Qeveria liron nga detyra zv.ministrin e Bujqësisë dhe 5 prefektë
Zv.ministri i Bujqësisë dhe 5 prefektët do kandidojnë në zg...
Ka qenë i begatë viti 2014 për kreun e shtetit Bujar Nishani dhe krerët e institucioneve kryesore të pavarura në Shqipëri. Llogaritë e Bujar Nishanit, Visho Likës dhe kryeprokurorit Adriatik Llallës janë shtuar me mijëra euro, ndërsa nuk mungojnë kreditë për blerje apartamentesh, të ardhura të majme, llogari të reja bankare, transaksione, pensione nga Kanadaja, etj.
Ashtu si shumë zyrtarë të tjerë, edhe për Nishanin, Llallën e Likën pasuria e tyre familjare është me dhjetëra a qindra mijëra euro. Bie në sy se të tre kanë llogari bankare me vlera të mëdha. Po ashtu kanë marrë kredi bankare për ndërtime apartamentesh apo banesash. Kreu i shteti, Bujar Nishani në deklaratën dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë për vitin 2014 ka rrëfyer llogaritë e tij të reja bankare dhe të ardhurat e fituara nga bizneset.
Sipas deklaratës së tij për vitin 2014 është bërë një shtesë depozite në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 134.765 lekë. Tek po e njëjta bankë është bërë një shtesë depozite nga bashkëshortja e tij me vlerë 1.357 euro. Po ashtu, është hapur një llogari bankare tek Raiffaisen Bank, pas shitjes së dyqanit të bashkëshortes në Durrës. Bëhet fjalë për një vlerë prej 100 mijë eurosh. Shtesa llogarie bankare ka pasur edhe për dy fëmijët e tij, Fjona dhe Ersilio. Ndërsa sa i përket të ardhurave nga paga, kreu i shtetit është shprehur se gjatë vitit 2014 ka përfituar 2.302.725 lekë si president dhe 112.200 lekë si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Por nuk janë vetëm këto të ardhurat e kreut të shtetit, pasi ka dhënë me qera një apartament, nga i cili ka fituar 600.000 lekë në vit, ndërsa 660.000 lekë ka fituar nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës. Kreu i shtetit ka marrë gjithashtu një kredi për blerjen e një apartamenti, ku ka 3.773.778 lekë të pashlyera. Ndërsa një kredi e mëparshme për blerjen e një shtëpie është shlyer në vitin 2014.
Visho Lika
Ndërsa në deklaratën e pasurisë së kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, bie në sy se ai ka përfituar një pension në Kanada me vlerë 6,141 dollarë kanadezë. Po ashtu ai ka deklaruar një llogari bankare në Raiffeisen Bank.
Ndërsa të ardhurat e siguruara nga paga si drejtor i Shërbimit Informativ është 1,802.792 lekë. Po ashtu ka deklaruar se ka përfituar 13.500 lekë si anëtar i komisionit të vlerësimit të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Si shumë zyrtarë të tjerë, edhe Visho Lika ka marrë kredi bankare, ndërkohë që dy fëmijët e tij kanë detyrime të pashlyera qindra mijëra dollarë. Kredia kap vlerën 5.000.000 lekë, për blerjen e një apartamenti. Ajo që bie në sy është se vajza e tij ka një kredi prej 110.000 USD të pa shlyer.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij ka deklaruar dy llogari bankare me vlerë 800,465 lekë dhe 580,000 lekë. Po ashtu është deklaruar se të ardhurat e djalit të tij kanë rënë me 24 mijë dollarë kanadezë dhe në deklaratë Viler Lika është shprehur se të ardhurat kanë rënë pasi ai ka studiuar në Kanada dhe vetëm në muajin gusht 2014 ka nisur punën. Gjithashtu është shprehur se ka 90 mijë dollarë borxh të pashlyer.
Adriatik Llalla
Ashtu si Presidenti i Republikës dhe kreu i inteligjencës në vend, edhe kryeprokurori Adriatik Llalla ka një pasuri të konsiderueshme.
Në deklaratën e pasurisë që ai ka bërë për vitin 2014, ka deklaruar një llogari rrjedhëse me mbi 10 milionë lekë të vjetra. Po një llogari bankare është në emër të bashkëshortes së tij me vlerë 100 mijë lekë. Gjithashtu, Adriatik Llalla është shprehur se ka 20 milionë lekë të vjetra para kesh, të siguruara nga qiratë. Ndërsa të ardhurat nga paga si prokuror i Përgjithshëm kapin vlerën 1.973.900 lekë.
Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura nga paga 813.059 lekë. Ajo që bie në sy është se në deklaratën e pasurisë theksohet se kryeprokurori ka dhënë me qira një pjesë të banesës së tij dhe vlera e fituar nga qiraja është 10 milionë lekë të vjetra.
Zv.ministri i Bujqësisë dhe 5 prefektët do kandidojnë në zg...
Gjergj Bojaxhi do të jetë përfundimisht kandidat i pavarur p...
Partia Demokratike e Durrësit ka reaguar sot pas prezantimit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi minis...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një ...
Ish-kryeministri Berisha paralajmëron publikimin e regjistri...
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Rama postoi shi...
Në prag të nisjes së fushtatës elektorale, PD ka akuzuar kry...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë m...
Kryetari i Bashkisë së Korcës, dhe njëherësh kandidati i PS ...
Kandidati i së djathës për kryetar bashkie në Korcë, Gjergji...
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e panairit “...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ...
Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka vijuar takim...
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman, ka f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...