web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkup/Ambasada Amerikane, keqardhje për “humbjen e jetëve”

9 Maj 2015, 13:07, Kosova & Bota CNA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup me anë të një deklarate për mediat shpreh keqardhje për, siç ka thënë, humbjen e jetëve nga aksionet e armatosura në Kumanovë.

?Na vjen keq për humbjen e jetëve të njerëzve dhe shprehim ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne po monitorojmë situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politikë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë verifikimin e të dhënave?, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Shkup.

Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar rreth orës pesë të mëngjesit në Kumanovë të Maqedonisë. Përleshjet është thënë se kanë ndodhur ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që ishte strehuar në disa shtëpi në Lagjen e Trimave, të banuar me popullatë shqiptare.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë kanë dalë në konferenë për media, por nuk kanë dhënë informacione për viktima.
Ata kanë thënë se aksioni policor në Kumanovë është ndërmarrë për të zhbërë “një grup më të madh terroristësh”, të cilët “kanë pasur në plan të sulmojnë institucionet e shtetit”.





Lajmet e fundit nga