Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Gazeta Shqiptare shkruan sot se rrruga e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se është thjesht çështje kohe. Një familje shqiptaro-amerikane ka rënë në kontakt me familjen e Nazimes dhe ka kërkuar që ta ?birësojë? atë. Lajmi konfirmohet jo vetëm nga burime të besuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por edhe nga familjarë të vajzës e cila ekzekutoi Fiqiri Muçën, 45 vjeç, të cilin e akuzonte për përdhunim që kur ende nuk kishte mbushur 14 vjeç.
?Kemi informacion se e dënuara Nazime Visha ka tërhequr interesin e një familjeje shqiptaro-amerikane, por duke qenë moshë madhore, nuk mund të flitet për një birësim në kuptimin juridik”, tha një zyrtar i Burgjeve për ?GSH?. Ndërsa, i ati i Nazimes, Beqir Visha pranoi faktin se një biznesmen shqiptar që jeton prej 2 dekadash e gjysmë në Amerikë, ka kërkuar ta ?tërheqë? vajzën drejt Amerikës, duke i siguruar atje mundësi më të mira për jetën e saj. ?Megjithatë, ? theksoi Beqir Visha, ? ende asgjë nuk është vendosur, për shkak se Nazimja ndodhet në burg duke vuajtur dënimin?. Në pushimet vjetore, kohë kur sipas të afërmve të Nazimes, pritet të vijë familja ?birësuese?, ka shumë gjasë që të vendoset përfundimisht. Si zyrtarët e Burgjeve, ashtu edhe familja e Nazimes u treguan të rezervuar për të dhënë më shumë detaje lidhur me këtë histori, që pritet t?i ndryshojë tërësisht jetën adoleshentes, që këmbëngul se u përdhunua që kur ishte 14 vjeçe dhe mandej u dhunua seksualisht katër vite me radhë.
LEJA SHPËRBLYESE
Në fund të prillit, Nazime Visha ka lënë për pesë ditë qelitë e burgut ?Ali Demi? ku mbahet e izoluar dhe ka shijuar lirinë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka firmosur më 27 prill 2015 një leje shpërblyese për të dënuarën për vrasje dhe Nazime Visha ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj, Drita Visha në periferi të Tiranës, pikërisht në atë shtëpi para së cilës ekzekutoi Fiqiri Muçën verën e 2012-ës. ?Nazime Visha përfitoi një leje shpërblyese prej pesë ditësh, pasi plotësonte të gjitha kriteret që parashikon ligji. Leja filloi në datën 27 prill dhe përfundoi më datë 1 maj 2015. E dënuara Nazime Visha e zbatoi me përpikëri orarin për t?u rikthyer në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale?, tha një zyrtar i burgut të ?Ali Demit?. Kjo leje ka qenë e para për vajzën 21-vjeçare, e cila në fakt, prej ditës së kthimit në burg, nuk është vizituar, sipas burimeve nga burgu, nga asnjë prej familjarëve të saj. E kjo duket për faktin se familja e saj është në pamundësi ekonomike për të bërë ecejaket për te dera e burgut, pasi të atit i duhet të punojë për të mbajtur me bukë familjen. Ndërsa, theksojnë burimet, më shumë vajza vizitohet nga gjyshja dhe xhaxhai i saj.
Gratë e burgosura në Teatrin Kombëtar
Lot, thirrje për ndihmë, lutje në Zot. Mall, pafundësisht mall. Më pas tension. Shifra pa fund. 42, 43, 69, 70, 115. Secila prej tyre, numëronte ditët e mbetura të qëndrimit në qeli. Ato ishin shtatë. Vetëm shtatë. Shtatë gra që mbartin brenda vetes, histori tragjike, të trishta, të dhimbshme. Gra të braktisura. Gra të harruara. Të plakura përtej hekurave. Por, shpresa vdes e fundit. Një ditë liria vjen sërish. Por, sa shumë gjëra kanë ndryshuar në strehëzat e tyre. Më pas pak humor. Ironi për fushatën elektorale. Një pasqyrim i realitetit të shoqërisë, në një mënyrë krejt të qashtër, pa fjalë të mëdha. Asnjë premtim, sepse siç tha e dënuara, ?premtimet nuk mbahen, të paktën nga politika?.
Ema Andrea ia doli që në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të ngjiste për të rrëfyer historitë e tyre shtatë të dënuara. Në fakt, pritej të ishin tetë, por njëra syresh mungoi për shkak të një fatkeqësie familjare. Një shfaqje teatrale me shumë mesazhe të forta brenda saj. Shtatë gra që klithnin. Një publik që duartrokiste pa fund. Lot në sallë dhe shumë thirrje. Projekti ?Prag?, që vjen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me Qendrën e Artit ?M.A.M. Foundation?, me drejtore artistike znj. Ema Andrea, ngjiti në skenë gratë e burgosura të burgut ?Ali Demi? (325) në Tiranë. Performanca teatrale, e para e llojit të saj në Shqipëri, ishte pa diskutim një risi për burgjet shqiptare.
Sigurisht, asnjëra prej të dënuarave nuk është aktore, por Ema Andrea vendosi t?i ?mbiquajë? ato sipas viteve të burgimit që kanë për të kryer. Ato u ngjitën në skenë ashtu siç janë, duke mbartur dramat e jetës së tyre, që u shpalosën si një realitet i panjohur për ne, njerëzit e lirë. Shfaqja teatrale u ndoq nga mjaft personalitete, siç ishte ambasadori britanik, Nikolas Cannon, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, si dhe nga mjaft qytetarë të thjeshtë e studentë të Arteve./GSH
Ata që janë në kërkim të plazheve të pazbuluar të Mesdheut s...
Në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington, u valëvit flamuri a...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA me anë të një deklarat...
Një makinë policie e cila ka shkelur rregullat e qarkullimit...
Banka NBG tek Rruga e Kavajës është grabitur pak më parë . E...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 13.4 vite burg Ar...
Mësuesit e Shkollës Tahir Hoxha në Klos kanë marrë urdhër të...
Një skemë flagrante e vjedhjes së votave ka nisur të aplikoh...
Gjatë punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit të Dur...
Emisioni “Top Story” rikthehet sërish këtë të enjte ku i ftu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Partisë...
Ish truproja e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla është d...
Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Did...
Rreth 45 mijë maturantë në mbarë vendin do t’i nënshtrohen p...
Prokuroria e Tiranës ka bërë publike kërkesën e saj lidhur m...
Në Himarë, fushata zgjedhore shoqërohet edhe me rilindjen e ...
Me rastin e “101 vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipëris...
Ç’po ndodh me raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë? Ku ndahe...
Shqiperia do jete ne finalen e Eurovizion, ashtu sic dhe pri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...