web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fushë-Krujë/ Tritol lokalit të kryetarit të PD-së

18 Qershor 2015, 06:25, Kronika CNA

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e njohur ?7 yjet? në Fushë-Krujë . Ai është në pronësi të shtetasit Kurt Çira që mban deturën e nënkryetarit të komunës së Thumanës, por që është edhe kryetari i PD-së në KZAZ-në e Krujës.

Nga shpërthimi është dëmtuar një automjet i parkuar para lokalit si edhe një billbord i kandidatit të PD-së për Fushë-Krujën. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet ndërsa dyshimet e para lidhen me aktivitetin politik të pronarit të lokalit.





Lajmet e fundit nga