web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafik kokaine, 35-vjeçarja ekstradohet nga Shqiperia ne Bullgari

13 Qershor 2015, 14:27, Kronika CNA

Një shtetase bullgare e shpallur në ndërkombëtar për trafik kokaine është ekstraduar nga Shqipëria në Bullgari. Burime nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçarja Nina Sahatchieba është arrestuar nga Interpol Tirana. Autoritetet Gjyqësore të Rajonit – Ruse/Bullgari, kanë lëshuar në ngarkim të saj urdhrin e arrestit për veprat penale të ?Trafikimit të lëndëve narkotike?. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Sofie/Bullgari 35-vjeçarja u arrestua nga shërbimet policore aeroportuale të Aeroportit të Rinasit, pasi gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportave kjo shtetase rezultoi e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Sofia/Bullgari.





Lajmet e fundit nga