web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoder, te denuarit per vrasje i gjendet arsenal armesh ne shtepi

16 Qershor 2015, 13:35, Kronika CNA

Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar ?Arsenal? i zhvilluar në Bushat, bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municionesh. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, uniformat blu ushtruan një kontroll të beftë në banesën e 61 vjeçarit Pjetër Çuni, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje. Nga kontrolli në banesë dhe ambientet e jashtme të saj gjatë ditës së sotme, u gjet një mitraloz i lehtë, një pistoletë, dy pushkë 20-she, një kallëp titol, dy kuti me kapsolla detonatore, si dhe disa krëhëra me fishekë. Armët dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga ana e uniformave blu. Sakaq për ekzaminime të mëtejshme armët u dërguan në laboratorin kriminalistik. I akuzuar për armëmbajtje pa leje, Pjetër Çuni u vu në pranga.





Lajmet e fundit nga