Idajet Beqiri: Gjysma e Maqedonisë të bashkohet me Shqipërinë
Marrëveshja e Ohrit, e bërë pas ndërprerjes së luftës çlirim...
Në një kohë kur kandidatët e inkriminuar janë kthyer në mollë sherri mes politikës së Tiranës dhe ndërkombëtarëve, përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan kanë zhvilluar takime të paplanifikuara me faktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, faktori i dytë më i rëndësishëm i shumicës në pushtet, ka udhëtuar dje drejt Shkodrës, për të takuar Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher dhe kryetarin e stafit të Komitetit, Paul Behrends. Dy zyrtarët e lartë amerikanë shoqëroheshin nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Sipas burimeve, takimi i kryetarit të Kuvendit me dy zyrtarët e lartë amerikanë është zhvilluar në Hotel Grand në Shkodër. Në fokus të bisedës ka qenë situata parazgjedhore, tensionet politike, raportet me opozitën dhe çështja e dekriminalizimit. Përfaqësuesit e Kongresit Amerikan e shohin Metën si faktor stabiliteti dhe interlokutor mes dy kampeve politike në vend. Në takimin në Shkodër duket se është diskutuar edhe mbi mundësinë e ndërhyrjes së Metës për të zbutur raportet me opozitën, me qëllim për të krijuar një frymë më konstruktive dhe bashkëpunuese para zgjedhjeve. Po ashtu, Meta kërkoi nga z. Rohrabacher një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga SHBA në fushën e zhvillimit ekonomik, nxitjes dhe rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri. Meta theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve tona, do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret në këtë drejtim. Rohrabacher falënderoi z. Meta për takimin dhe i shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep përkrah SHBA, NATO-s dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit.
Takimi me Lulzim Bashën
I informuar për prezencën e zyrtarëve të Kongresit në Shqipëri, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është vënë në lëvizje si dhe ka kërkuar një takim. Pas insistimit të Bashës me anë të Fatmir Mediut, dy zyrtarët e Kongresit Amerikan kanë pranuar të takojnë dje Lulzim Bashën.
Sipas burimeve, takimi është zhvilluar në Lezhë. Ashtu siç edhe bëri me dije vetë SHQUP në një njoftim për shtyp, çështja e dekriminalizimit ka qenë arsyeja kryesore e takimit të zyrtarëve amerikanë me Lulzim Bashën. Edhe pse në njoftimin e SHQUP pasqyrohet vetëm fjala e Bashës, zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar kryetarit të opozitës ndryshimin e disa kandidatëve të inkriminuar deri në datë 13 Maj. Ndërkaq, konflikti duket se është i pashmangshëm. Partia Demokratike, me kryetar defakto Sali Berishën, nuk ka ndërmend të zëvendësojë të paktën 8 kandidatë të saj, të skeduar me rekorde kriminale. Konflikti me dekriminalizimin Raportet mes politikës së Tiranës dhe Perëndimit mund të njohin një kthesë të rrezikshme ditën e nesërme, pra në 13 Maj, datë kjo që përkon me përmbylljen e listave për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe fundin e afatit ultimativ të BE-SHBA, për largimin e kandidatëve me rekorde të mundshme kriminale. Aktualisht, klima është dramatike dhe provokuese. Ambasadori amerikan, Donald Lu, në emër të SHBA, paralajmëroi se ishte hera e fundit që do të përsëriste kërkesën për largimin e kandidatëve të inkriminuar, ndërsa ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, u la vetëm një javë afat mazhorancës dhe qeverisë shqiptare që të zëvendësojnë kandidatët e inkriminuar.
Ambasadorja tha se pas datës 13 Maj, BE-SHBA do të flasin ndryshe. Pavarësisht se ka mbetur vetëm një ditë nga skadimi i ultimatumit, në dy kampet kryesore të politikës nuk ka lëvizur asgjë, me përjashtim të tërheqjes së një kandidati të PD, i cili nuk është përfolur dhe lakuar për të kaluar të dyshimtë. Gjatë javës së kaluar, mësohet se prezenca amerikane në Tiranë dhe përfaqësia diplomatike e Brukselit, kanë çuar në tavolinën e Edi Ramës dosjet e të inkriminuarve në qeveri, Parlament dhe në listat për 21 Qershorin.
Loja me procedurat e KQZ
Partia Demokratike ka sajuar një alibi për të justifikuar para ndërkombëtarëve pamundësinë e ndryshimit të kandidatëve të inkriminuar nga lista e zgjedhjeve të 21 Qershorit. PD, ashtu si edhe PS, ka regjistruar me shpejtësi kandidatët e dyshimtë në KQZ. Ligji parashikon që kandidati nuk mund të ndryshohet pasi të regjistrohet. Gjithsesi, sipas burimeve, zëvendësimi i kandidatëve të dyshimtë është në dorën e Sali Berishës. Ky i fundit ka refuzuar ndryshimin e emrave, pavarësisht presionit në rritje të ndërkombëtarëve.
Marrëveshja e Ohrit, e bërë pas ndërprerjes së luftës çlirim...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka shkruar nëpërmje...
Kandidatja e opozitës për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, i...
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u takua ...
Anulohet deri në një afat të pacaktuar ceremonia ku pritej t...
Këshilli I Emërimeve në Gjykatën e Lartë zhvilloi një mbledh...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha priti në një takim kryetari...
Nisma e disa deputetëve për të patur një amnisti të ndërtime...
Deputetja socialiste Olta Xhaçka, ka akuzuar kryetarin aktua...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako z...
Partia Demokratike akuzon kandidatin e majtë për bashkinë e ...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot marrëveshjen me BERZH pë...
Kryetari i LSI, Ilir Meta prezantoi sot kandidatin për Bash...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka uruar p...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Tepelenë kandidat...
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Ti...
Kryetari i bashkisë së Korcës dhe njëherësh kandidati i maxh...
Kandidatja e maxhorancës për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazh...
Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit, Ardian Turku ka zhv...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...