Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Qëkurse Maqedonia u shpall shtet i pavarur, në 1991, Izraeli e ka parë me shumë interes fatin e këtij vendi të vogël ballkanik, duke e quajtur atë si vendin më të ngjashëm me shtetin hebre në Europë, për nga realiteti etniko-religjioz. Izraeli e shikon Maqedoninë si një laborator etniko-religjioz në Europë, në të cilin mund të testojë qëndrimin e Perëndimit për zgjidhje të cilat nesër mund t? i zbatojë shteti hebre për popullsinë e tij arabe muslimane. Për këtë arsye mes Maqedonisë dhe Izraelit janë zhvilluar marrëdhënie shumë të afërta. Maqedonia e vogël ka ndërtuar një prej qendrave më të mëdha në botë të përkujtimit të Holokaustit, çka është pritur shumë mirë në Izrael. Armata e Maqedonisë, Policia e saj dhe shërbimet e fshehta maqedone kanë marrëdhënie të afërta me homologët izraelitë. Qeveria izraelite, në 2010, me anë të Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili gjendej për vizitë në Shkup, e paralajmëroi Maqedoninë për rrezikun terrorist islamik që vinte ndër të tjera nga shqiptarët muslimanë të Maqedonisë, të rekrutuar nga organizatat globale terroriste islamike.
Maqedonia, nga pikëpamja e realitetit etnik, ka ngjashmëri të madhe me atë që është Izraeli, i marrë bashkë me Bregun Perëndimor dhe me Gazën. Zyrtarisht, Gaza dhe Bregu Perëndimor i Lumit Jordan, me përjashtim të Jerusalemit lindor, nuk janë pjesë e territorit shtetëror të Izraelit, por kontrollohen prej tij. Izraeli efektivisht e ka braktisur Gazën, por ka fuqizuar kontrollin mbi Bregun Perëndimor, ku vazhdon të rritet numri i vendbanimeve hebreje, aq sa mund të thuhet me siguri se Izraeli herët a vonë do ta aneksojë pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, ku sot ka rreth 2.8 milion banorë, nga të cilët 500 mijë janë hebrej (200 mijë banorë të Jerusalemit lindor), ndërsa të tjerët janë arabë muslimanë.
Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se Izraeli ka 11 milionë banorë bashkë me Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Në këtë territor, 56% e popullsisë janë hebrej. Së bashku me Gazën dhe Bregun Perëndimor, Izraeli do të kishte rreth 13 milionë banorë, ku vetëm 47% e popullsisë do të qenë hebrej.
Maqedonia kishte 2,022,000 banorë sipas censusit të fundit të kryer në këtë vend, në vitin 2002. Nga këta, 64.2%, ose 1,2977,381 janë deklaruar maqedonë etnikë. Jo të gjithë maqedonët etnikë janë të krishterë. Rreth 50 mijë prej tyre, të quajtur torbeshë, janë muslimanë. Në Maqedoni, 33-35% e popullsisë, duke e llogaritur këtë sipas censusit të fundit, atij të vitit 2002, janë muslimanë (shqiptarë, turq, torbeshë, boshnjakë, romë, ashkalij). Por, duke qenë se rritja demografike e maqedonëve etnikë është më e vogël se e shqiptarëve, turqve, torbeshëve, boshnjakëve, romëve, atëherë numri i popullsisë muslimane sot duhet të jetë më i madh, mbi 40%. Numri i maqedonëve etnikë nuk mund të jetë veçse diçka më tepër se 50% e popullsisë, në rastin më të mirë. Duke llogaritur edhe faktin se dhjetë vitet e fundit, së paku 100 mijë shtetas të Maqedonisë të kombësisë maqedone, kanë marrë shtetësinë bullgare, duke u deklaruar të kombësisë bullgare, mund të thuhet me siguri se sot maqedonët etnikë nuk përbëjnë shumicën e popullsisë në vend.
Maqedonia ka me popullsinë e saj muslimane të njëjtin problem që ka Izraeli me arabët muslimanë, posaçërisht palestinezët. Maqedonia ka qartësisht ?Gazën? e saj, ?Bregun Perëndimor? të saj, ?Jerusalemin? e saj. ?Gaza? e Maqedonisë, si një zonë me përqëndrim të madh të popullsisë muslimane (shqiptare, turke, torbeshe, rome) është zona perëndimore e saj e cila përfshin tetë komunat e Pollogut (Bogovinjë, Brvenicë, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Tearçë, Tetovë, Vrapçishtë, Zhelinë), komunat e Dibrës, Kërçovës dhe Strugës. Tetë komunat e Pollogut, duke përjashtuar Jegunocën, e cila ka një popullsi me shumicë maqedone, kanë 297 mijë banorë, nga të cilët 75% janë shqiptarë, 5.8% turq, 1.4 % romë. Në jug të Pollogut është komuna e Dibrës, me 19,542 banorë sipas censusit të vitit 2002. Nga këta 71% janë muslimanë (shqiptarë 58.1%, turq 13.7%, romë 5.5%). Në këtë zonë është edhe Kërçova, me 56,734 banorë (shqiptarë 54.51%, turq 5.28%, romë 2.87%), si dhe Struga me 63,376 banorë (shqiptarë 56.8%, turq 5.7%,).
Kjo zonë ka 435 mijë njerëz gjithsej, sipas censusit të vitit 2002. Sipërfaqja e kësaj zone është 3884 km². Në rastin më të mirë shtesa demografike e popullsisë që nga viti 2002 në këtë zonë është rreth 10% dhe kjo shtesë është pothuajse krejtësisht te popullsia muslimane. Maqedonia është gati ta braktisë këtë ?Gazë? të saj, që zë 14% të territorit të saj, por që ka më tepër se gjysmën e popullsisë muslimane të vendit. Mënyra e braktisjes është nuk ka shumë rëndësi. Kësaj zone mund t? i jepet statusi i një krahine autonome brenda territorit të Maqedonisë. Në rast shkëputjeje të kësaj zone nga shteti maqedon, prej kësaj zone do të largoheshin vullnetarisht 95 mijë mijë maqedonë etnikë të cilët nuk do të donin të jetonin me popullsinë muslimane. Një tregues i qartë i vullnetit të Maqedonisë për ta braktisur këtë zonë, është fakti se vazhdon të punojë uzina metalurgjike e Jugohromit në Jegunocë, në afërsi të qytetit të Tetovës, që është ndotësi më i madh i mjedisit në Maqedoni. Komuna e Jegonocës, me 10 mijë banorë, nga të cilët pak më tepër se gjysma janë maqedonë etnikë, duket se nuk i intereson shumë Qeverisë së Maqedonisë. Jugohromi që vazhdon të punojë praktikisht është një armë e shkatërrimit në masë që përdoret kundër popullsisë së Pollogut.
?Bregu Perëndimor? i Maqedonisë, nga i cili ajo assesi nuk mund të heqë dorë, është zona e kryeqytetit maqedon Shkup, si dhe ajo përreth tij, duke përfshirë edhe komunat e Kumanovës dhe të Likovës. Në krejt këtë zonë ka 188 mijë shqiptarë, 12 mijë turq, 11 mijë boshnjakë, 28 mijë romë. Gjithsej, përveç maqedonëve dhe serbëve, rreth 240 mijë njerëz, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002. Edhe në rast ndarjeje të Maqedonisë mes vendeve fqinje me të, kjo zonë vështirë se mund të ndahet pasi do të përbënte një burim të përhershëm konflikti ekzistenca e një realiteti etnik ku një qytet i madh, me shumicën e popullsisë të krishterë si Shkupi, do të ishte i rrethuar me popullsi muslimane, e cila gjendet në numër të madh edhe brenda zonës urbane. Për ta mbrojtur këtë realitet etnik Perëndimi do të ishte i detyruar që të bënte vendosjen afatgjatë të forcave ushtarake paqeruajtëse në numër të madh, çka askush nuk dëshiron që ta bëjë.
Maqedonia dëshiron të largojë sa më shumë që të jetë e mundur nga popullsia muslimane e ?Bregut Perëndimor? të saj, prandaj për Maqedoninë janë të mirëseardhura luftrat etnike të nxitura në këtë zonë, si ajo e fundit në Kumanovë. Prej këtej deklarata e Jankullovskës, kur ajo ishte Ministre e Punëve të Brendshme, se dëbimi i shqiptarëve mund të kryhet për një orë. Ajo e kishte fjalën pikërisht për shqiptarët e ?Bregut Perëndimor? maqedon. Izraeli i ndjek me vëmendje këto ngjarje se kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Bregun Perëndimor autentik.
Parlamenti shqiptar rrëzoi sot me 73 vota të shumicës dekret...
Ministri i Jashtëm shqiptar reagon ndaj komenteve të homolog...
Pas dorëheqjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit, pa...
Nard Ndoka, aleat me koalicionin e majtë tashmë, ka sulmuar ...
Evien Dako kreu i ZSHDA kapet ne konflikt interesi dhe duke ...
Dritan Prifti ish-ministri dhe deputeti i LSI ka reagu...
Kandidatët e partisë Demokratike kanë dalë njëri pas tretrit...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë...
Partia Demokratike reagoi sot për deklaratat e kryeparlament...
Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë ka kallëzuar ish mini...
Shteti Islamik i ka lënë thikat dhe armët kur vret viktimat ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 30 vjet burg për sh...
Kompania Hungareze “Wizz Air” ka kryer inspektime në aeropor...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy djemtë e Rrapush Xhaferrit...
Drejtori i Policisë HakiÇako është pritur në një takim të ...
Policia e Korçës ka proceduar penalisht Drejtorin e Rrugëve ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë...
Gazeta Shqiptare shkruan sot se rrruga e saj drejt Shteteve ...
Ata që janë në kërkim të plazheve të pazbuluar të Mesdheut s...
Në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington, u valëvit flamuri a...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...