Këshilli Kombëtar I Integrimit/Bregu:Do marrim përgjegjësi
Deputetja demokrate Majlinda Bregu, në mbledhjen e parë të K...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë Halim Kosova, u takua me të rinj e studentë, me të cilët ndau shumë ide e argumenta për punësimin e tyre, për strehimin, dhe për mbështetjen e ideve e projekteve në interes të shoqërisë.
Halim Kosova që në krye shprehu vlerësimin e tij për rininë e kryeqytetit.
?Pa diskutim që petku më i bukur që qyteti i Tiranës ka, është rinia. Eshtë rinia ajo që me iniciativën e saj i ka dhënë gjallërinë e duhur Tiranës drejt një kryeqyteti Europian. Tirana nuk ka bërë aq sa duhet për rininë, duke marrë parasysh sakrificat që rinia ka bërë, duke marrë parasysh se është pjesa më vitale e komunitetit. Tirana ka qenë me fat që në gjirin e saj vijnë qindra e mijëra të rinj për të studiuar, për të krijuar një prespektivë për veten, për familjen dhe pse jo për të gjithë shoqërinë?, tha kandidati për Kryetar Bashkie.
Ky takim ishte një bashkëbisedim me të rinjtë, të cilët kanë shumë kërkesa e aspirata.
?Ju si kryetar i ardhshëm si do të arrini ta garantoni një përfaqësim të denjë në menaxhimin e Bashkisë nga ne të rinjtë??, pyet një student.
?Ne do shohim të gjitha urat e komunikimit që mendimet tuaja të vijnë në Bashki. Të ngremë organizata të tilla, qoftë edhe me ato struktura e senate që janë krijuar nëpër shkolla, prapë të bëjmë një grup edhe më të madh dhe më të shtrirë, në mënyrë që problemet tuaja të vijnë aty ku duhet për të gjetur një zgjidhje?, u përgjigj Kosova.
?Të rinjtë janë përballë papunësisë. A keni ju ndonjë plan konkret rreth punësimit të të rinjve sot??, shpreh shqetësimin një student.
Halim Kosova thekson bindjen e tij për krijimin e mundësive, por sidomos parimin e meritës, për të vlerësuar çdokënd sipas zotësisë që ka.
?Ne duhet të kthejmë meritën e gjithësecilit në mënyrë që djersa që ju derdhni në fakultete dhe jashtë saj, të justifikohet në jetë. Eshtë shembull shumë pozitiv për çdo njeri dhe nxitës për të ardhmen në qoftë se shikoni që sipas meritës, ti ke edhe mundësi të punësohesh. Bashkia e ardhshme, unë mendoj që duhet të jetë një menaxhere, një ambasadore, një rregullatore midis atyre që diplomohen dhe gjithë bizneseve në vend. Bashkia do të ofrojë grante në mënyrë që kush ka një ide, ose një grup të rinjsh me ide, të kenë mundësinë që atë ide ta vënë në jetë?, u shpreh Kosova.
?Unë do doja të bëja një pyetje rreth një argumenti problematik për të rinjtë e sotëm, që është pikërisht strehimi. Cila mund të jetë zgjidhja juaj duke qenë se kreditë kanë interesa relativisht të larta dhe shumica e të ardhurave tona shkojnë në drejtim të të qerave?, pyet një studente.
?Pa diskutim që kjo lidhet me punësimin dhe punësimi është kryefjala e çdo inisiative që Bashkia do të marrë për rininë. Në një qytet ku biznesit i janë ngurosur 8.000 apartamente që nuk i shiten dhe Tirana ka kaq shumë nevoja për punësim, unë jam duke vrarë mendjen, po brenda kuadrit ligjor, se si këto apartamente t?i ofrohen qytetarit nëpërmjet Bankës me kredi shumë të ulur?,u shpreh Kosova.
Kandidati për kryebashkiak u pyet nga të rinjtë edhe për sulmet që i bëjnë kundërshtarët politikë.
?Jeni sulmuar për thinjat tuaja , ju si ndjeheni??, pyet një student.
?Flokët mund të të thinjen ose mund të të bien. Ajo që unë mendoj është kjo, të të thinjen ose të të bien duke ndihmuar tjetrin, apo të të bien ose thinjen se si ta shkatërrosh tjetrin, t?ia groposësh të ardhurat e tij, t?i groposësh shpresën, ta rrjepësh përditë, është një diferencë shumë e madhe. Unë e them me plot gojën dhe i dal çdo njeriu përballë që thinjat e mia janë devotshmëri, janë përkushtim për pacientin, janë 24 orë në shërbim të tij ashtu sikurse nesër jap zotimin tim se do të jem 24 orë në shërbimin tuaj?, deklaroi Halim Kosova.
Deputetja demokrate Majlinda Bregu, në mbledhjen e parë të K...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit, Enkel...
Kreu i Bashkisë së Durrësit dhe njëherësh edhe kandidati i s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur uri...
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Fierit, Armand...
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, në një dalje pu...
Kandidatja e PD-se për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, prek...
Në Ditën e Talasemisë, Kandidati i Partisë Demokratike për b...
Kryeministri Rama ka prezantuar kandidatin e mazhorancës, Pe...
Kandidati i mazhorancës qeverisëse për kryetar bashkie në Ti...
Zbulohet pasuria e disa prej deputetëve më të pasur të Parti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi kand...
Parlamenti Shqiptar ka miratuar dje projektligjin që amnisto...
Kandidati i Partisë Demokratike në Ersekë ka akuzuar rivalin...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandid...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, dëgjoi nga af...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Gjirokastrës,...
Një ditë pasi liderët e mazhorancës prezantuan kandidatin e ...
News 24 është pozicionuar hapur në krah të kandidatit të PS ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...