web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bruksel, dialogu Prishtinë-Beograd vijon me energjetikën

11 Maj 2015, 12:01, Kosova & Bota CNA

Dialogu teknik në mes të Kosovës e Serbisë vijon sot në Bruksel, e sipas njoftimeve nga palët në bisedime, në fokus është energjetika, një çështje për të cilën është biseduar edhe gjatë takimeve të mëparshme.

Delegacioni i Kosovës drejtohet nga Edita Tahiri, ministre e Dialogut, ndërsa pala serbe ka dërguar në Bruksel drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, në krah të të cilit do të jetë edhe ministri serb i Xehetarisë dhe Energjetikës, Aleksandar Antiq.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Shërbimit Europian të Punëve të Jashtme.





Lajmet e fundit nga