Si do të mbijetojë shtypi i shkruar?! Reklamat bien 32% në janar-prill 2014
Me internetin që është zgjedhja absolute e brezit të ri, edh...
Ermir Gjinishi përdor një stilistikë të fortë në analizën e tij të ftohtë mbi polemikat që u shpërndanë menjëherë pas mbylljes së vizitës zyrtare në Tiranë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.
Në një intervistë për portalin ?tesheshi.com?, doktori i shkencave historike, ish-nënkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, analizon në gjerësi për marrëdhëniet me Turqinë, duke folur hapur dhe qartë për një nga fenomenet që po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri me rrjetet e saj, siç është grupimi gylenist.
Zoti Gjinishi, vizita e Presidentit Erdogan solli një varg polemikash në opinionin publik si qëndrim ?otoman religjioz? dhe ndërhyrje në laicitetin e shtetit. Cili është opinioni juaj për vizitën dhe trendin e polemikave?
Ne nuk mund t?i diktojmë liderëve të shteteve, cilët do qofshin, fjalimet apo tezat që shtrojnë. Çdo shtet ka prioritetet, interesat dhe strategjitë e tij, të cilat jo domosdo mund të përputhen me ato të një shteti tjetër. Po kështu dhe ne. Kur ato përputhen, shtohet bashkëpunimi në interes të ndërsjelltë. Besoj se ky ështe shtrati i marrëdhënieve ndërmjet vendeve. Në këtë kontekst, vizita e presidentit turk ishte e rëndësishme. Ai erdhi me një paketë ndihmash qindra milionë eurosh dhe premtoi rritjen e shkëmbimeve tregtare tek një sifër mbi një milliard euro. Besoj se kjo është në interes të vendit tonë. Lidhur me polemikat, objektive apo subjektive qofshin, ato nuk duhet të cënojnë thelbësoren. Ekonomia jonë ka nevojë të forcohet. Qëndrimet otomane nuk i shërbejne interesave strategjike të vendit tonë dhe rajonit, për më tepër otomanizmi ka përfunduar që para një shekulli dhe çdo përpjekje për ta ringjallur atë është jo serioze dhe e pa pranueshme. Nga ana tjetër pati një tentativë të shëmtuar egzagjeruese për ta manipuluar thelbin e shqetësimit të shtetit turk mbi strukturat paralele gyleniste. Është ligësi që për shkak të fjalorit të presidentit turk të renditemi në anën e një personi, i cili akuzohet për aktivitet të paligjshëm që cënon rendin kushtetues dhe sigurinë e një vendi mik dhe aleat si turqia. Gyleni është nxënës i Said Nursi, një antisekularist antiqemalist. Disa individë të rreshtuar përkrah gylenistëve janë jeniçeret e rinj të otomanizmit utopik në këtë mijëvjeçar të ri. Shteti ynë përfaqëson interesat e popullit shqiptar dhe jo të individëve apo lëvizjeve të fshehta. Marrëdheniet midis dy vendeve janë marrëdhënie bashkëpunimi reciprok që realizohen nga përfaqësuesit legjitim të shteteve dhe jo nga individë.
Gylenistët si grupim janë përhapur dhe në Shqipëri duke u integruar në struktura shtetërore mediatike dhe financiare. A rrezikojmë dhe ne në në një formim të një rrjeti paralel?
Ky është thelbi i shqetësimit. Strukturat paralele që synojnë kapjen e shtetit. Organizimi gylenist ka dy fytyra. Njëra e fshehur, e padukshme ligjërisht, që merret me organizimin, financimin, rekrutimin dhe infiltrimin në strukturat shtetërore me qëllim kapjen e institucioneve të rëndësishme politike, ekonomike, financiare dhe tjetra- paraqitje retushuese e frustruar e imazhit të Gylenit si mendimtar, dijetar, akademik, altruist, promovues dhe mbështetës i vlerave të demokracisë dhe dialogut ndërfetar. Realisht Gyleni është me arsim fillor. Në kohen kur do të merrte statusin e rezidentit në SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare Amerikane paraqiti para gjykatës dokumentacionin përkates ku e quante atë, lider të një grupimi fetar.
Paraqitja e tij si opozitar politik dhe i përndjekur politik është manipulim i pastër. Strukturat e fshehta paralele të kësaj forme cënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, prekin sovranitetin kombëtar. Në Shqipëri, strukturat gyleniste janë prezente.
Në një debat që morët pjesë tek emisioni ?Tonight? të Ilva Tares, ju thatë që dhe KMSH është prekur nga fenomeni gylenist madje po thuhet se po zhvillohen lobime për të marre financime nga vende të tjera që të shmanget Turqia. A duhet KMSH të rrijë larg rrymave?
Çdo penetrim sektar okult në botën religioze shqiptare rrezikon prishjen e bashkëjetesës dhe dimensionin kombëtar të autoritetit fetar. Vendosja në krye të KMSH të një personi jo klerik, jashtë traditës dhe profesionit që kerkon ai vend, dëmton jo vetëm autoritetin e KMSH por dhe misionin e tij. Komuniteti fetar ka dimension kombëtar dhe gylenizimi i tij cënon boshtin e bashkjëtesës fetare. KMSH duhet të ruajë identitetin e tij, larg çdo rryme apo influence cilado qoftë ajo.
Pati një keqkuptim të një momenti njerëzor të përlotjes së presidentit Erdogan. Ju si e shikoni këtë polemikë?
Do të ishte ideale që nxënësja e medresesë të recitonte vargjet e Dalliut, Hafiz Ali Korces apo ndonjë kleriku tjetër shqiptar.
Në një intervistë të kohëve më parë historian i njohur, James Pettifer ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë janë të rëndësishme për Shqipërinë pasi përbën vend me rëndësi globale, cili është opinioni juaj mbi këto marrëdhënie?
Në rrugën e partneritetit tonë të përbashkët si vende anëtare të NATO-s, aspirante për në BE, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon, këto marrëdhënie bashkepunumi, i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta gjeostrategjike. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë.
Kohët e fundit kemi një rritje të përfaqësimit politik dhe opinionbërës të intelektualeve te afiluar si në kohezonin katolik apo ordodoks që shtrojnë ide dhe mbështesin teza, të cilat i mbrojnë në mënyrë legjitime. A mendoni që edhe inteligjenca muslimane duhet të jetë aktive në debatin publik?
Personalisht jam kundër fetarizimit të politikës apo politizimit të fesë. Janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk konkurrojnë njëra-tjetrën por bashkëjetojnë në hapësirat e tyre kushtetuese. Feja nuk është politike dhe politika nuk është fe. Perpjekjet për t?i shkrirë njëra me tjetrën apo për të përdorur njërën në funksion të tjetrës cënon sistemin në tërësi. Shpesh shartesa të tilla bëhen për synime elektorale.
Shqiptarët muslimanë e të krishterë i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme për të marrë pjesë në jetën politike. Nuk është e nevojshme që ta kushtëzojnë këtë me përkatësine religjioze. Ne jemi një shtet laik.
Kjo nuk do të thotë që bota fetare të mbyllet dhe të margjinalizohet. Shoqëri e shëndetshme është ajo ku individët integrohen plotësisht, pavaresisht diversitetit./Tema
Me internetin që është zgjedhja absolute e brezit të ri, edh...
Hazbi Kasaj, që u bë i njohur për “urimin e keq” që iu bëri ...
Elhaida Dani shfaqet si këngëtarja e preferuar për të fituar...
Ka qenë kjo forma që Meta ka zgjedhuur për ti uruar mirësear...
Perdorimi i gjimnazisteve, votues per here te pare dhe jo vo...
Këngëtarja Elhaida Dani ka publikuar disa orë më parë një fo...
Asambleja Parlamentare e SEECP po zhvillon takimet në ditën ...
Pas dy raporteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe ...
Që “kosi pihet” është fund e krye një spekulim kjo është një...
Buajr Lako ka lindur në 23 Maj të vitit 1946 në Lozhan, Korç...
Provimi i Gjuhës së Huaj është sfida e parë e maturantëve. S...
Akademia e Studimeve Politike nisi sot në Tiranë një fushatë...
Tensionet mes Tiranës dhe Athinës. Greqia përfaqësohet në ni...
Përplasja mes ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Vladimir Gju...
I ftuar ne emisionin “Studio e hapur”, te gazetares Eni Vasi...
Nje makine me targe me emrin e ish kryeministrit, Sali Beris...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Një ditë përpara finales së madhe të Festivalit europian të ...
Dy skulptura kuajsh bronxi të cilat qëndronin në vijë të pa...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...