web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raul Kastro, audiencë me Papa Franceskun: Do rinis të lutem

10 Maj 2015, 11:48, Kosova & Bota CNA

Presidenti kubanez, Raul Kastro u prit nga papa Francesku në Vatikan në një audiencë të veçantë. Ati i Shenjtë ndihmoi në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të shtetit komunist me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

?Falënderova Papën për atë që bëri?, tha Kastro, duke shtuar se do të rinis të lutem dhe do të kthehem në Kishë nëse papa Francesku vijon këtë rrugë.
Lideri komunist ndaloi në Romës, pasi kishte marrë pjesë në paradën e Fitores në Moskë për shënimin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kisha Katolike i ka ruajtur lidhjet me Havanën që nga revolucioni i vitit 1959.
Papa pritet të vizitojë Kubën gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara në muajin shtator. Në vitin 1996, ishte papa Gjon Pali i dytë që u bë i pari papë që priste një lider kubanez kur vetë Fidel Kastro udhëtoi në Vatikan.





Lajmet e fundit nga