Voltana Ademi takime me të moshuarit dhe artizanët në Shkodër
Kandidatja e PD për kryetare bashkie në Shkodër,Voltana Adem...
Tetë deputetë të rinj do të shkelin për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ligjvënësit e rinj janë mandatuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas kandidimit të 8 deputetëve për bashkitë e vendit, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Kështu, vendin e Ardian Turkut që kandidon në Elbasan për Partinë Demokratike do ta zërë Arbiola Halimi; vendin e lënë vakant nga Artur Bushi që kandidon në Krujë për Partinë Socialiste do ta zërë Shkëlqim Troplini.
Në Tiranë, vendin e Halim Kosovës që kandidon për PD do ta zërë Asllan Dogjani, ish-deputeti socialist që rikthehet në Parlament nën siglën e PD pas 2 vjetësh mungese. Në Shkodër, pas dorëheqjes së Voltana Ademit që kandidon për PD, vjen Irma Kopliku. Në Fier, në vend të Majlinda Bufit që kandidon për PS në Roskovec, vjen Antoneta Dhima. Vendin e Miranda Rirës që kandidon në Prrenjas e zë Edlira Çekrezi e LSI. Ndërsa vendin e Armando Subashit që kandidon për PS në Fier e merr Bujar Çela.
Nga Qarku i Kukësit vjen Mimoza Hajdarmataj që zëvendëson Besnik Dushajn, i cili kandidon për PD-në. Ligjvënësit e rinj kanë marrë konfirmimin e organit më të lartë zgjedhor, i cili nëpërmjet një projektvendimi miratoi zëvendësimin e tyre me deputetët që dhanë dorëheqjen në funksion të zgjedhje lokale. Albert Çaçi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së djeshme, regjistroi Albert Çaçin, si kandidat i propozuar nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, për kryetar të Bashkisë Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015?. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim edhe ankesën e depozituar nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 21 qershorit.
Mosregjistrimi i kandidatit të PSD-së në Rrogozhinë është bërë shkak për diskutime, gjë që ka bërë KQZ të shtyjë mbledhjen. Sipas përfaqësuesve të Partisë Social Demokrate, KZAZ e Rrogozhinës nuk ka pranuar kërkesën e kësaj partie për regjistrimin e kandidatit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Duke e cilësuar të padrejtë mosregjistrimin e kandidatit të kësaj force politike nga KZAZ, Partia Social Demokrate e Skendër Gjinushit ka kërkuar nga KQZ zgjidhjen e kësaj situate.
Gjithashtu, KQZ mori në shqyrtim edhe projekt-vendimin ?Për verifikimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkisë Durrës, të depozituar nga Partia Social Demokrate, e cila kandidon më vete, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015?. KQZ vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të kandidimit për listën shumëemërore të kandidatëve për këshillin e Bashkisë Durrës, të Partisë Socialdemokrate. Bordi i Monitorimit
Përveç regjistrimit të kandidatëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, dhe plotësimit të vendeve vakante të disave prej tyre që janë edhe deputetë, KQZ shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e djeshme edhe projektvendimin ?Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private?. Kodi Zgjedhor (neni 85, pika 1) parashikon ngritjen nga KQZ, të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private. Projektvendimi propozonte përbërjen prej 6 anëtarësh të BMM-së dhe konkretisht: Basir Çollakun, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi dhe Klarita Bajraktari, të cilët janë emra që operojnë në fushën e medias.
Kandidatja e PD për kryetare bashkie në Shkodër,Voltana Adem...
Krytari i Bashkisë së Korcës, dhe njëherësh edhe kandidati ...
Prof. Aleksandër Meksi, ish-kryeministër, është një nga zëra...
Ka qenë i begatë viti 2014 për kreun e shtetit Bujar Nishani...
Zv.ministri i Bujqësisë dhe 5 prefektët do kandidojnë në zg...
Gjergj Bojaxhi do të jetë përfundimisht kandidat i pavarur p...
Partia Demokratike e Durrësit ka reaguar sot pas prezantimit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi minis...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një ...
Ish-kryeministri Berisha paralajmëron publikimin e regjistri...
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Rama postoi shi...
Në prag të nisjes së fushtatës elektorale, PD ka akuzuar kry...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë m...
Kryetari i Bashkisë së Korcës, dhe njëherësh kandidati i PS ...
Kandidati i së djathës për kryetar bashkie në Korcë, Gjergji...
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e panairit “...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka vijuar takim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...