web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Halim Kosova në “Studio e Hapur”: Unë jam në garë me qytetarët se çfarë do bëj për ta.

22 Maj 2015, 18:43, Aktualitet CNA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është i ftuar sot në programin ?Studio e Hapur? të gazetares Eni Vasili në News24, ku do të shpalosë pikat konkrete të programit të tij për Tiranën një ditë pas çeljes të fushatës elektorale nga të djathtët në pallatin e kongreseve.

Gjatë intervistës, Kosova deklaroi se nga takimet me banorët ajo që e ka impresionuar është fakti se sa punë ka për të bërë në Bashkinë e Tiranës. I pyetur nga gazetarja Vasili nëse e ka kërkuar vetë kandidimin për kryeqytetin, Halim Kosova i mohoi zërat dhe tha se është zgjedhur dhe më pas ka rezultuar më i votuari nga ana e strukturave të PD-së.

INTERVISTA

Jeni një nga mjekët më të njohur. Keni mbaruar fazën e parë të fushatës, keni bërë shumë takime me banorët, cili është impresioni i parë?
Sa shumë punë kam përpara për të bërë. Sa shumë përgjegjësi kam për të mbajtur mbi supe, për të bërë më të mirën për banorët e Tiranës, në qytet në periferi.

Për çfarë ju pyesin më shumë banorët, për çfarë këmbëngulin?
Ankohen për papunësi, për varfëri, për taksat e rritura, për çmimin e energjisë. Për një jetë që sa vjen e rëndohet. Ajo që më shkon në mendje gjatë këtyre takimeve, çfarë dëmi mund ti shkaktojë një qeveri kur shkëputet nga hallet e qytetarëve. Duhet ta kesh idenë se si është Tirana, hallet. Kam takuar banorë pafund

A ja keni kërkuar këtë kandidim kreut të PD-së?
Jo, asnjëherë se kam kërkuar, por kur emri përflitej dhe ishte në listë, ishte një vlerësim shumë i madh për mua? Rreth 95% të strukturave kanë qenë pro emrit tim. Akoma më shumë më rritet përgjegjshmëria.

Ju e keni kërkuar vetë këtë gjë më parë?
Fakti që unë nisa rrugën për më shumë se unë ç?kam patur për 35 vjet më radhë ishte përgjegjshmëria ime, që kushdo që ka mundësinë të bëjë diçka për Tiranën, të bëjë më shumë. Nuk kam pse të mos kthehem pak më mbrapa, në fillimet e mia duke pasur një pozicion të rëndësishëm në sektorin ku kam punuar, u ndodha para një dileme, të shtrij dorën tek pacienti apo të ndërtoja diçka, të shfrytëzoja kohën time të lirë. Fati që më kanë ndihmuar të huajt, që të shfrytëzoja kohën time të lirë. Kur gruaja më nxjerr fotot e vajzës nuk më kujtohet kur ka qenë e vogël. Vetëm punë, punë, punë. Situata në maternitet ishte jashtëzakonisht e keqe dhe thashë që këtë eksperiencë që ti ke, përse nuk e merr për sipër që ta shijojnë më shumë pacientë, nëna, motra, gra. Ishte zoti Solis ministër, që më thoshte se dhe unë kam qejf të më duket puna. Dhe në një moment të caktuar thashë se kur gjërat nuk shkojnë dhe nëse ke mundësi të bësh diçka merre në dorë bëje dhe pranova. Në tetor 1998 kam marrë drejtimin e maternitetit, në shtator 2000 ndërtuam qendrën e gruas në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë. Pasi ndërtova të parën e ndërtova dhe tek Materniteti i Ri, të dytën, se isha edhe aty drejtor.

Keni modelin e suksesshëm me Maternitetin. Por të drejtosh një qytet nuk është e njëjta gjë. Mendoni se ky model do t?ju ndihmojë në këtë menaxhim të kryeqytetit?
Kam qenë edhe ministër i Shëndetësisë, ku jam kujdesur për shëndetin e të gjithë shqiptarëve. Pas zgjedhjeve kam vazhduar punën edhe kur partia ime humbi zgjedhjet. Kam qenë nëpër spitale edhe në ditën time të fundit të detyrës, pa patur kamera me vete. Nuk e kam bërë për kamerë, por për t?i shërbyer qytetarëve.

Ju vjen keq që jeni larg profesionit tuaj këto kohë?
Unë kam marrë këtë rrugë, mbas një konkluzioni të rëndësishëm profesional. Kam arritur në përfundimin se sado të bëjë më të mirën për pacientët e tij një mjek, ka shumë rëndësi menaxhimi i sistemit shëndetësor. Dhe unë për këtë mora rrugën në politikëbërje. Mendoj se kjo është ndërhyrja që do japë më shumë efekte për pacientët dhe qytetarët. Akoma dhe sot gratë shtatzëna nuk paguajnë asgjë për shtatzëninë. Në rastin e një fëmije prematurë, të lindur 7-muajsh, duke qenë pranë një familje në kushte shumë të vështira ekonomike, ky fëmijë për mua mbetet pacient i hershëm. Po të kemi sistemin e duhur shëndetësor atëherë i jepet një gruaje shtatzënë shërbimin e duhur për të pasur fëmijë të shëndetshëm.

Kundërshtarët tuaj politikë kanë një ide tjetër për modelin tuaj për menaxhimin e Tiranës. Po sa i takon akuzave ndaj jush?
Pse nuk i thanë para se unë të kandidoja. Janë llafe fushate. Nuk më intereson asgjë se çfarë thonë për mua. Unë mbaj parasysh vlerësimet që kanë bërë për mua para se të kandidoja, dhe nëse kanë diçka konkrete le t?i drejtohen institucioneve përkatëse. Në çdo tender që unë kam bërë, kanë tepruar 30 %, dhe i kam lënë mbi tavolinë për të treguar se sa tepron. E për të treguar se sa vidhet. Kur kam qenë ministër Shëndetësia kam patur të bëj me përfaqësues kompanish. Edhe në kushtet kur partia ime kishte humbur zgjedhjet, ato abuzime që kam konstatuar i kam çuar në KLSH. Ndërgjegjja qytetare që unë kam, dhe reagimi që kam karshi abuzimit, nuk më bën të fle i qetë nga ajo që kam konstatuar.

Rama thotë që ju jeni një personazh i lodhur ?
Kjo është për fushatë. Para fushatës kam patur propozime të reja.

Do ishte surprizë nëse kryeministri do ju kishte propozuar Tiranën?
E lëmë me kaq.

Po ato që thotë kundërshtari juaj në garë?
Unë jam në garë me qytetarët se çfarë do bëj për ta. Nuk jam në garë me askënd tjetër. Dhe 7 orë kam ndenjur pa lëvizur nga vendi në sallën e operacionit për të shpëtuar jetën e një gruaje. Ky është motivi që mua më bën të le çdo gjë personale, dhe të marr përsipër t?ua shpërblej qytetarëve mirënjohjen.

Satirizon Veliaj me faktin që ju përmendni lindjet?
Nuk e kam dëgjuar. Madje edhe ata politikanë, që s?do i quaja të tillë.

(vijon)

Programi politik i News 24 ?Studio e Hapur? i gazetares Eni Vasili ka filluar kështu maratonën elektorale të titulluar ?Çelsat e bashkisë?, duke shtuar takimet me publikun nga një në tre herë në javë për të kulmuar më pas me takime të përditshme./Balkanweb





Lajmet e fundit nga