web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bujar Lako, nje "GJENERAL" per skenen dhe filmin shqiptar

23 Maj 2015, 06:41, Aktualitet CNA

Buajr Lako ka lindur në 23 Maj të vitit 1946 në Lozhan, Korçe. Ne vitin 1972 merr diplomen në Institutin e Lartë të Arteve dhe menjehere pas nje viti behet aktor ne Teatrin Popullor .

perballimi1
Në Teater ai ka interpretuar në rreth 70-80 role, nder te cilet në dramat : ?Ariu? e Çehovit, ?Monserati? e Emanuel Robles, ?Ditë vere” e Mrozhekut, ?Varrtarët?. ?Vdekja e Dantonit? e Byhnerit. Për aftesine e tij dhe vlerat artistike në vitin 1982 do ti jepet Urdhri ?Naim Frashëri? i Klasit të Parë.

bujar lako 2
Në kinema ai do te kete me pak role te interpretuar, rreth 20 . Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë ai i Mistos në filmin ?Në fillim të verës? në vitin 1975, por roli që do ta bëjë të njohur për publikun e gjerë do të jetë ai i Martin Krekës, Sekretarit të Partisë, në filmin ?Përballimi? në vitin 1976. Ky eshte edhe roli për të cilin ai do të nderohet me ?Çmimin Special? nga Juria e Festivalit të II-të të Filmit Shqiptar. Bujar Lako do te kete me vone interpretime mjeshtërore në filmat ?Gjeneral Gramafoni? (1978) dhe ?Ballë për ballë? (1979) respektivisht në rolet e Halit Beratit dhe Mujo Bermemës. Interpretimi në rolin e klarinetistit Halit Berati do të tregojë para publikut se maturia artistike e Bujar Lakos kishte arritur nivele të larta.

Do të ngelet në mendjen e publikut ekzekutimi mjeshtëror e teatral i tij në filmin ?Gjeneral Gramafoni? në dy pjesë të mirënjohura popullore siç janë këngët popullore ?Këngë për Çerçiz Topullin? dhe ?Qiraxhiu i Grebenesë? që i japin përshtypje publikut se pas klarinetës është vetë Bujar Lako dhe jo Mjeshtri i Madh, Artisti i Popullit, Laver Bariu. Për këtë rol ai do të vlerësohej me Kupën e Festivalit si ?Aktori më i Mirë? në Festivalin e III-të të Filmit Shqiptar që u zhvillua në Tiranë prej 21 deri në 28 prill të vitit 1979. Në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill të vitit 1981 do të vlerësohej me ?Çmimin Special? për rolin e Mujo Bermemës në filmin ?Ballë për ballë?.

 

Për të dy interpretime do të laureohej me Çmimin e Republikës së Klasit të I-rë. Interpretimet e tij do të vazhdonin më tej në filmat : ?Nëntori i dytë? në rolin e Luigj Gurakuqit në vitin 1982, në filmin ?Dora e ngrohtë? në rolin e Spahiut në vitin 1983, në filmin ?Vendimi? në rolin e Këshilltarit në vitin 1984, në filmin ?Telefoni i një mëngjesi? në rolin e Nestorit, Drejtorit të fermës, në vitin 1987, në filmin ? Vrasje në gjueti? në rolin e Ferdinandit në vitin 1987, për të ardhur në vitin 1989 në interpretimin mjeshtëror të rolit të Gjeneralit në filmin ?Kthimi i ushtrisë së vdekur?, rol për të cilin ai do të vlerësohet me Çmimin ?Aktori më i Mirë? në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 12 deri në datën 17 Nëntor të vitit 1990.

Në vitin 2005 interpretimi i rolit të i Petros në filmin ?Syri Magjik?, me të cilin ai do të vlerësohej me Çmimin ?Aktori më i mirë? në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro (Egjipt) në 12 Shtator 2005. Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në filmin ?Muaji i mjaltit? në rolin e Rrokut.
Buajr Lakon e gjejmë edhe në rolin e spikerit në përmbledhjen muzikore të Aleksandër Peçit ?Vajtimi Shqiptar? kushtuar ?vitit të zi 1997?. Në këtë përmbledhje Bujar Lako reciton pjesë nga ?Epika e Gilgameshit?. Kjo përmbledhje do të jetë dhe prezantimi i parë i muzikës shqiptare moderne në Amerikën e Veriut.
Djali i tij Bojken Lako përveç se një këngëtar i mirënjohur për publikun shqiptar do të jetë edhe regjisori i komedisë ?Harvi? e Mary Chase ku do të interpretojë rolin e Elud Pi Dodit. Mban titullin ?Artist I Merituar?

bujar 1
Kinematografi
2009 — Muaji i mjaltit….Rroku
2005 — Syri Magjik…Petro
2003 — Lule të kuqe, lule të zeza…..Taksisti
2001 — Amiko……
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur….Gjenerali
1987 — Binarët….Kujtimi
1987 — Telefoni i një mëngjesi…Nestori, drejtori i fermës
1987 — Vrasje në gjueti…Ferdinandi
1986 — Gabimi….Babai i Martinit
1985 — Gurët e shtëpisë sime….
1984 — I paharruari…..Besim Peja
1984 — Vendimi….Këshilltari
1983 — Dora e ngrohtë…..Spahiu
1982 — Nëntori i dytë…..Luigj Gurakuqi
1979 — Ballë për ballë……..Mujo Bermema, Komandanti shqiptar i Bazës
1978 — Gjeneral Gramafoni……Halit Berati
1978 — Udha e shkronjave (Film TV)…..Tunxhi
1976 — Përballimi……Martin Kreka, sekretari i Partisë
1975 — Në fillim të verës……Misto

Teatër
?Ariu? e Çehovit
?Harvi? e Mary Chase…….Elud Pi Dodi
?Varrtarët?
— /– /2002 — ?Portreti i Dorian Greit?
06/06/1998 — ?Ditë vere” e e Sllavomir Mrozhekut
— /01/1996 — ?Vdekja e Dantonit? e Byhnerit
25/05/1986 — ?Vdekja e një komisioneri? e Artur Milerit
12/09/1985 — ?Monserati? e Emanuel Robles
02/09/1981 — ?Njerëz të thellësive? e leka Bungos
25/10/1980 — ?Vizita e inspektorit? e Xh. Pristlit
03/05/1980 — ?Nga errësira në dritë? e Piro Manit (Artisti i Popullit) dhe Dhimitë Xhuvanit
11/11/1979 — ?Furnalta? e Ruzhdi Pulahës
25/04/1979 — ?Gryka e nëmur? e Teodor Laços
07/04/1978 — ?Doktori pacient? e Ruzhdi Pulahës
05/03/1977 — ?Gjëmimi i atij dimri? e Teodor Laços
15/11/1975 — ?Lezja? e Kiço Blushit
07/03/1974 — ?Toka jonë? e Kolë Jakovës………….Vata

 





Lajmet e fundit nga