web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Servet Pëllumbi: Rama e Meta të mos i trajtojnë votuesit si dele

8 Korrik 2015, 08:35, Aktualitet CNA

Në një intervistë për të përditshmen ?Panorama?,  Servet Pëllumbi shprehet se koalicioni i majtë, veçanërisht PS- LSI nuk duhet t’i trajtojë votuesit si ‘dele’, por duhet të marrin parasysh verdiktin e tyre.

Ai vëren se kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkon më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka aluduar se në disa bashki, kryesisht në Pogradec dhe Shkodër apo Lezhë, ka pasur pazar me votat, si ai i Roskovecit sipas LSI-së. Mendoni se nuk ka funksionuar koalicioni në këto bashki, apo ka lidhje me konsultimet paraprake për kandidaturat që u vendosën në to?

Në pyetjen tuaj përfshihet dhe një pjesë e përgjigjes. Strategjitë elektorale, paktet me partitë e jo vetëm kandidaturat, vendosen si rregull në kongrese partish, gjithsesi shoqërohen me një punë intensive sqaruese me anëtarësinë dhe elektoratin. Kur asgjë e tillë nuk bëhet dhe votuesit trajtohen si delet që hyjnë në vathë të ?komanduara? nga bariu me kërrabë në dorë, ndodh ajo që dy partitë në koalicion, PS dhe LSI, të marrin respektivisht 18.76 dhe 15.54 për qind të votave, por kandidatja e tyre e përbashkët të mundet nga kandidati i PD-së që si parti mori vetëm 13.96 për qind të votave. Kjo dukuri meriton të trajtohet, jo si potencial përçarjeje, por si një tregues emancipimi i elektoratit dhe duhet lexuar mirë, pa qenë nevoja të krahasohet me ?pazarin e Roskovecit?, apo me ndonjë ?pazar? tjetër më të vogël, a më të madh?! Gjithsesi, është një mësim tjetër i 21 qershorit që nuk duhet harruar.

Ju jeni shprehur se PS nuk duhet kujtuar vetëm kur ka festën e krijimit. Në festën e PS, kryetari i saj Edi Rama shprehu ambicien për ta çuar anëtarësinë e saj deri vitin e ardhshëm në 150 mijë. Mendoni se kjo hapje e PS duhet të shoqërohet me një analizë të munguar të zgjedhjeve të 2013 dhe zgjedhjeve të fundit vendore dhe rolin e partisë në qeverisje?
Kam pasur mendimin se përvjetori i PS-së, sidomos sivjet kur në anëtarësi ishte krijuar përshtypja se ?tani nuk u duhet më PS-ja?, mund të vihej në funksion të procesit zgjedhor dhe të bëhej në kulmin e fushatës më 12 qershor, sepse Partia Socialiste nuk është e nuk duhet trajtuar vetëm si histori. Ndërkaq, edhe varianti i zgjedhur nga z.Rama, i lidhur me fitoren e zgjedhjeve, kishte bukurinë dhe rëndësinë e vet. Aq më tepër, i shoqëruar me angazhimin për ta festuar 25- vjetorin, pra vitin e ardhshëm, me 150 mijë anëtarë. Angazhim i fortë, optimist, i nevojshëm që nënkupton ndërmarrjen e një lëvizjeje gjithëpërfshirëse për të cilën ka vlerë aksioma: ?Filloje lëvizjen sot, se nesër mund të jetë vonë?





Lajmet e fundit nga