web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një shëtitje në "Fshatin shqiptar" të Stambollit

29 Qershor 2015, 16:00, Lifestyle CNA

 

Arnavutkoy është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit, që e ruan ende formën e saj të mëparshme. Ky vend po e ruan strukturën tradicionale shumë-vjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltanit në betejën për Çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri Arnavutkoy, që në shqip do të thotë Fshat shqiptar.

Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.

Në shekujt 14 dhe 15, kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz. Ndërsa gjatë perandorisë Osmane, ky vend banohej më së shumti nga romët dhe çifutët.

Bukuritë natyrore si ato të Arnavutkoyit mund të gjenden shumë rrallë, kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t?i përshtaten kulturës dhe arkitekturës së vjetër.

Një fakt tjetër është edhe pika më e thellë e Marmarasë dhe e Bosforit, ndërsa shpeshherë rrezikohet edhe nga dallgët e larta





16:00 Lifestyle

Armstrong në Essex

 Danielle Armstrong kishte zgjedhur një fustan mjaft elegant...

12:00 Lifestyle

Thomas me bikini

 Imogen Thomas tregoi linjat e saj elegante e veshur me biki...

10:00 Lifestyle

Dixon buzëqesh

Alesha Dixon ka buzëqeshur para ekranit britanik gjatë emisi...

09:00 Lifestyle

Elegante si Swift

 Taylor Swift dukej mjaft e bukur si dhe elegante e veshur b...

20:00 Lifestyle

Buzëqesh Whitmore

 Prezantuesja televizive Laura Whitmore  dukej mjaft elegant...

18:00 Lifestyle

Shkëlqen Irina

 Bukuroshja me origjinë ruse i ka mrekulluar të pranishmit m...

Lajmet e fundit nga