web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Britani, kapen 3 ton kokainë me vlerë 500 milion paund

1 Maj 2015, 06:28, Kosova & Bota CNA

Policia britanike ka sekuestruar rreth 3 ton kokainë në një anije mallrash në brigjet e veriut. Sipas autoriteteve, kjo është sasia më e madhe e kokainës të zbuluar në këtë vend, ndërsa vlera e saj arrin në rreth 500 milion paund.
Anija nga Tanzania, e cila kishte në bord nëntë veta, të gjithë nga Turqia, të moshës nga 26 deri në 63 vjeç, ishte pikasur që të hënën pranë portit skocez të Aberdinit dhe menjëherë ishte shoqëruar nga autoritetet protuale dhe Marina Mbretërore.
Një zëdhënës i njësisë anti-drogë në Britani tha anija u vrojtua për disa orë para se të zbulonin sasinë e jashtëzakonshme të kokainës, që dyshohet se do të hynte në Mbretërinë e Bashkuar, ose mund të kalonte tranzit për në vendet e Bashkimit Europian.





Lajmet e fundit nga