web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poloni, votohet për presidentin e ri të vendit

10 Maj 2015, 09:26, Kosova & Bota CNA

Polonia voton për kreun e ri të shtetit, ndërsa presidenti aktual,
Bronislaw Komorowski shpreson të fitojë një mandat të dytë në këtë detyrë. Sondazhet e opinionit publik sugjerojnë se ai është në avantazh, por nëse nuk arrin të marrë më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, pritet që të kalojë në balotazh.
Komorowski e ka marrë detyrën e presidentit pesë vjet më parë, pasi pararendësi i tij, Lech Kaczynski, humbi jetën ndërsa avioni me të cilin udhëtonte së bashku me ekipin u rrëzua.
Presidenti në Poloni ka pushtet të kufizuar, por ai është kryetar i forcave të armatosura dhe mund të vendosë veton për ligjet e miratuara në parlament. 62-vjecari Komorowski është kandidat i pavarur që mbështetet nga e djathta e qendrës, Platforma Civile e që ka qenë në pushtet prej vitit 2007.





Lajmet e fundit nga