web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duma: Nënkryetar bashkie vetëm për bujqësinë

11 Maj 2015, 06:58, Politikë CNA

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me fermerët e Hamallajt mbi mënyrën e manaxhimit të bujqësisë nga bashkia e re.

Duma dëgjoi fermerët mbi problematikat e tyre nga prodhimi e deri tek nxjerrja në treg e produkteve. Kandidatja e djathtë u shpreh se do harmonizojë bashkimin e komunave me qytetin duke i dhënë rëndësi agroturizmit.

?Agroturizmi do të bashkojë bujqësinë me turizmin, zonat rurale me qytetin. Bashkia e re do të ketë një nënkryetar përgjegjës për pjesën rurale dhe bujqësinë në Durrës?, tha Duma.

 





Lajmet e fundit nga