Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, gjatë një interviste për gazetën SOT, ka deklaruar se ngjarja e Kumanovës është një konspiracion i organizuar, me prapavijë politike, për të mbuluar aferat skandaloze politike. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale shton se kjo ngjarje është një përpjekje për të ecur nga individë të caktuar në gjurmët e ngjarjeve të vitit 2001 në Maqedoni. Milo ka pohuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni ka qenë gjithmonë e është e vështirë, por shtoi se nuk ka rrugë tjetër përpos bashkëjetesës. Milo tha se prishja e bashkëjetesës në Maqedoni do të kishte efekt shkatërrues në Ballkan.
I pyetur nëse duhet të jepte dorëheqjen Gruevski apo jo, Milo tha se duhet krijuar një qeveri të përkohshme, e cila të garantojë zgjedhje të lira. Ish-ministri i Jashtëm është ndalur edhe tek debati i ditëve të fundit për luftën e UÇK. Milo pohoi se Ibrahim Rugova është lider i padiskutueshëm në rezistencën kundër regjimit të Millosheviçit. Ngjarja në Kumanovë është rrethuar me shumë mister dhe konspiracion. Cili është komenti juaj për këtë ngjarje? Sulmi në Kumanovë shpërtheu në dukje papritmas. Kjo ngjarje ndodhi në një moment kur mendohej se stabiliteti i shtetit maqedonas ishte relativ dhe se nuk kërcënohej drejtpërsëdrejti nga një ngjarje, e cila mund të sillte rritjen e tensioneve politike.
Nisur nga kjo përshtypje e përgjithshme, ngjarja e Kumanovës ngjall mjaft komente për nga mënyra se si u zhvillua. Kam përshtypjen se, më tepër ka qenë një konspiracion i organizuar, që është dashur të përdoret në këtë moment për të mbuluar atë aferë skandaloze politike, e cila është zhvilluar muajt e fundit në Maqedoni, dhe për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve maqedonas nga problemet e mëdha që lidhen me keqqeverisjen dhe krizën në Maqedoni. Nuk është tashmë sekret që, në Ballkan gjithmonë kur duhet të tërhiqet vëmendja nga problemet kryesore, nxitet nacionalizmi, nxiten tensione ndëretnike dhe kjo është provuar historikisht, sidomos në mënyrë të veçantë gjatë këtyre 25 viteve pas rënies së komunizmit, kur ky fenomen në Ballkan sidomos në vendet e ish-Jugosllavisë ka marrë përparësi. Gjithashtu, mendoj se kriza ose ngjarja e Kumanovës, ka si prapavijë edhe lëvizjet grupore dhe individuale që duan të marrin përsipër aksione pa llogaritur kostot. Individë të caktuar që nuk përfaqësojnë forcat e organizuara politike, që nuk kanë program, por kanë thjesht dëshirë për të luajtur rolin e protagonistit etnik, çojnë edhe në ngjarje të tilla.
Në rastin e Kumanovës mbeten çuditërisht ende të paidentifikuar personat që kanë bërë aksionin, nga vijnë, cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë. Qarqet zyrtare të specializuara maqedonase, qoftë shërbimet sekrete, qoftë edhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme rezervojnë të japin të dhëna për çfarë ka ndodhur, në një kohë që ato kanë qenë prezente atje. Pra, ngjarja për mendimin tim, ka kaq shumë konspiracion sa çka edhe një prapavijë të organizuar politike. Mendoj, gjithashtu, se kjo ngjarje është edhe një përpjekje për të ecur nga individë të caktuar në gjurmët e ngjarjeve të vitit 2001 në Maqedoni, për të ricikluar një ?UÇK? tjetër, e cila drejtohet për mendimin tim edhe kundër lidershipit aktual të dy partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, të cilat nga sa gjykoj janë konsumuar në sytë e shqiptarëve. Më tepër ata janë kujdesur që të mbijetojnë në politikën shqiptaro-maqedonase, të përfaqësojnë interesat e tyre duke bashkëjetuar me ekzekutivin e Maqedonisë dhe duke marrë për mënyrën se si e bëjnë politikën, shërbimin e radhës në ofiqe të ndryshme zyrtare.
A është e mundur më bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe a mendoni se do të kemi shpërbërje të Maqedonisë? Bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe maqedonasve ka qenë historikisht problematike, me plot tensione dhe konflikte. Jo vetëm këto 25 vitet e fundit, por edhe më përpara, qoftë në kohën e regjimit jugosllav, por edhe në kohën e regjimeve të shkuara para Luftës së Dytë Botërore. Por, aktualisht, të shtrohet pyetja se a mund të bashkëjetojnë më shqiptarët me maqedonasit, apo shqiptarët me serbët, apo shqiptarët me malazezët në Ballkanin Perëndimor, mua më duket se është një pyetje provokuese, që sjell në rend të ditës për debat një çështje shumë të mprehtë. Personalisht do të përgjigjesha që, po është e vështirë që shqiptarët dhe sllavët për shkak të hipotekës së rëndë të historisë të mund të bashkëjetojnë si etni pa harruar të kaluarën, e cila në një mënyrë apo në një tjetër ende i mban peng ato.
Por, nuk ka rrugë tjetër. Qoftë shqiptarët, qoftë maqedonasit, qoftë serbët, apo kombe të tjera sllave apo të përziera në Ballkan, duhet ta kuptojnë që vetëm bashkëjetesa, vetëm respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkëpunimi me njëri-tjetrin është rruga e së ardhmes së tyre. Të gjithë duhet ta kuptojnë që e ardhmja e tyre evropiane nuk mund të garantohet pa ndërtuar marrëdhënie korrekte midis tyre, pa u pajtuar plotësisht në radhë të parë, që më pas të ndërtojnë në mënyrë bashkëpunuese një mjedis të ri në Ballkanin Perëndimor.
Nuk ka zgjidhje tjetër siç mund të ofrojnë palët e mundshme; as shqiptarët nuk duhet që të tërhiqen pas skemave nacionaliste euforike të shkëputjes nga shteti maqedonas dhe të bashkimit me Kosovën apo me Shqipërinë, por as edhe maqedonasit duhet ta kuptojnë se pa respektuar shqiptarët, pa u dhënë atyre të gjitha të drejtat që u takojnë, pa ndërtuar shtetin e tyre të përbashkët në harmoni të plotë me ta, nuk mund të ketë një Maqedoni të stabilizuar, evropiane dhe një Maqedoni që mund të ketë qëndrueshmëri të plotë dhe afatgjatë si shtet. Çdo prishje e formulës së bashkëjetesës në Maqedoni, midis shqiptarëve dhe maqedonasve, do të kishte një efekt shkatërrimtar në Ballkan, do të kishte një efekt ?domino? që do të thotë që, nëse aty ndodh çarje e plotë midis dy etnive kryesore dhe ofrohen zgjidhje të tjera që do të çonin në ndryshimin e kufijve midis vendeve, atëherë kjo do ta risillte Ballkanin në kohën kur ai quhej nga të huajt si një ?fuçi baruti?.
Automatikisht do të kishte probleme të mëdha në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci, Mal të Zi dhe padyshim do të kishte probleme edhe në Kosovë. Pra, çdo përpjekje dhe çdo ide e nxitur ose jo që synon të prishë këto ekuilibra ndëretnikë që ekzistojnë jo vetëm në Maqedoni por edhe në vende të tjera, do të ishte fatale, do të ishte në kundërshtim me frymën europianiste, për të cilën po investon komuniteti ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë Bashkimi Europian. Gjysma e kabinetit të Gruevskit kanë dhënë dorëheqjen. A duhet të largohet edhe kryeministri pas ngjarjes në Kumanovë? Gruevski është një politikan nacionalist maqedonas, që i takon një partie të spektrit të djathtë të vendit dhe që ka tashmë gati tre mandate që po qeveris. Në Maqedoni, për shkak të kompozimit etnik, qeveritë kanë gjithmonë koalicionin, por pjesën e luanit e kanë pasur përfaqësuesit politikë maqedonas. Ndërkohë, partitë politike shqiptare kanë qenë më tepër një shtojcë e këtyre qeverive për të krijuar imazhin se kemi të bëjmë me një qeveri pluraliste dhe multietnike. Kanë mbetur gjithmonë në periferi të qeverisjes, nuk kanë patur mundësi që të kenë një vendimmarrje të tyre ose të ndikojnë në vendimet që ka marrë qeveria ?Gruevski? për çështje themelore të shtetit. Një situatë e tillë në të cilën janë vendosur politikanët shqiptarë dhe partitë e tyre padyshim, nuk krijon kushte që pozita e shqiptarëve në Maqedoni të përmirësohet, ku të respektohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, dhe që shqiptarët të jenë një element realisht shtetformues në Maqedoni.
Pra, me pak fjalë, roli i partive politike shqiptare në këto vitet e fundit është zbehur. Më tepër ato kanë menduar për t?ju afruar të mirave që sjell qenia në pushtet, sesa të këmbëngulin dhe të përfaqësojnë drejtpërsëdrejti interesat e gjithë masës së shqiptarëve që banon në Maqedoni. Në situatën që është krijuar, rënia e qeverisë ?Gruevski? do të ishte një proces i natyrshëm, sepse ka të bëjë me dy aspekte themelore të krizës: E para, që është diskretituar si qeveri demokratike për shkak të aferave të tmerrshme të përgjimeve pa fund që u ka bërë gjithë aktorëve politikë, shoqërisë civile, njerëzve të caktuar. Një qeverie serioze po t?i dilte fare pak një akuzë e tillë, do të duhej të jepte dorëheqjen.
E dyta, është se çështja e Kumanovës e mbuluar me mister dhe e zhvilluar thuajse në mënyrë tepër konspirative, patjetër që ngarkon me përgjegjësi qeverinë e Gruevskit dhe instrumentet e shërbimeve të fshehta të këtij shteti. Gjithashtu, nga mënyra sesi u menaxhua ky konflikt dhe për më tepër që u vranë 22 persona, qoftë nga radhët e policisë, qoftë edhe nga popullsia shqiptare që banonte në atë lagje të Kumanovës, qeveria maqedonase mban përgjegjësi. Maqedonia, për mendimin tim, duhet të shkojë në rrethanat e krijuara drejt krijimit të një koalicioni të përkohshëm qeveritar me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve kryesorë politik, për të stabilizuar vendin dhe për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare të monitoruara fort, me qëllim që të mos ketë manipulime dhe për t?i dhënë vendit një qeveri të votëbesuar nga populli i saj. Çdo përpjekje për të rikonpozuar një qeveri ose për ta arnuar atë për shkak të dorëheqjeve që dhanë, do të ishte vetëm një zgjedhje e përkohshme. Nuk do ta shëronte sëmundjen që ka mbërthyer Maqedoninë sot.
Dje përfundoi afati i lënë nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, për largimin e kandidatëve të inkriminuar nga lista e 21 qershorit. A kemi një konflikt mes klasës politike dhe faktorit ndërkombëtar për dekriminalizimin? Nëse jam i mirinformuar, afatin nuk mund ta caktojë ambasadorja Vlahutin, sepse është jashtë kompetencës së saj. Caktimi i ditës se kur mbaron rishikimi i listës së kandidatëve për zgjedhjet vendore, është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore e institucioneve të shtetit shqiptar, në radhë të parë të KQZ. E dyta, dhe nëse ka patur elementë të kriminalizuar në listat e partive politike shqiptare në këto zgjedhje, në radhë të parë është përgjegjësi e kryetarëve të partive, të cilët janë të detyruar nga vetë ligjet shqiptare që të mos fusin elementë të tillë në këto lista. Nuk duhet pritur që pastërtinë e listave ta garantojnë të huajt.
Kjo është një detyrë parësore e politikës shqiptare. Megjithatë, për shkak të faktit që Shqipëria ndodhet në procesin e përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe si kusht për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, ku një ndër këto prioritete është edhe lufta kundër krimit të organizuar, kundër penetrimit të këtyre elementeve në institucionet shtetërore, ku ka tashmë një rezolutë për dekriminalizimin e Parlamentit Shqiptar edhe të institucioneve, duhej të merrej në konsideratë shqetësimi jo vetëm i misionit diplomatik të BE në Tiranë, por edhe sugjerimet e ambasadës amerikane apo edhe të vendeve të tjera anëtare të BE nëse vërtet në këto lista ka elementë të tillë. Është në përgjegjësinë e klasës politike shqiptare nëse vërtet do të ketë elementë të tillë, dhe po kështu e drejtë e misioneve diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare, që të nënvizojnë këtë fakt me forcë para opinionit publik dhe të mos e lënë vetëm në bisedime të mbyllura me krerët e politikës shqiptare.
Cilat janë objektivat e Partisë Demokracia Sociale për zgjedhjet e 21 qershorit dhe a keni firmosur një marrëveshje të re me Partinë Socialiste? Në zgjedhjet e 21 qershorit, PDS do garojë në të gjitha bashkitë e vendit me një listë për anëtar në këshillat bashkiakë. Ne nuk kemi patur asnjë pretendim për të caktuar kandidatë për kryetarë të bashkive jo se nuk kemi njerëz, përfaqësues dinjitoz që do ta meritonin një detyrë të tillë, por kemi qenë dhe mbetemi të mendimit që, në radhë të parë të kërkojmë të respektohet marrëveshja e vjetër me PS për bashkëqeverisje qendrore dhe pastaj pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve vendore, në përputhje edhe me arritjet tona të mund të ndërtojmë një bashkëpunim të ri qeverisës në nivele vendore. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë para se t?i bashkoheshim koalicionit për këto zgjedhje. Na u premtua me shumë garanci që PS do të respektojë marrëveshjen e vjetër në këtë kohë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Deri tani kemi veç disa shenja të vogla të parëndësishme të zbatimit të marrëveshjes; ka kaluar rreth një muaj dhe të them të drejtën kam filluar të shikoj me skepticizëm nëse ka realisht vullnet për ta çuar deri në fund këtë marrëveshje maratonë simbolike, modeste apo është thjesht një taktikë politike e radhës sa për të na bashkuar me koalicionin dhe pastaj të rikthehemi te pritshmëria e gjatë dhe e vjetër e dy viteve të shkuara.
Nëse do të ndodhte kjo e dyta, do të ishte një mesazh shumë i keq dhe një investim negativ në marrëdhëniet midis dy partive. Ne vazhdojmë të jemi në kontakte me përfaqësues të PS, por për fat të keq nga ministra të caktuar të qeverisë socialiste nuk po shohim angazhim serioz, por vetëm zvarritje ndoshta të qëllimshme për të sabotuar zbatimin e marrëveshjes. Çfarë po ndodh me komisionin për rishikimin e historisë? Baza ligjore, për të zbatuar këtë reformë, nuk është krijuar ende. Nuk është miratuar ende ligji për arsimin parauniversitar, me amendamentet përkatëse. Pritet diskutimi në komisionet përkatëse, por edhe votimi në seancë plenare. Kjo nuk ka ndodhur dhe për sa kohë nuk ndodh, reforma për rishkrimin e teksteve të historisë nuk mund të ecë përpara. Është e nevojshme që qeveria përfundimisht të krijojë bazën e domosdoshme ligjore dhe të reflektojë aty atë pjesë të programit që ka shpallur, duke përfshirë këtu edhe çështjen e heqjes të nenit për altertekstet. Komisioni deri tani ka punuar në mënyrë sistematike, pavarësisht se mungon baza e duhur ligjore jo për faj të tij, që të rishkruajë tekstet e historisë për klasën e 4-t, të 9-të dhe të 12-të.
Në rastin kur qeveria do ta kishte miratuar ligjin një vit më parë, librat do të ishin gati që në shtatorin e kaluar, nëse do ta kishte miratuar ligjin deri tani, tekstet do të ishin gati edhe për këtë shtator që vjen. Për fat të keq, tekstet e rishkruara të historisë nuk do të jenë në duart e nxënësve dhe të mësuesve edhe për këtë shtator, dhe kjo po ndodh jo për përgjegjësinë e komisionit, por për arsye madhore të mënyrës se si e ka menaxhuar këtë çështje qeveria. Ne si komision jemi duke punuar dhe jemi gati që kur të hapet drita jeshile ligjore, të paraqesim tekstet në nivelin dhe kohën e duhur. Përveçse politikan ju jeni edhe profesor. A keni një mendim për projektligjin për arsimin e lartë, i cili ka prodhuar shumë debate? Projektligji për arsimin e lartë kaq shumë i debatuar, për një kohë të gjatë, është për mendimin tim një çështje ku janë ngatërruar interesa të niveleve të ndryshme të qarqeve sa politike, akademike, sociale, dhe që mungesa e konsensusit minimal dëshmon se çfarë lufte e ashpër nën kulisa po bëhet për interesa të caktuara të qarqeve të caktuara.
Ligji në mënyrën se si është propozuar ka arritje dhe duhet mbështetur, por ligji ka edhe mangësi të cilat me gjithë debatet që janë bërë, mbetet ende që të reflektohet në variantin përfundimtar që ndodhet në Kuvend. Unë mendoj që ligjin duhej ta bënin njerëz që kanë patur integritet të mirëfilltë akademik, që kanë patur një përvojë të gjatë në mësimdhënie universitare, që kanë qenë dhe mbeten faktorë të rëndësishëm të politikëbërjes arsimore dhe jo njerëz të përzgjedhur, të cilët kanë infiltruar ide dhe pikëpamje që shpesh krijojnë përshtypjen se u takon disa qarqeve të mbyllura me llogari të hapura dhe perspektive për të marrë dividentët e çmuara të arsimit të lartë shqiptar. Ditët e fundit ka patur polemika sa i takon rolit të faktorëve politikë në luftën e UÇK. Cili është komenti juaj? Zakonisht, kur një ngjarje kthehet në histori, polemizohet pasi kalojnë shumë vite me të drejtë por edhe pa të drejtë, sepse shumë njerëz kërkojnë ta vendosin veten e tyre në krye të punëve, siç është një zakon shqiptar, të marrin dekorata dhe të përjetësohen, por të mos thënë që të privatizojnë vetë ngjarjen. Unë, për shkak të detyrës, kam patur fatin por edhe rastin ta ndjek nga afër formimin, zhvillimin dhe ecurinë e UÇK dhe të kontributorëve kryesorë të saj, si dhe të mjaft sponsorizuesve të jashtëm të saj.
Debati është sa politik aq edhe individual, me atë idenë për të zënë radhën në kujtimet e historisë. Ibrahim Rugova ka qenë një lider i padiskutueshëm i shqiptarëve të Kosovës, për periudhën e parë për rezistencën kundër regjimit të Millosheviçit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ka dhënë një kontribut të vyer në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të Kosovës, por pas vitit 1995, kur mbaroi lufta në Bosnje-Hercegovinë me ndërhyrjen e SHBA dhe të NATO-s dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit, në plan të parë doli çështja e Kosovës dhe e vetmja mënyrë që ajo do të mund të zgjidhej, nuk ishin më bisedimet maratonë me ndërmjetës ndërkombëtarë për të fituar lirinë dhe pavarësinë nga regjimi i Millosheviçit. Deri në këtë kohë, Rugovës i duhet njohur merita që udhëhoqi në rrugë ?gandiste? procesin e realizimit të aspiratave kombëtare shqiptare. Momenti erdhi se duhej një qasje tjetër më revolucionare, dhe kjo ishte lufta e armatosur e shqiptarëve të Kosovës. Këtë luftë e morën përsipër një grusht njerëzish të vendosur me një platformë tjetër që ndryshonte nga platforma e Rugovës, që ishte kryengritja e armatosur. Duke filluar nga viti 1998, u krijua UÇK, u zgjerua, u forcua dhe doli në skenën politike jo vetëm të Kosovës por edhe në planin ndërkombëtar, si forca më aktive që kërkonte çlirimin e Kosovës. Unë i kam takuar dhe i kam ndihmuar në aspektin diplomatik të gjithë udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, siç kam takuar edhe Rugovën, edhe udhëheqës të tjerë të lidhjes demokratike të Kosovës.
Me Rugovën jam i vetmi që jam takuar pasi është dërguar në Romë, dhe jam i vetmi që kam raportuar në institucionet e shtetit shqiptar se çfarë kam biseduar me të. Ashtu siç kam patur mjaft takime të tjera, që komentohen sot nga të tjerët që nuk i kanë patur ato takime. Unë e di se sa dhe si i ka patur marrëdhëniet Majko si kryeministër me përfaqësuesit e UÇK në Tiranë, apo në Kosovë, ashtu sikurse e di dhe sjelljen e ish-liderëve të Kosovës qoftë të Lidhjes Demokratike, qoftë edhe të UÇK në raport me z. Majko.
Janë disa gjëra që unë i kam thënë në ditarin tim si ministër i Jashtëm; ?Konflikti në Kosovë?, por ka dhe shumë gjëra të tjera. Ju sugjeroj politikanëve shqiptarë aktivë ose jo, që të jenë më modestë në shtrimin e pikëpamjeve dhe të pretendimeve të tyre, sepse historia e atyre viteve është regjistruar në dokumente, është regjistruar edhe në shënime të mara drejtpërsëdrejti. Çdo përpjekje për të bërë rolin e heroit absolut dhe të vetëm, çdo synim për të lënë të tjerët në hije dhe për t?i veshur vetes dekorata, nuk janë të ndershme. Gjithsecili duhet të jetë më modest, sepse në fund të fundit vepra e çlirimit të Kosovës ishte e NATO-s, se pa NATO-n dhe pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, vështirë se do të kishim çlirim të Kosovës. Nëse njerëzit e kanë harruar këtë faktor vendimtar, tregojnë se e kanë kujtesën shumë të shkurtër!
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i është përgjigjur ashpër i...
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëdhëniet me Turqinë do...
Ish kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Faceboo...
Partia Demokratike ka vijuar edhe me akuzat ndaj kandidatit ...
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për pr...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori...
Kryetari i Bashkisë së Korcës, dhe njëherësh edhe kandidati ...
Presidenti Bujar Nishani dhe homologu i tij turk, Rexhep Tai...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së te...
‘Kryebashkiaku aktual Lulzim Basha nuk ballafaqohet me qytet...
Përmes një letre të hapur, ministri i Mjedisit, Lefter Koka,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot t...
Në një analizë të ish-presidentit Rexhep Meidani, ai vë thek...
Në aktivitetin “Komisariati Dixhital”, cili po zhvillohet në...
Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhv...
Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova pritet me antuziazë...
Qeveria shqiptare pranon se perandoria e korrupsionit dhe e ...
Sharjet, fyerjet dhe ofendimet e përdorura rëndom nga ligjvë...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar nëpërmje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...