web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta, konfliktet, persekutimi, 60 milionë refugjatë në botë

18 Qershor 2015, 13:46, Kosova & Bota CNA

Numri I njerëzve që zhvendosen nga lufta, konfliktet apo persekutimi në botë ka arritur një shifër record prej 60 milionë personash në vitin 2014, njofton një raport I OKB-së.

Raporti I hartuar nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR, bën të ditur se numri I personave që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre u rrit me 8.3 milionë nga një vit më parë.

Konflikti që vijon në Siri, shihet si faktori madhor që qëndron pas këtyre shifrave.

Shefi I UNHCR, Antonio Guterres tha për BBC-në se bota ?është një kaos i vërtetë?.

?Drama qëndron në faktin se nëse njerëzit mendojnë se agjencitë humanitare mund të pastrojnë këtë rrëmujë, kjo nuk është më e mundur. Nuk kemi më kapacitetet për të bërë bashkë pjesët e kaosit?, tha ai. Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë dhe për fat të keq për shumë prej tyre, nuk ka asnjë shans, që t?u vihet në ndihmë.

Guterres tha se numri I njerëzve të zhvendosur është rritur me 42 mijë e 500 persona në ditë, në vitin 2014, ndërsa një vit më parë numri rritej me 32 mijë persona në ditë.





Lajmet e fundit nga