Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Cilat do të jenë mesazhet e kancelares Merkel në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje? Analistët mendojnë se më vështirë ajo do ta ketë në Sarajevë, por probleme të mëdha ka dhe në Beograd dhe Tiranë.
Papunësia e lartë, korrupsioni i gjërë dhe elitat autoritare politike – janë disa nga gjërat e përbashkëta të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Në sondazhe thuhet se Bashkimi Evropian po humb atraktivitetin në këto vende. Kjo ka të bëjë edhe me paralajmërimet nga Brukseli se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.
Loja gjeopolitike?
Ballkani me shekuj të tërë konsiderohet si një fuçi baroti. Kjo metaforë fiton në peshë në kohët e tanishme të tendosjeve të shtuara mes Perëndimit dhe Rusisë. Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka për synim ndër të tjerash edhe kufizimin e influencës ruse në Ballkan, mendon Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të BE në Bundestag. “Vendet duhet të vendosin vet se në ç’drejtim duan të shkojnë. Vlerat të cilat i respektojmë ne në BE dallojnë nga ato të cilat i respekton Rusia dhe qeveria e zotit Putin”, thotë Krichbaum.
Me këtë vizitë kancelarja Merkel do të dëshmojë “rëndësinë e Ballkanit për Gjermaninë dhe BE”, mendon Dusan Reljic, drejtues i Zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë, në Bruksel. Merkel do t’u tregojë “lojtarëve të mëdhenj” në Lindje – para së gjithash Rusisë, por edhe Kinës dhe Turqisë se Bashkimi Evropian edhe më tej është spiranca e këtij rajoni. Reljiq mendon se për shkak të krizës në Greqi, i gjithë rajoni i Ballkanit mund të shndërrohet në një vend “turbulent” për investime. Kancelarja Merkel me këtë vizitë mund të zbutë këtë përshtypje.
Afërsia me Brukselin
Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që tre vjet, por ky status është vënë nën akull për shkak të përparimit tepër të ngadalshëm të negociatave me Kosovën. Kosova e ka shpalluar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh këtë shtet. Me 2013 është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit, e cila i mundëson Kosovës liri të mëdha për vendosje në fushat e drejtësisë dhe administrimit dhe garanton të drejtat e serbëve në rajonet ku ata përbëjnë shumicë në Kosovë. Por shumë pjesë të kësaj Marrëveshjeje nuk janë zbatuar deri tani.
“Këtu duhet të veprohet”, mendon pilitikani i CDU, Krichbaum. Në BE nuk dëshiron askush të ketë “një Qipro tjetër”, pra një vend me probleme territoriale. “E di që në Serbi flitet shumë se cilin kapitull duhet hapur të parin në negociatat për aëntarësim në BE”, thekson Krichbaum. Por ajo që është me rëndësi, është që vendi të përgatitet mirë për anëtarësim në BE.
Problemet e vjetra dhe të reja
Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme shumë të mëdha në raport me BE-në. Në mars është futur në fuqi një Marrëveshje për stabilizimin e vendit, me të cilin duhet të krijohen disa instrumente për partneritet më të fuqishëm ekonomik dhe politik mes BE dhe Sarajevës. Por kushti kryesor për funksionimin e tyre janë reformat kushtetuese – të cilat deri tani nuk janë kryer. “Realiteti nuk është edhe tepër premtues”, pohon Krichbaum. Politikanët dhe administrata në Bosnje ende është e ndërtuar mbi bazat e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në këtë vend para dy dekadash. Marrëveshja parashikon që vendimet e rëndësishme të merren me konsensus mer Federatës boshnjako-kroate dhe Republikës Serpska. Kjo ka shkaktuar bllokada të shumta në vendmimmarrje.
Vëzhguesit thonë se Kancelarja Merkel në Tiranë do ta ketë më lehtë se në Sarajevë apo Beograd. Nga këndvështrimi i Perëndimit, Shqipëria “është një faktor stabiliteti në Ballkan”, thotë Dushan Reljiq. Ai pret që Merkel të kërkojë në mënyrë diskrete nga Kryeministri Edi Rama që të mos deklarohet më për Shqipërinë e Madhe dhe projektet e ngjashme nacionaliste, të cilat përfshijnë Shqipërinë, Kosovën dhe disa pjesë të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
“Berlini me siguri që do të kërkojë edhe ndonjë zgjidhje për numrin e shtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria”, mendon Reljiq. Partia CSU dhe disa politikanë të tjerë kanë kërkuar kaherë që edhe Shqipëria të renditet në radhën e vendeve me prejardhje të sigurt, që do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë kurfarë shansi për azil në Gjermani.
Intervistë me Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme...
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërd...
Ne nje postim ne rrjetin social facebook, ish-kryeministri S...
Gazeta Shekulli ka sulmuar sot publicistin Dritan Hila, pas ...
Politikanëve të shumtë të cilëve iu kanë kushtuar këngë në S...
Projekti për hyrjen e Parkut të Liqenit, i cili ka ngjallur ...
Një operacionin antidrogë i shtrirë në Shqipëri, Itali dhe G...
Një ditë para vizitës zyrtare të kancelares gjermane Angela ...
Menjehere pas publikimit te lajmit ne cityfm.al se Enkelejd ...
Është shtyrë publikimi i fituesit të projektit për Parkun e ...
Qeveria ka emëruar drejtoreshën e re të Doganave, Pranvera B...
Enkelejd Alibeaj, kandidati i PD per Bashkine e Fierit dhe n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar in...
Vrasja e dy turistëve çekë nga Sokol Mjacaj, ka risjellë edh...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka depozituar një padi në G...
Nen/kryetari dhe Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Pa...
Forumi për Lirinë Akademike ka diskutuar ditën e sotme ligji...
Ajo është një murgeshë çeke që jeton në Shkodër. Quhet Micha...
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha është...
Nga Enkel DemiKur Genc Pollo formonte PDR-në, Berisha u vend...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...