Portugali: Grindje për shifrat e të papunëve
Deri para pak kohësh, kryeministri i Portugalisë, Pedro Pass...
Me vendin 106 në listën e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij, Bullgaria është në fund të listës së shteteve të BE. Eksperti i njohur bullgar i medieve, Georgi Lozanov përmend shkaqet.
Të duket e vështirë ta besosh, por pasi Bullgaria hyri në vitin 2007 në BE, pozicioni i vendit në listat e klasifikimit të lirisë së shtypit u keqësua në mënyrë të vazhdueshme. Ky zhvillim është i habitshëm, por krejtësisht i shpjegueshëm.
Atëherë, shumë profesionistë bullgarë të medieve menduan se liria është “e garantuar” nga jashtë, pra e quajtën të kryer këtë temë për vete. E humbën interesin kritik. Duke i nisur nga i njëjti mendim, edhe përfaqësues të shoqërisë civile e kufizuan luftën e tyre për lirinë e medieve.
Nën regjimin komunist bullgarët qenë mësuar me një jetë pa shtyp të lirë. Atëherë njerëzit i diskutonin temat më të rëndësishme vetëm privatisht dhe duke pëshpëritur. Pas kolapsit të sistemit të vjetër nuk zgjati shumë dhe bullgarët u rikthyen te ky pozicion: të rëndësishme nuk janë zhvillimet publike, por privatja, pikantja në zhvillimet publike. Këtë tendencë e ndoqën edhe mediet. Pas euforisë fillestare politike në vitet e kthesës politike, mediet rrëshkitën me ngadalë në stilin bulevardesk. Duke ndjekur ligjet e tregut, shumica e medieve sot përqendrohen tek tirazhi dhe tek kuotat. Gazetaria cilësore nuk është objektivi i tyre.
Paralelisht me këtë, kriza politike largoi shumë investorë të mëdhenj perëndimorë nga tregu bullgar i medieve. Vakumi u plotësua me ndihmën e kapitalit vendas – pjesërisht nga burime të dyshimta. Njëkohësisht, tregu i reklamave dhe i shpalljeve është rrudhur në gjysmën e tij dhe tirazhet kanë rënë në mënyrë drastike. Mediet u bënë të detyruara nga halli, instrumente të luftërave midis korporatave.
Dhe megjithatë: klasifikimet ndërkombëtare për lirinë e shtypit në Bullgari pasqyrojnë vetëm vlerësimin që kanë për veten profesionistët bullgarë të medieve. Sepse pikërisht këta njerëz janë ekspertët dhe partnerët në intervista, mendimet e të cilave ndikojnë klasifikimet. Gazetarët dorëzohen përballë humbjes masive të simpatisë dhe besimit në profesionin e tyre. Disa heronj të paktë që kanë mbetur në jetën e përditshme vazhdojnë të luftojnë për etikën profesionale.
Shpresa të mëdha ndaj medieve publike
Mediet publike në Bullgari deri tani kanë mbetur një ishull i pluralizmit. Kësaj i shtohet fakti, që shumica e medieve raportuan hollësisht për protestat masive në vitin 2013. Me këtë ato edhe e mbështetën luftën legjitime kundër oligarkisë. Kjo jep shpresë, që kufizimet e lirisë së medieve të krijojnë një kundërpresion, në fund të sukesshëm për kapërcimin e tij.
Diçka e do vërtet kur e ndien në mënyrë të dhimbshme mungesën e tij. Që prej dy vjetësh kjo duket se po ndodh në Bullgari. Ndjeshmëria në çështjet e lirisë së shtypit është rritur, zërat kritikë janë bërë më të fortë. Po të pasohen këto edhe nga ndryshime përkatëse ligjore, atëherë Bullgaria mund t’i ngjisë sërish shkallët, të cilat deri tani e kanë çuar poshtë vendin.
Georgi Lozanov është një ekspert i medieve, profesor i shkollës së lartë dhe zëvendëskryeredaktor i gazetës javore “Kultura”. Aktualisht ai drejton edhe Këshillin për Mediet Elektronike në Bullgari.
Deri para pak kohësh, kryeministri i Portugalisë, Pedro Pass...
Jean-Claude Juncker shfaqi një interes të veçantë në konfere...
Arriti në mbi 7 000 numri i viktimave nga tërmeti i para një...
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shfaqur jashtë spitalit m...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i bëri thirrje sot pale...
Në pamje të parë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian v...
Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesë...
Nga Tom WilsonKa patur një numër në rritje të tregimeve të t...
Kreu i Landit të Sanksonisë së Poshtme në Gjermani, Stephane...
Kryeministri kanadez, Stephen Harper zhvilloi sot një vizitë...
Bashkëshortja e princit, William, Kate lindi një vajzë, 3,7 ...
Qeveria nepaleze përjashtoi sot çdo mundësi për gjetjen e të...
Në prill humbën jetën 14 vetë në Maqedoni nga një tren, që i...
Shqetësimet për aferën BND-NSA janë shumë të mëdha. Ndoshta ...
Demonstrata të dhunshme shpërthyen sot në çelje të panairit ...
Kreu i opozitës i të majtës maqedonase, Zoran Zaev, u akuzua...
Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Mos...
Policia e Kosovës arrestoi sot sekretarin organizativ të lëv...
Së fundmi një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet so...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...