web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zvicër, të shtëna në pallat, disa të vdekur

10 Maj 2015, 07:39, Kosova & Bota CNA

Disa persona janë vrarë në një incident në një qytet zviceran, Ëuerenlingen, në veriperëndim të Zyrihut, njoftoi policia, e cila po heton të shtënat që ndodhën në këtë zonë.

Oficerët mbërritën në vendngjarje pasi u dëgjuan të shtënat nga një ndërtesë banimi. Ata gjetën trupa të pajetë që shtriheshin brenda dhe jashtë ndërtesës. Të gjithë raportohet se janë të rritur.

Rrethanat janë ende të paqartë dhe identiteti i viktimave ende nuk dihet, ndërsa kanë nisur hetimet.





Lajmet e fundit nga