web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulm kompjuterik ndaj parlamentit gjerman

17 Qershor 2015, 20:07, Kosova & Bota CNA

Ky është sulmi më i madh i spiunazhit kompjuterik ndaj parlamentit gjerman – dhe nuk duket se ka të mbaruar. “Ne e dimë që Bundestagu e ka humbur me sa duket kontrollin ndaj infrastrukturës së tij të IT-së,” thotë gazetari Markus Beckedahl i netzpolitik.org në një intervistë me DW: “Kjo do të thotë se Bundestagu në fakt është i paaftë për punë, sepse askush nuk e di, në qoftë se informacionet në kompjuterin e tij janë apo jo të sigurta.”

Deputeti i SPD-së Lars Klingbeil vetëm se mund të konfirmojë këtë: “Ky është një problem i madh për punën tonë si deputetë.” Ndër kolegët e tij mbizotëron pasiguri e madhe, tha kryetari i komisionit për Agjendën Digjitale. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme. “Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë të ri që do të fyejë Bundestagut gjerman dhe sulmon diku nga ndonjë garazh. Pas kësaj fshihen organizata kriminale, apo madje edhe shtete.” Një mendim të ngjashëm ka edhe Konstantin von Notz, i partisë së Gjelbër. Ai thotë se kemi të bëjmë me një sulm që ka karakterin e atyre të shërbimeve sekrete. DW





Lajmet e fundit nga