web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kumanovë, Jahjaga thërret Këshillin e Sigurisë

10 Maj 2015, 14:51, Kosova & Bota CNA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thirrur në një mbledhje jashtë radhe Këshillin për Siguri. Kështu raporton televizioni AlsatM.

Mbledhja do të bëhet për të shqyrtuar situatën në Kumanovë të ndodhur në ditët e fundit. Qeveria e Shkupit kishte akuzuar më herët se disa nga personat e armatosur që u përleshën me policinë, kishin ardhur nga Kosova.
Serbia nga ana e saj ka mbyllur kufirin me Maqedoninë, ndërsa presidenti maqedonas, ka thirrur edhe ai mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku ka ftuar dhe liderët e partive shqiptare.





Lajmet e fundit nga