Kontrolli i hidrokarbureve/ Aksion në Milot e Rrëshen, procedohen 10 subjekte
Në vijim të Operacionit për “ Kontrollin cilësor, sasior e ...
Po shkon drejt ekstremizimit konflikti mes SHBA-BE dhe PD-PS për të inkriminuarit në politikën shqiptare. Nuk ka kompromis mes politikës së Tiranës dhe faktorit ndërkombëtar për të inkriminuarit në Parlament, qeveri dhe në listat për zgjedhjet e 21 Qershorit. Paralajmërimi i ambasadorit amerikan, Donald Lu, se ishte hera e fundit që kërkonte spastrimin e të inkriminuarve nga lista për zgjedhjet e 21 Qershorit është pasuar me një ultimatum të ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila u ka lënë vetëm një javë afat mazhorancës dhe opozitës shqiptare të zëvendësojnë kandidatët e inkriminuar.
Data 13 Maj do të jetë datë vendimtare dhe përcaktuese për betejën mes PD-PS dhe ndërkombëtarëve për çlirimin e politikës shqiptare nga bota e krimit. Ndërkaq, përtej sinjaleve dhe retorikës në publik, në prapaskenë ka zhvillime dramatike. Burime për gazetën bëjnë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me prezencën e Brukselit në Tiranë, kanë çuar në tavolinën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dosjet e elementëve të inkriminuar në piramidën e pushtetit qendror dhe vendor. Pas një verifikimi dhe hetimi disajavor në bashkëpunim dhe shumë faktorë vendas dhe të huaj, prezenca amerikane në Tiranë dhe përfaqësia diplomatike e Brukselit, për herë të parë kanë vënë para një prove konkrete kryeministrin Edi Rama, duke i çuar në tavolinë dosjet e të inkriminuarave.
Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë vetëm për dokumentimin e aktivitetit kriminal të disa kandidatëve për zgjedhjet e 21 Qershorit, por edhe për anëtarë të kabinetit qeveritar, të ekspozuar në mënyrë të dyshimtë ndaj botës së krimit. Më konkretisht, flitet për lidhjet e disa ministrave me grupe interesash dhe kriminale. Grupe të tilla qëndrojnë pas disa ministrave për interesa të caktuara dhe favore të paligjshme. Në të njëjtën kohë, faktori ndërkombëtar ka identifikuar tashmë edhe deputetët e inkriminuar në Parlamentin Shqiptar, të cilët do të jenë objekt i nismës për dekriminalizimin. Deputetët u përkasin të dy krahëve politikë, por pjesa më e madhe janë të shumicës në pushtet. Nuk ka dyshim se lufta më e madhe po zhvillohet për fatin e disa kandidatëve të inkriminuar në zgjedhjet e 21 Qershorit. Emrat me dosjet përkatëse të këtyre kandidatëve janë në zyrën e kryeministrit.
Afati është deri në 23 Maj. Pas kësaj date zhvillimet do të jenë të paparashikueshme. Plani BE-SHBA Rezistenca e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke refuzuar largimin e të paktën 16 kandidatëve nga lista për zgjedhjet e 21 Qershorit, do të pasohet me një lëvizje të paralajmëruar të ambasadës amerikane në Tiranë dhe delegacionit të Bashkimit Evropian. BE-SHBA po koordinojnë veprimet dhe lëvizjet, për të dalë me një qëndrim më të qartë dhe me një gjuhë ndryshe, pas datës 23 Maj, për kandidatët e inkriminuar. Konkretisht pritet demaskimi në publik i kandidatëve të inkriminuar, si dhe denoncimi i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat kanë mbrojtur me vetëdije elementët e dyshimtë. Presioni i SHBA-BE për dekriminalizimin
?Çështja e dekriminalizimit është po ashtu e rëndësishme. Ju doni kandidatë që të jenë të pastër dhe që të mos kenë probleme me krimin. Kur luftohet aktiviteti kriminal, kur këto çështje demaskohen, atëherë kuptohet që ka një klimë më të shëndetshme. Sepse nëse ka akuza dhe nuk shkohet më tej, kjo s?është gjë e mirë. Demokracia është diçka për të cilën duhet të luftoni. Kandidati ka rëndësi për demokracinë dhe edukimi i votës së popullit është e vetmja formë për demokracinë?.
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ?Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 Maji dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 Maj ka kohë për t?i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date, ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë. Ne jemi duke diskutuar për këtë. Komuniteti ndërkombëtar dhe ne ambasadorët nuk jemi një zyrë ligjzbatuese?. Ambasadori amerikan, Donald Lu “Të hënën kam thënë shumë për zgjedhjet vendore në Shqipëri. Unë mendoj që është mjaft nga amerikanët për një javë, sepse të huajt nuk do të bëjnë këto zgjedhje të mira, duhet të jetë shoqëria juaj civile që do të sigurojë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”.
Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee ?Shqipëria ka arritur përparim të madh gjatë viteve të fundit drejt realizimit të synimit të saj për t?u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe integruar në institucionet euro-atlantike. Kohët e fundit kemi parë masa për të dekriminalizuar parlamentin dhe ne mendojmë se ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ne i kemi përshëndetur publikisht qeverinë dhe partitë për përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin brenda vetë partive, për të larguar anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë që kjo prirje do të vazhdojë?.
Shefja e delegacionit për Shqipërinë në PE, Monica Macovei ?Ne ju bëjmë thirrje partive politike të mos përfshijnë në listat zgjedhore persona më të kaluar kriminale. Bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe të paanshëm të akuzave të ngritura, për ne është e rëndësishme që prokuroria dhe gjykata të punojë në mënyrë të pavarur. Megjithëse e dimë që kjo nuk është e vështirë, ne besojmë se ka një herë të parë. Pretendimet dhe akuzat janë në shqyrtim e sipër, nesër mund të ketë akuza për palën tjetër e për këtë duhet të presim hetimet. Më lejoni të sqaroj, të bëj thirrje për heqjen e personave me të shkuar kriminale jo vetëm nga Kuvendi, por policia, administrata etj. Të gjitha fushat e organizimit duhet të jenë të pastra?.
Në vijim të Operacionit për “ Kontrollin cilësor, sasior e ...
Shefi i komisariatit të policisë së Sarandës, Gazmend Shehu,...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë ...
Ish-Kryeministri Fatos Nano, ndodhet në Londër. Fotografi i ...
Mbyllen hetimet për avionin e drogës në Divjakë. Prokuroria ...
Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Fier- Levan. Në ...
Ish kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku aktu...
Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...
Dje në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ceremonia e hapjes s...
Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Ket...
Nga Besnik ALIAJ Pas intervistes se djeshme te Kryetarit akt...
Gjykata e Lartë ka ndyryshuar masën nga ‘arrest me burg’ në ...
A do të besonit se egziston një zgjidhje shumë e thjeshtë e...
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka kritikuar gjuhën që për...
Një person është plagsour me armë zjarri në Shkodër. Mësohet...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka filluar prej...
Zbardhet pasuria e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për ...
Brukseli i lë një javë afat politikës shqiptare, përkatësish...
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opi...
Ndërsa një projektligj në diskutim e sipër synon zgjidhjen e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...