Deri para pak kohësh, kryeministri i Portugalisë, Pedro Passos Coelho kishte mundësi që gjithmonë në fillim të muajit të gëzohej. Në këtë kohë, “Instuiti Kombëtar i Statistikave” shpallte statistikat e të papunëve. Dhe ato uleshin e uleshin, gjë që partitë e djathta në pushtet PSD dhe CDS e vlerësonin natyrisht si sukses të politikës së tyre. Kriza është kapërcyer dhe gjithçka do të vejë si më mirë, gëzohej kryeministri. Por ndoshta edhe jo: që prej dy muajsh, shifrat e të papunëve kanë nisur të rriten sërish dhe e kanë kaluar kuotën e 14 përqindshit. Zyra e Statistikave paralajmëron: E parë “në kuptim të gjerë”, papunësia në Portugali madje është në kuotën 22 përqind.
“Kriteret statistikore janë gjithmonë të diskutueshme”, e shpjegon José Maria Castro Caldas diferencën e madhe midis dy shifrave. Ekonomisti dhe sociologu punon në CES, në Qendrën prestigjoze për Studime Sociale të Universitetit Coimbra. “Kemi të bëjmë vetëm me konvencione, që ndryshojnë. Dhe përsa u përket shifrave të papunësisë ja që shoqëria nuk është më e një mendimi “.
Më e vonta që prej vitit 2011, që kur zyrat statistikore të BE filluan të mos i llogaritin si të papunë ata të papunët që ndodhen në masa kualifikimi, edhe në Portugali më tepër xhonglohet se sa punohet me shifrat e të papunëve. Meqenëse politikanëve të Evropës u pëlqen të shohin shifra më të ulëta papunësie, ka të papunë në kuptim “të ngushtë” dhe në kuptim “të gjerë”.
Kozmetika e shifrave e falsifikon gjendjen
“Numri i atyre që ndjekin prej vitit 2013 programe punësimi të agjencive të punës, është rritur në mënyrë të dukshme”, shpjegon Castro Caldas. Në fund të 2014-ës në këtë mënyrë u zhdukën rreth 170.000 të papunë nga statistikat. Nëse ata u shtohen statistikave zyrtare, atëherë kuota e të papunëve do të ishte tre deri gjashtë përqind më e lartë.
Shkencëtarët e CES ka kohë që i vështrojnë me sy kritik shifrat e të papunëve nga Portugalia. Ata tërheqin vëmendjen në praninë e kontradiktave. “Shifrat e të papunëve mund të ulen vetëm kur një ekonomi shënon rritje”, thekson Castro Caldas. “Dhe këtu duket shumë e çuditshme, që kuota e të papunëve në Portugali është ulur, kur ekonomia është në stanjacion”. Kjo është e mundur vetëm sepse punohet me mjete të dyshimta: as të rreth 300.000 të rinjtë e kualifikuar mirë portugezë, që emigruan në vitet e krizës, as ata që kanë hequr dorë së pyeturi për punë në agjencitë e punësimit nuk merren parasysh në statistika. Ata quhen zyrtarisht “të papunë të dekurajuar”, ata regjistrohen vetëm si joaktivë dhe zyrtarisht nuk shfaqen në rubrikën e të papunëve. Në të nuk shfaqen as ata që punojnë me orar të reduktuar ose me raste, të cilët në fakt duan dhe duhet të punojnë më tepër.
Gjendja e vërtetë në vend është tjetër: “Një në pesë portugezë të aftë për punë nuk ka vend pune. Ndoshta është edhe një në katër vetë. Këto shifra i përgjigjen realitetit,” siguron Castros Caldas.
Zyrës së statistikave iu desh që në kuadër të një përpunimi rutinë të shifrave të të papunëve për dhjetorin 2014 t’i rrisë me 0,5 përqind shifrat e të papunëve. Në këtë mënyrë, papunësia nuk u ul në fund të vitit të kaluar, siç tha qeveria, por u rrit.
Jean-Claude Juncker shfaqi një interes të veçantë në konfere...
Arriti në mbi 7 000 numri i viktimave nga tërmeti i para një...
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shfaqur jashtë spitalit m...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i bëri thirrje sot pale...
Në pamje të parë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian v...
Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesë...
Nga Tom WilsonKa patur një numër në rritje të tregimeve të t...
Kreu i Landit të Sanksonisë së Poshtme në Gjermani, Stephane...
Kryeministri kanadez, Stephen Harper zhvilloi sot një vizitë...
Bashkëshortja e princit, William, Kate lindi një vajzë, 3,7 ...
Qeveria nepaleze përjashtoi sot çdo mundësi për gjetjen e të...
Në prill humbën jetën 14 vetë në Maqedoni nga një tren, që i...
Shqetësimet për aferën BND-NSA janë shumë të mëdha. Ndoshta ...
Demonstrata të dhunshme shpërthyen sot në çelje të panairit ...
Kreu i opozitës i të majtës maqedonase, Zoran Zaev, u akuzua...
Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Mos...
Policia e Kosovës arrestoi sot sekretarin organizativ të lëv...
Së fundmi një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet so...
Tension në Stamboll, ku rreth 20 mijë policë me 70 makina të...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...