web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brendimi i vetvetes

9 Maj 2015, 10:00, Lifestyle CNA

 

Brendimi i vetvetës, vetë-brendimi, brendimi personal, self-branding ose personal branding. Këto janë disa nga emërtimet e trendit të ri që nuk është i kufizuar vetëm tek meshkujt por që ka qenë në rritje ndër vite dhe tash me zhvillimin e mediave sociale ka marrë një kahje gjithpërfshirëse në të cilën çdo person me qasje në internet dhe media sociale është pjesë e kësaj dukurie ?  ndoshta edhe pa diturinë e tij/saj. Kjo dukuri me gjasë do ketë rritje të madhe dhe të shpejtë edhe gjatë viteve në vazhdim.

Momentalisht jemi në një fazë ku personat që duan të na njohin ose ndoshta edhe ndonjë punëdhënës potencial kanë filluar të bazohen në masë të madhe në prezencen tonë virtuale; ndoshta më shumë se sa në fjalët që mund të fliten për ne nga persona që na njohin. Për këtë arsye është më rëndësi që t?i vendosim disa parime mbi të cilat do ta ndërtojmë këtë prezencë e cila çdo ditë e më shumë po e merr rolin e ?përshtypjës së parë?.

Së pari ta definojmë si dukuri: Brendimi personal është dukuria në të cilën njerëzit e promovojnë vetvetën dhe karierat e tyre në formën e brendeve (Wikipedia).

Për qëllime të këtij artikullit ne do i referohemi si brendim personal.

Idenfitikoni brendin e juaj

Cili është qëllimi i juaj i hapjës së llogarive të juaja në media sociale ose bllogut të juaj? A keni ndonjë qëllim? Çfarë ide dhe mendime dëshironi të ndani me të tjerët? A mund të përfiton dikush nga ju? A jeni duke e jetuar brendin personal të cilin jeni duke e promovuar?

Këto pyetje do të duhej të ju afrojnë më shumë me përgjigjen e dëshiruar.

Kjo vlen për çdo veprim dhe çdo shkronjë të shkruar që asociohet me emrin e juaj.

Bëni një auditim të vetvetës dhe të brendit personal

Kërkojeni vetën në Google dhe shiqoni rezultatet. Kontrolloni të gjitha profilet dhe bllogjet e juaja dhe ejani në përfundim se a jeni të kënaqur me imazhin që projektoni në shoqëri e më gjerë.

Çfarë përshtypje keni për personin të cilin e projektoni?

Njoftohuni me vetvetën

Për të krijuar përshtypje të vërtetë, së pari duhet ta njihni vetvetën. Shpesh ekziston një dallim i madh në mes të asaj se kush jemi në media sociale dhe kush jemi në të vërtetë; ndonjëherë përshkak të asaj se çfarë jemi na duket e pamjaftueshme ose jo e kënqashme për tu publikuar, ose thjesht pse ende nuk dijmë sa duhet për vetvetën.

Nëse për ju vlen arsyeja e parë, atëherë na lejoni të ju themi që e keni gabim. Nëse deri tani nuk keni gjetur hapësirë në brendinë e juaj që të krenoheni me individualitetin e juaj, atëherë kthehuni tek artikujt tonë paraprak:

o mund ta vëreni që shumë teste të personalitetit në internet do ua bëjnë përafërsisht pyetjet e njejta. Gjetja e përgjigjeve të sakta dhe të sinqerta si dhe leximi i tyre çdo ditë derisa të filloni të jetoni në bazë të tyre, është pjesa më e madhe e këtij rrugëtimi dhe poashtu qelës drejt një jete të lumtur dhe origjinale e cila do krijon tërheqje natyrale në çdo person që do e takoni.

Askush nuk dëshiron të ketë punë me mashtruës të cilët i gënjejnë të tjerët dhe vetvetën për atë se çfarë janë.

Brendimi personal është proces i cili nuk është i kufizuar vetëm në media sociale

Ka njerëz si Donald Trump, Michael Bloomberg dhe Ingvar Kamprad të cilët i kanë brenduar perandoritë e tyre me emrat dhe mbiemrat që i mbajnë. Ka të tjerë që asociohen me me brende dhe marka të sukseshme siç janë rastet e Steve Jobs me Apple; Bill Gates me Microsoft dhe Warren Buffett me Berkshire Hathaway. Ka edhe raste kur kompanitë asociohen me persona të ndryshëm në mënyrë që ta rrisin autoritetin dhe kredibilitetin e tyre. Rast i mirë i kësaj dukurie është fjalimi i Bill Clinton për kompaninë Samsung në panairin e elektronikës për konsumues (Consumer Electronics Show ? CES).

Mesiguri ka shumë raste të ngjajshme personale me të cilat mund të ndërlidheni edhe ju. Identifikoni dhe shiqoni se si kanë kontribuar për të mirë ose për të keq në brendimin e juaj personal, dhe nxirrni mësime për të ardhmën.

Kjo na lë të kuptojmë që gjithçka që mban emrin tonë ose që asociohet me të, ka të bëjë me procesin tonë të brendimit personal. Kjo dukuri mund të ketë ndikim pozitiv dhe negativ varësisht nga asociimet që ne i krijojmë. Andaj tregoni kujdes se me çfarë lidhet emri i juaj. Çdo fjalë, çdo koment, çdo shprehje e çdo veprim i juaji do gjykohet. Mjafton një kërkim në Google me emrin e juaj.

Mos e humbisni misterin e juaj

Një thënie e urtë thotë: Në një botë ku të gjithë janë të mbi-ekspozuar, gjëja më e mirë që ju mund ta bëni është që ta mbani misteriozitetin e juaj.

Kjo nuk do thotë që tash duhet t?i mbyllni të gjitha llogaritë e mediave sociale dhe të shkoni të jetoni në ndonjë shpellë, por që duhet ta gjeni mesin e artë në mes të asaj se çfarë ndani me të tjerët dhe çfarë mbani për vete. Prioritet për ju duhet të jetë qënia pjesë e përvojave të ndryshme jetësore dhe përjetimi i tyre, e pastaj kurdo që keni kohë të lirë mund të vendosni se a dëshironi t?i ndani ato me njerëz të tjerë apo jo. Humbja e kohës për të kërkuar sinjal apo qasje në Wi-Fi për të postuar diçka nuk përbën një kujtim ose përjetim të mirë.

Nëse nuk jeni duke zhvilluar karierë në politikë ose në mendime fetare është mirë që mendimet që i keni rreth këtyre temave t?i mbani dhe t?i kultivoni vetëm për vetën e juaj, ose të paktën këto mendime të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjës.

Nuk ka asgjë që do i largoj njerëzit më shpejtë nga ju se sa përdorimi i gjuhës së urrejtjës ? dukuri e cila nuk duhet të ekzistoj as në mendjen e juaj e lëre më në një hapësirë virtuale publike. Tentoni që çdo gjë që e ndani me të tjerët të jetë përvojë ose mendim sa më unik dhe i artikuluar mirë nga i cili njerëzit e tjerë mund të mësojnë ose në rastin më të keq të mund t?i bëni të qeshin.

Edhe në media sociale origjinaliteti dhe individualiteti janë virtyte të cilat vlerësohen në afat të gjatë edhe nëse ndoshta aty për aty mund të mos merrni shumë pëlqime.

Brendimi i vetvetës është rrugëtim i pafund

I cili mund të ju shërbej si aset profesional nëse ju përmbaheni parimeve të lartpërmendura. Mbrojeni dhe formësojeni vazhdimisht.





10:00 Lifestyle

Holden buzëqesh

 Emocione dhe spektakël ka dhuruar mbrëmja e kaluar e progra...

17:00 Lifestyle

Perry bëhet bjonde

 Edhe pse komentet për ndryhsimin e saj drastke në llok kanë...

16:00 Lifestyle

Keegan në LA

 Duket se përgatitjet për martesën e tyre të shumëpritur nuk...

Lajmet e fundit nga