Hilari në krizë identiteti
Në 16 qershor, Hilari Klinton ofroi me vonesë arsyetimin e s...
“Bota po përballet me krizën më të rëndë të refugjatëve të kohëve moderne – dhe përgjigja globale ndaj saj ka qenë për të ardhur keq, e papërshtatsheme”. Ky është përfundimi i raportit më të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Grupe humanitare po bëjnë thirrje për një takim global për trajtimin e krizës.
Të tejlodhur, të djegur nga dielli, të dehidratuar dhe me asgjë tjetër në veç një çante me rroba, refugjati sirian Sameh, djali dhe gruaja e tij, të dërrmuar, zbresin nga një anije e marinës irlandeze në një port në Katania të Italisë.
Ata dhe qindra refugjatë të tjerë u shpëtuan këtë javë, ndërsa udhëtonin me gomone në Deti Mesdhe:
?Çdo qenie njerëzore e planetit tonë e do vendin e tij,” – thotë Sameh. ?Por situata në Siri do ta detyronte cilindo të kërkonte një strehë të sigurtë, një vend të sigurtë për veten, gruan, fëmijët.”
Sameh dhe familja e tij janë pjesë e një eksodi me përmasa epike. Kombet e Bashkuara thonë se deri në fund të vitit 2014, më tepër se 60 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre – zhvendosja më e madhe e regjistruar ndonjëherë. Vetëm këtë vit, më tepër se 100 mijë imigrantë kanë kaluar Detin Mesdhe për në Evropë. Rreth 2 mijë njerëz kanë vdekur.
Andrej Mahecic është zyrtar i agjencisë së refugjatëve:
“Mesdheu është ndoshta vetëm pasoja e dukshme e asaj që ndodh sot në botë. Të mos harrojmë që 86 për qind e refugjatëve të botës strehohen nga vendet në zhvillim. Për shembull, Siria ka qenë shkaku kryesor i zhvendosjes së njerëzve në katër vitet e fundit. Shumica e sirianëve kanë gjetur strehim në vendet në zhvillim, rreth 4 milionë prej tyre.”
Këtë javë pamje pikëlluese paraqesin refugjatë sirianë duke i ikur luftimeve që zhvillohen mes Shtetit Islamik dhe forcave kurde, të cilat përpiqen të kalojnë kufirin për në Turqi. Fqinjët e Sirisë po përpiqen ta frenojnë fluksin e refugjatëve. Ata kanë marrë një mbështetje tepër të vogël nga komuniteti ndërkombëtar, thotë Anna Shea e Organizatës “Amnesty International”.
?Në Liban, një në pesë njerëz janë refugjatë. Turqia ka numrin më të madh të popullsisë refugjate, mbi 1.7 milionë vetë. Përballë këtij fluksi masiv të njerëzve në një periudhë të vogël kohe, vendet pritëse janë duke zbatuar rregulla shqetësuese.”
Sipas grupit “Amnesty International”, refugjatët e Afrikës, të harruar, përbëjnë një krizë botërore më vete. Vetëm nga Afrika Nën-Sahariane ka mbi 3 milionë refugjatë.
?Është e habitshme, që shumë vende të botës janë burim dhe njëkohësisht destinacion për refugjatët. Kështu, vende që persekutojnë njerëzit dhe ku ka shkelje të të drejtave të njeriut, në fakt i mirëpresin refugjatët.”
Zonja Shea thotë se përgjigja globale ndaj imigrantëve u theksua muajin e kaluar, ndërsa mijëra refugjatë Rohingya nga Myanmari u lanë në mesin e Detit Andaman për javë të tëra, ngaqë asnjë vend nuk pranonte t’i merrte. Indonezia dhe Malajsia tani i kanë ofruar atyre sistemim të përkohshëm.
Bota është duke hyrë në një epokë të rrezikshme, ku përgjigja humanitare mbetet mjaft e vogël për shkak të shkallës së krizës humanitare, thotë zyrtari i OKB-së, Andrej Mahecic:
?Në 5 vitet e fundit, kanë shpërthyer 15 konflikte në pjesë të ndryshme të botës. Tetë prej tyre vetëm në Afrikë. Tre në Lindjen e Mesme, disa prej tyre janë Siria, Iraku dhe Jemeni. Një tjetër është Ukraina, në Europë. Kjo zhvendosje e paparë e njerëzve kërkon përgjigjen e duhur.”
Zoti Mahecic thotë se shpresa afatgjatë është një zgjidhje politike për krizën. Por shumë nga këto konflikte janë duke u intensifikuar dhe numri i njerëzve që detyrohen të largohen nga vendet e tyre për të shpëtuar jetën vazhdon të rritet. VOA
Në 16 qershor, Hilari Klinton ofroi me vonesë arsyetimin e s...
Gati gazsjellësi: Ishte një takim i frytshëm ai mes presiden...
Ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Detroit 116-vjeçarja Jeral...
“Komploti i Bin Ladenit?” (BBC2) është një titull-pyetje e ç...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të kthehet n...
Këtë lajm e ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i Polici...
“Mirëpres kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe l...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është ...
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të J...
Maqedonia ka ndryshuar ligjin e azilit, duke u mundësuar mig...
Qeveria e Kosovës ka mirëpritur vendimin e autoriteteve sllo...
Përkeqësohen akoma dhe më tepër marrëdhëniet mes Shqipërisë ...
1. Çfarë ndodhi me floririn me vlerë miliarda dollarë që men...
Kryetari Mao e kishte ndaluar bursën e Kinës gjatë betejës s...
Vukcevic ka komentuar edhe rreth arrestimit të ushtarakut bo...
“Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të tregoj...
Kush janë vendet më te qendrueshme dhe ato me te paqendruesh...
Sulmi është kryer nga grupi i tifozëve “Plisat”, shkaku i ar...
Në tremestrin e parë të vitit 2015, kërkesat për azil në Bas...
Numri I njerëzve që zhvendosen nga lufta, konfliktet apo per...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...