Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Dje kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në studion e ABC News ka sulmuar këtë media si dhe drejtuesin e saj Armand Shkullaku, pikërisht nga ekrani ku po fliste. Ai e ka akuzuar shkullakun për sipërfaqen e shtëpisë ku banon, e ka akuzuar atë për mos pagesave të sigurimeve për gazetarët dhe së fundi se i shërben rivalit të tij Kosova. Pas këtij sulmi personal edhe Armand Shkullaku ka vendosur të përgjigjet.?Në rastin e Veliajt, unë nuk mendoj se e kam kapërcyer të drejtën time. Edhe në rast se do ta kisha bërë, përsëri nuk është sulmi dhe akuza ndaj meje ajo që publiku pret të dëgjojë nga dikush që do të bëhet i pari i Tiranës. Publiku kërkon transparencë nga ata që zgjedh me votë?. Duke u mbështetur tek ky parim Shkullaku ka renditur edhe rastet me të cilat ai ka qenë ?në konflikt? me Veliajn duke përligjur qëndrimet që ka mbajtur.
?Nuk është sulm personal nëse unë kam informuar për një dasëm që zhvillohet si serial dhe trajtohet nga qeveria si aktivitet kulturor. Në këtë rast nuk është nusja, por ?paja? që qeveria i jep dhëndërit ajo që përbën problem. Nëse qeveria prokuron para pa tender apo kompani marketingu vihen nën presion që të përfitojë dikush, nuk është vëllai si individ por ?vëllazëria? që e trajton paranë publike si trëshëgimi familjare. Këto nuk janë sulme personale.
Erjoni mërzitet që i përmenden apartamentet apo prenotimi i një vile dhe thotë që unë kam shtëpi pesë herë më të madhe se e tij. Do ishte normale të ishte kështu, sepse unë punoj në këtë profesion që nga 5 janari 1991 dhe nuk i kam bërë paratë duke shitur fiq, po Erjoni me çfarë të ardhurash e bëri pasurinë e tij? Ky është detyrim publik për zyrtarët dhe jo sulm personal, për të treguar burimin e të ardhurave dhe pasurisë, që paratë e taksapaguesve të mos bëhen rrush e kumbulla, pavarësisht se dikur ke shitur fiq. Pra e konsideroj se do të ishte normale që të kem një shtëpi më të madhe se Erjoni, por nuk e di a është kështu dhe nëse ai i ka deklaruar edhe shtëpitë që mund të ketë në kodra e rezidenca banimi në Tiranë. Erjoni mërzitet që nuk del 24 orë në ekranin e tv, por ky fakt nuk më bën mua siç pretendon ai këshilltar të Halim Kosovës. Për fat të keq të Erjonit (ai do kishte dashur të ishte ndryshe) nuk bëj pjesë tek ata që ai i paguan herë me paratë e marketingut të ministrisë, herë me projekte që i menaxhon po vetë dhe herë më lirë, me dreka dhe darka ku shpërndan kasetat e takimeve të tij me popullin?. Shkullaku i është përgjigjur edhe akuzës se televizioni që ai drejton nuk paguan sigurimet e gazetarëve:?Erjoni në intervistën e tij për AbcNews shkoi edhe më larg duke bërë një deklaratë tërësisht të dënueshme. Ai tha se në Abc nuk paguhen sigurimet shoqërore dhe se ai e dinte këtë fakt për shkak të detyrës që ka patur si ministër. Nëse qënka e vërtetë përse nuk e ka bërë publike atëherë, e ka ruajtur për shantazh ndaj medias apo si bllof të paturp për të sulmuar nën brez? pyet ai?
E gjithë ky shpërthim i Veliajt vjen sipas Shkullakut për faktin e thjeshtë se pasi ai dhe njerëzit e tij i kanë mbyllur gojën shumicës së medieve, ata shqetësohen edhe për të vetmit zëra kritikë. (lapsi.al)
Si u shndërrua qyteti Winterthur afër Zürich-ut në qendër të...
Lulzim Lelçaj ish- anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë...
Kastriot Islami ka sulmuar ashper ne Parlament, Kryeministri...
Për të bërë biznes, duhet të kalosh nga zyra e kryeministrit...
Prokuroria Publike në Shkup sot ka konfirmuar se ndaj lideri...
A po e fshehin institucionet të vërtetën mbi rastin e Kumano...
Emisari presidencial i Shteve të Bashkuara për Koalicionin G...
Një vajzë 25-vjeçare është mbytur në ujërat e Liqenit Arti...
“Jam informuar nga avokati im në Shqipëri, se media po shkru...
Çdo person që ka mbushur 25 vjeç dhe është pajisur me autori...
Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti Astrit Patozi den...
Ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer paralajmëroi ...
Gjykata e Larte i dha lirine ish-kreut te institucionit me ...
Kampioni i dyfishtë botëror i thaiboksit, Valdet Gashi me që...
Prej disa vitesh ambientet e Piramidës kanë degraduar totali...
Në një operacion ndërkombëtar mbi luftën kundër drogës dhe p...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar pak ditë më p...
Ngushtohet laku i llogaridhënies për drejtorët e Partisë Soc...
Një person i akuzuar për nxitje dhe rekrutim me qëllime terr...
Vetëm 8 minuta mjaftuan për të fundosur mësuesin pedofil. Pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...