Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zbulohet pasuria për vitin 2014 e kryetarëve dhe deputetëve të partive të vogla në vend. Sipas deklaratave të pasurisë të bëra pranë ILDKP, ka disa deputetë që zotërojnë pasuri të madhe, por ka edhe nga ata që kanë të ardhura vetëm nga paga. Në këtë mënyrë, kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Vangjel Dule, është shprehur se ka si burim të ardhurash pagën e tij dhe pagën e bashkëshortes. Sipas deklaratës së pasurisë, kjo e fundit punon si arsimtare në Greqi dhe ka siguruar 8.500 euro të ardhura. Ndërsa Dule përveç pagës si deputet, ka deklaruar dhe kursime me vlerë 4.700 euro.
Nga ana tjetër, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në kampin e saj, ka disa deputetë me pasuri të konsiderueshme. Vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi, në deklaratën e pasurisë për vitin 2014, është shprehur se ka 5 llogari bankare, njëra prej të cilave kap vlerën e 70 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu, Idrizi ka një kredi që vijon ta shlyejë, kredi me vlerë 30 milionë lekë të vjetra. Ndërsa deputeti i kësaj force, Dashamir Tahiri, ka deklaruar si burim të ardhurash pagën si deputet dhe asnjë pasuri tjetër. Por ai gjithashtu ka deklaruar se ka blerë një apartament me vlerë 28.7 milionë lekë. Ndërsa deputeti tjetër, Tahir Muhedini, është shprehur se të ardhura bazë ka pagën e tij si deputet, por gjithashtu ka përfituar 20 mijë euro nga dhënia me qera e një dyqani. Sipas deklaratës së tij të pasurisë, Tahir Muhedini ka marrë edhe një kredi me vlerë 150 mijë euro. Një tjetër deputet me më pak të ardhura krahasuar me deputetë e tjerë të Parlamentit është Aqif Rakipi. Ai ka deklaruar si të ardhur kryesore pagën e tij si dhe pagën e bashkëshortes. Deputeti më i pasur i PDIU rezulton të jetë Omer Mamo. Deputeti i qarkut të Fierit në deklaratën e pasurisë për vitin 2014 është shprehur se ka shitur plot 13 apartamente, me vlera miliona lekë, duke filluar nga 44 milionë lekë të vjetra, deri në 120 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka blerë një automjet tip ?Land Rover? me vlerë 102.500 euro.
Ndërsa kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, zotëron disa llogari bankare, ndërsa të ardhurat kryesore janë nga paga e tij si deputet, e cila kap vlerën 2.032.943 lekë. Po ashtu Shehi zotëron 3 llogari bankare, në njërën prej të cilave ka rreth 11 mijë euro. Po ashtu një tjetër e ardhur në familjen e tij është paga e bashkëshortes si kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. PDK Një pasuri të konsiderueshme ka edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2014, ai zotëron katër llogari bankare në lekë dhe dollarë, si dhe një llogari në emër të bashkëshortes. Ndërsa të ardhura të tjera në familjen Ndoka janë nga paga e bashkëshortes dhe djalit të deputetit. Djali i tij është shprehur se ka marrë si dhuratë nga prindërit 21 milionë lekë të vjetra. PR Gazeta Sot ka mundur të sigurojë dhe pasurinë e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputetit të kësaj force politike, Agron Duka.
Mediu është shprehur se të ardhura kryesore ka pagën e tij, të bashkëshortes dhe të vajzës. Po ashtu ka deklaruar se ka dy kredi në dy banka të nivelit të dytë. Ndërsa deputeti Agron Duka zotëron një makinë me vlerë 25 mijë euro. Ndërsa të ardhurat e tjera janë nga paga e tij si deputet me një vlerë prej 2.563.724 lekë, si dhe nga paga e vajzës dhe e bashkëshortes.
Mes deputetëve më të pasur të partive të vogla renditet edhe kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku. Sipas deklaratës së pasurisë, ai ka blerë një hotel në Durrës me vlerë 6 milionë euro, zotëron tre makinë, njëra prej të cilave me vlerë 18 mijë euro, po ashtu ka shpenzuar 400 milion lekë për arsye biznesi. Mark Frroku ka deklaruar si të ardhura pensionin e prindërve të tij, pagën si deputet dhe pagën e bashkëshortes. Më herët gazeta ?Sot? publikoi pasurinë e deputetëve të partive të mëdha në vend dhe shumë prej tyre zotërojnë pasuri në vlera të mëdha, të cilat shkojnë në qindra mijëra euro. Por mes tyre ka edhe deputet që janë në borxhe, pasi kanë marrë kredi në banka.
Një përleshje e fuqishme të shtënash me armë ka ndodhur në M...
Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita...
Po shkon drejt ekstremizimit konflikti mes SHBA-BE dhe PD-PS...
Në vijim të Operacionit për “ Kontrollin cilësor, sasior e ...
Shefi i komisariatit të policisë së Sarandës, Gazmend Shehu,...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë ...
Ish-Kryeministri Fatos Nano, ndodhet në Londër. Fotografi i ...
Mbyllen hetimet për avionin e drogës në Divjakë. Prokuroria ...
Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Fier- Levan. Në ...
Ish kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku aktu...
Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...
Dje në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ceremonia e hapjes s...
Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Ket...
Nga Besnik ALIAJ Pas intervistes se djeshme te Kryetarit akt...
Gjykata e Lartë ka ndyryshuar masën nga ‘arrest me burg’ në ...
A do të besonit se egziston një zgjidhje shumë e thjeshtë e...
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka kritikuar gjuhën që për...
Një person është plagsour me armë zjarri në Shkodër. Mësohet...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka filluar prej...
Zbardhet pasuria e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...