Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi përgjimin e Edi Ramës në Shkodër, të publikuar dje nga ish-kryeministri Berisha.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se Rama dhe Meta po manipulojnë zgjedhjet vendore.
?Kë të besojmë Metën që pranon që ka pasur drejtor administrate në pjesë të strukturave apo Ramën që flet për drejtor fushate??, tha Paloka.
?PD i bën thirje prokurorisë të hetojë menjëherë mbi këtë skandal dhe OSBE dhe ODIHR të marrin në shqyrtim dhe masa për ta analizuar këtë skandal?, deklaroi Paloka.
Deklarata e plotë e Edi Palokës
Kryeministri Rama është kapur dhe një herë në flagrancë duke shkelur ligjin. Një tjetër skandal i është shtuar vargut të gjatë të skandaleve të dyshes Rama-Meta që prej dy vjetësh po sundojnë shqiptarët duke dhunuar hapur të drejtat e tyre nëpërmjet shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës.
Në një material të bërë publik dje, kryeministri Rama, gjatë një takimi me struktura të Partisë Socialiste dhe drejtues të administratës shtetërore, urdhëron qartazi angazhimin e drejtorëve të administratës në marrjen e votave për kandidatët e maxhorancës parlamentare.
Sipas Ramës, çdo drejtor jo vetëm duhet të marrë nën përgjegjësi disa qendra votimi, por nën përgjegjësinë e tij personale duhet të deklarojë ?me letër?- siç urdhëron Rama, se sa vota gjenden për maxhorancën në secilën kuti.
Ky është një skandal që tregon qartazi se sa keq janë zhytur në llumin e antiligjit kryeministri dhe i dyti i tij Meta. Edhe vetë reagimet e këtyre të dyve pas denoncimit të skandalit, tregojnë qartazi jo vetëm implikimin e tyre në këtë aferë të ndyrë por edhe tentativat e dështuara për të fshehur të vërtetën.
Meta, i cili pranon se ka qenë i pranishëm në takim, si specialist i afirmuar tashmë për afera të tilla, fillimisht e quan atë ?montazh? dhe menjëherë pas kësaj pranon që në takim ka patur drejtorë të administratës, por që janë pjesë e strukturave të partisë.
Në anën tjetër në ?përgënjeshtrimin? e Ramës flitet për ?drejtorë fushate? e jo drejtorë administrate.
Atëherë kë të besojmë nga dyshja, Metën që pranon se ka patur drejtorë administrate, apo Ramën që flet për drejtorë fushate?
Të dy e dinë mirë se abuzimi dhe përfshirja e administratës qoftë dhe në fushatë, është shkelje e ligjit.
Po a mbeten vetëm këtu urdhrat e Ramës për drejtorët?
Çdo të thotë që drejtorët duhet të marrin ?nën përgjegjësi personale? çdo kuti votimi?
Mos flitet për blerje votash? Mos drejtorët me paratë e korrupsionit duhet të blejnë votat në kutitë për të cilat mbajnë përgjegjësi?
Çdo të thotë që secili prej tyre duhet të dijë se sa vota ka në çdo kuti për PS-LSI?
Si mund të dijë një drejtor administrate se sa vota janë në një kuti votimi pa filluar ende votimi?
Duket qartazi se Rama dhe Meta edhe këtë herë, më shumë se çdo herë tjetër, të bindur se do të përballen me revoltën e shqiptarëve në kutitë e votimit, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë menjëherë mbi këtë skandal.
OSBE dhe ODIHR të marrin menjëherë në shqyrtim dhe të marrin masa për të analizuar këtë skandal me shkeljen e ligjit dhe Kodit Zgjedhor.
Përfaqësive të SHBA-së dhe vendeve të BE-së që të drejtojnë gjithë vëmendjen e duhur ndaj këtij skandali që cënon haptazi zgjedhjet e lira në Shqipëri.
Partia Demokratike është e vendosur që të përballë personalisht me ligjin dhe të drejtën e qytetarëve, këdo që do të guxojë të cënojë votën e shqiptarëve.
Kryetari i Bashkisë së Korcës, dhe njëherësh kandidati i PS ...
Kandidati i së djathës për kryetar bashkie në Korcë, Gjergji...
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e panairit “...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka vijuar takim...
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman, ka f...
Ne nje interviste per “Koha Jone” ish-ministri dhe ish-deput...
Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditën e sotme kandidatin ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar ...
Pas publikimit të listës me emrat e Këshilit Bashkiak të PS,...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pezulluar punonjësin e...
Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova takohet me banorët ...
Ish kryeministri , Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e ti...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar sot kandidatin e opoz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...