“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Pas dy raporteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe qeveria kanadeze ka nxjerrë një raport sa i përket sigurisë dhe kriminalitetit në Shqipëri. Në të Shqipëria cilësohet një vend i rrezikshëm për të huajt dhe u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes në disa zona të vendit. Sipas qeverisë kanadeze, bandat operojnë në Veri të vendit, sidomos në Kukës, Has dhe Tropojë. Theksi në raport është vendosur tek vjedhjet dhe grabitjet, ndërsa është thënë gjithashtu se ndërhyrjet e policisë në këto zona janë të limituara. ?Tregoni kujdes në rrethet veriore të Hasit, Kukësit dhe Tropojës. Asistenca e policë dhe mbrojtja prej tyre, konsiderohen të limituara në qarkun e Tropojës dhe në qytetin e Bajram Currit, Tregoni kujdes në zonat kufitare me Maqedoninë, pasi siguria është shumë e dobët?, thuhet në raport. Sipas të dhënave të qeverisë kanadeze, shkaqet kryesore që sjellin grabitjet e dhunshme janë vështirësitë ekonomike dhe disponueshmëria e lehtë e armëve të zjarrit. Një tjetër problem shihen dhe grabitjet e lehta, sidomos në rrugë. ?Krime të vogla (si xhepizmi, plaçkitje të vogla apo rrëmbim qesesh apo çantash) ndodhin shpesh, sidomos në transportin publik. Femrat në veçanti duhet të tregojnë kujdes teksa udhëtojnë vetëm. Shmangni zonat e izoluara, parqet, baret dhe restorantet në zona të largëta, sidomos natën?, janë thirrjet që Kanadaja u bën qytetarëve të saj.
Shpërthimet me tritol
Ashtu si në dy raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe në raportin e qeverisë kanadeze një shqetësim është shprehur për shpërthimet me tritol, të cilat në muajt e parë të këtij viti, por edhe një vit më parë kanë qenë të pranishme. ?Përgjatë vitit 2015 ka pasur sulme me pajisje shpërthyese, duke përfshirë edhe Tiranën. Këto incidente kanë ardhur zakonisht për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme personale, biznesi apo atyre me natyrë politike?, vijohet më tej.
Minat
Sipas raportit të qeverisë kanadeze, i cili shërben edhe si një udhëzim për shtetasit e saj që vizitojnë Shqipërinë, zonat kufitare me Kosovën cilësohen përgjithësisht të rrezikshme. Sipas tij, në këto zona ka ende mina tokësore të pashpërthyera që nga lufta në Kosovë dhe për këtë arsye shtetasve kanadezë qeveria u ka bërë thirrje që të evitojnë këto territore. ?Minat tokësore dhe mjetet e pashpërthyera nga lufta e vitit 1999 vijojnë të jenë prezente në kufirin me Kosovën. Këto zona janë identifikuar qartë në Shqipëri si zona të rrezikshme, ose janë të rrethuar nga kordonë të dukshme. Ndërsa destinacionet turistike nuk janë më të rrezikuara, ju duhet të kërkoni këshilla të autoriteteve lokale mbi praninë e minave të pashpërthyera?, është shprehur qeveria kanadeze. Raporti është publikuar pak kohë më parë në faqen zyrtare të qeverisë kanadeze, i cili shërben edhe si një informacion për shtetasit kanadezë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. /sot.com
Që “kosi pihet” është fund e krye një spekulim kjo është një...
Buajr Lako ka lindur në 23 Maj të vitit 1946 në Lozhan, Korç...
Provimi i Gjuhës së Huaj është sfida e parë e maturantëve. S...
Akademia e Studimeve Politike nisi sot në Tiranë një fushatë...
Tensionet mes Tiranës dhe Athinës. Greqia përfaqësohet në ni...
Përplasja mes ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Vladimir Gju...
I ftuar ne emisionin “Studio e hapur”, te gazetares Eni Vasi...
Nje makine me targe me emrin e ish kryeministrit, Sali Beris...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Një ditë përpara finales së madhe të Festivalit europian të ...
Dy skulptura kuajsh bronxi të cilat qëndronin në vijë të pa...
Një punonjës policie ka shtënë në ajër me pistoletë pas një ...
Zyrat e LSI në qytetin verior të Shkodrës kanë nisur shpërnd...
Jo pak herë, Erion Veliaj ka mbledhur në ato që i quan takim...
Ministria e Shëndetësisë ka nisur sot procesin e dezinsektim...
Banorët e fshatrave Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan, Kundje para...
Festivali I këngës, Top Fest në edicionin e tij të 12-të do ...
Gara për Bashkinë e Elbasanit është interesante, pasi të dy ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...