web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baltimorë, Qeveria nis hetimet ndaj Policisë

8 Maj 2015, 11:31, Kosova & Bota CNA

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara do të hetojë nëse departamenti i Policisë në Baltimorë angazhohet në raste të dyshimta në mënyrë të vazhdueshme, apo përdor forcë të tepruar në menaxhimin e rasteve. Media amerikane njoftoi se vendimi është marrë pasi kryebashkiakja Stephanie Raëlings-Blake kërkoi hetim të policisë pasi qytetari Freddie Gray mori plagë që i kushtuan jetën ndërsa ishtenën mbikqyrjen e policisë, e kjo nxiti protesta dhe kryengritje të dhunshme në qytet.

Ajo tha se komuniteti dhe policia kanë një marrëdhënie të ?frakturuar?.

Baltimora është më e fundit në skandalet e departamenteve të Policisë në Shtetet e Bashkuara, që po hetohen nga qeveria federale.





Lajmet e fundit nga