVO ka kualifikuar dhe shpallur fitues OE me ofertë më të lartë ekonomike dhe ka skualifikuar OE me ofertë më të ulët?, është shprehur KLSH. Sipas njoftimit të saj, janë gjetur shkelje në 5 tenderë. ?Në tenderin me objekt ?Blerje pjesë ndërrimi për automjete për shërbimet profilaktike? loti i II, ku nga skualifikimi padrejtësisht i një OE, buxheti i shtetit ka patur një dëm në vlerën 7,526,666 lekë. Në tenderin me objekt ?Blerje tonerë? me fond limit 104,674 mijë lekë, nga s?kualifikimi i një OE, ka lënë fitues OE oferta e të cilit ishte 16,102,785 lekë më e lartë, pavarësisht se të dy operatorët kishin mungesa dokumentare. Në këtë mënyrë buxheti i shtetit ka patur një dëm në vlerën 16,102,785 lekë?, ka thënë KLSH. Ndërsa në një tjetër tender për uniforma është s?kualifikuar kompania me ofertë 15,241,292 lekë më të ulët se sa fituesi i kësaj gare. E njëjta problematikë u konstatua edhe në tenderin ?Blerje automjete speciale për Ministrinë e Mbrojtjes? me fond limit 25,833 mijë lekë dhe në tenderin me objekt ?Blerje Certifikatash për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile?, me fond limit 14,999,999 lekë.
Gazeta Sot
Tarikati Islamik Halvetian ka publikuar një deklaratë për sh...
Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Servet Pël...
Është liruar nga paraburgimi edhe një kujdestare tjetër e je...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i vendosur për va...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasv...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Agim Gashi, 27 vjeç,...
Edukatorja e arrestuar nga policia për shpërdorim detyre në ...
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 820 bimë narkotike të ll...
Gjermanët nuk do t’ua besojnë autoriteteve shqiptare sigurin...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 17 parcela me 2672 bimë kanabi...
Faktori ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj qeverisë shqip...
Policia ka arrestuar sot pasdite nje person te shumekerkuar ...
Marrëdhënie gjermano-shqiptare kanë qenë konstante pavarësis...
Cilat do të jenë mesazhet e kancelares Merkel në Shqipëri, S...
Intervistë me Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme...
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërd...
Ne nje postim ne rrjetin social facebook, ish-kryeministri S...
Gazeta Shekulli ka sulmuar sot publicistin Dritan Hila, pas ...
Politikanëve të shumtë të cilëve iu kanë kushtuar këngë në S...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...