Itali/ "Milan Expo 2015", përplasje mes protestuesve dhe policisë
Demonstrata të dhunshme shpërthyen sot në çelje të panairit ...
Shqetësimet për aferën BND-NSA janë shumë të mëdha. Ndoshta së shpejti mund të largohet një ministër. Ndërkohë që nuk ka ndodhur asgjë e parëndomtë për shërbimet sekrete, mendon Kay-Alexander Scholz.
Amerikanët e këqinj duhet t’i shpjegojnë më në fund opinionit gjerman se çfarë po bën NSA, nëse po përgjon dhe në ç’masë? Kjo ishte e pëbashkëta e kërkesave të shumta që janë dëgjuar para rreth një viti, në kuadër të debatit për përgjimet e shërbimit sekret në Gjermani. Por do të ishte më mirë që gjermanët ta shikojnë veten në pasqyrë, tha asokohe ish-këshilltari për internet i Hillary Clinton, Alec Ross, në Berlin. Shërbimi Informativ Gjerman, BND nuk dallon parimisht asgjë nga NSA, vetëm buxheti i tij është më i vogël. Ai i njihte praktikat e punës. Në mediat gjermane Ross nuk u cituar shumë. Kjo nuk përputhej disi me atmosferën e atëhershme.
Shërbimi sekret është shërbim sekret – pra edhe BND-ja
Tani tema sërish është në rend dite. Opinoni gjerman ka mësuar ndërkohë se BND-ja është e përfshirë në lojën e madhe të shërbimeve sekrete, ku nuk ka të mirë dhe të këqinj, por ka vetëm interesa. Spiunimet mes miqve, kjo nuk shkon fare? Kancelarja Angela Merkel me këtë deklaratë donte të kthente vëmendjen e diskutimit tek ajo.
Por një marrëveshje miqësie mes SHBA dhe Gjermanisë nuk ekziston. Amerikanët nuk lejojnë gjermanët të bashkëveprojnë madje as në të ashtuquajturin Five-Eyes. Ka mjaft gjëra ku amerikanët e shikojnë Evropën me skepticizëm dhe nga ky shkak janë kureshtarë: Çfarë po ndodhë me shpëtimin e Greqisë? Çfarë po ndodhë me Ukrainën? Çfarë mendojnë evropianët për TTIP? Kur bëhet fjalë për punët tepër të mëdha në sipërmarrje, spiunimi nuk ka kufij.
Por interesa të përbashkëta ekzistojnë në luftën kundër terrorit. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë këtu një fjali interesante, e cila në opinoinin gjerman prapë nuk tërhoqi vëmendjen. Në luftën kundër terrorit nuk ekziston asnjë partner më i mirë she SHBA, tha ai. Kjo tingëllonte shumë si një kërkim faljeje, por ishte të paktën fjali e sinqertë. Për gjërat tjera ai tha se nuk mund të deklarohet publikisht. Çështje sekrete.
Thomas de Maizière do të ishte vetëm një kurban
Në opinion mbetet vetëm një fushë e madhe e mjegulluar. E paqartë është nëse Zyra Kancelarore e ka ditur deri në detaje se çfarë po bën BND, dhe anasjelltas. Por Zyra Kancelarore duhet të ketë parasysh çështjen e madhe – bashkëpunimin me SHBA. Pa amerikanët kurrsesi nuk bëhet – duke u nisur nga ana financiare.
Kjo mund të trajtohet si e mirë apo jo. Ka qenë dhe mbetet një punë e pistë, por shërbimet sekrete nuk janë një oborr me lodra. Të kërkosh tani një kurban, siç po ndodh me Thomas de Maizière-n, nuk e ndihmon fare çështjen. Bota nuk do të thjeshtësohej me këtë. Do të eliminohej vetëm një pasardhës i mundshëm i kancelares Merkel, që do ta gëzonte konkurrenten Ursula von der Leyen. Por edhe opozitën, e cila Komisionin parlamentar për NSA do të mund ta prezantonte si sukses. Por do të ishte ky vetëm një sukses në politikën e brendshme. Në fakt Berlini dhe Uashingtoni janë ata të cilat duhet të sqarojnë gjërat. Por në këtë fushë mbretëron heshtje që prej dialogut kibernetik para një viti.DW
Demonstrata të dhunshme shpërthyen sot në çelje të panairit ...
Kreu i opozitës i të majtës maqedonase, Zoran Zaev, u akuzua...
Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Mos...
Policia e Kosovës arrestoi sot sekretarin organizativ të lëv...
Së fundmi një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet so...
Tension në Stamboll, ku rreth 20 mijë policë me 70 makina të...
Ishim një hap nga faktet e fshehta të Mlladiçit dhe Milloshe...
Përveç Pemba Lamas, 15-vjeçarit që u nxorr i gjallë nga rrën...
Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv i cili goditi Nepalin ...
Policia britanike ka sekuestruar rreth 3 ton kokainë në një ...
Kievi konfirmoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin kishte...
Shumë ekspertë janë të mendimit se terrorizmi modern po përp...
Pier Silvio Berlusconi, djali i biznesmenit dhe ish-kryminis...
Bilanci i tërmetit në Nepal që ndodhi të shtunën e kaluar ar...
200 prej emigrantëve të mbytur përpara portave të Europës, n...
Karikaturisti i “Luz”, Charlie Hedbo, i cili dizenjonte faqe...
Pas trazirave në Baltimore një prani e madhe policore ruan q...
Indonezia ekzekutoi tetë persona të akuzuar dhe të shpallur ...
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha sot...
Në këto ditë të vështira që kanë shoqëruar Nepalin pas godit...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetëinternuar në Shtetet e Bashkuara...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...