SKANDAL/ Maqedonia ka përgjuar edhe Ilir Metën, ja biseda e tij!
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është përgjuar nga autoritetet maq...
Tashmë është konfirmuar zyrtarisht. Irani ka shtënë nën kontrollin e tij një anije tregtare me flamurin e Ishujve Marshall dhe ekuipazhin prej 34 personash të saj, të cilët i akuzojnë për shkelje të ujërave territorialë iranianë, siç bëjnë të ditur zyrtarë të Pentagonit, të cilët konfirmojnë gjithashtu se Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar menjëherë një anije luftarake shkatërruese drejt Gjirit Persik, si kundërpërgjigje.
Një zyrtar i Pentagonit në Uashington tha se anija tregtare me mallra, ?Maersk Tigris?, është ndaluar nga disa varka patrullimi të Trupave të Rojeve Revolucionare Islamike gjatë së martës, teksa ishte duke udhëtuar përmes ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik, në atë që zyrtari e quajti si ?një rrugë detare të njohur ndërkombëtarisht?.
Forcat iraniane, sipas po të njëjtit zyrtar të mbrojtjes amerikane, kontaktuan me anijen dhe i kërkuan kapitenit të saj të devijonte larg ujërave territorialë të Iranit. Kur kapiteni refuzoi fillimisht, Irani qëlloi me armë drejt anijes, duke detyruar nënshtrimin e ekuipazhit të anijes. Menjëherë pas të shtënave, anija tregtare lëshoi alarmin ?SOS?, duke detyruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të drejtonte menjëherë për në vendngjarje ?shkatërruesin? Farragut, i cili sipas Pentagonit është vetëm 60 milje larg.
Ai tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim mes Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por shtoi se në gjendje gatishmërie është edhe një anije amerikane që shërben për ngritjen e avionëve luftarakë, e cila po monitoron situatën.
Episodi në fjalë mund të ndikojë padyshim në negociatat e brishta të armëve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara, 5 superfuqive të tjera të botës dhe Iranit, në përpjekje për të shuar ambiciet bërthamore të Teheranit. Një marrëveshje kuadër e arritur gjatë këtij muaji në Zvicër bën thirrje ndaj Teheranit të frenojë pasurimin e uraniumit, në këmbim të lëhtësimit të sanksioneve.
E megjithatë, pavarësisht këtyre masave, zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë deklaruar se nuk ka asnjë marinar amerikan në bordin e asaj anijeje. Ishujt Marshall janë një Republikë Presidenciale me lidhje të pavarura me Shtetet e Bashkuara, që siguron qasje në shërbimet sociale, por edhe për mbrojtjen dhe subvencione. / Top Channel
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është përgjuar nga autoritetet maq...
Skandali më i ri i Shërbimit Informativ Gjerman është simpto...
Komandanti i tragetit korean që u mbyt 16 prillin e vitit 20...
Tetë milionë njerëz janë prekur nga tërmeti në Nepal, më shu...
Një person i armatosur ka sulmuar një stacion policie në qyt...
Eshtë mbajtur mbremjen e së shtunës, Darka e Korespondentëve...
Kryeministri spanjoll, konservatori Mariano Rajoy konfirmoi ...
Një javë pas tragjedisë më të rëndë të imigrantëve në Mesdhe...
Shpërthimi i javës së shkuar të vullkanit Calbuco në Kili is...
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur marrëvesh...
Ka shkuar në 3 218 numri i të vdekurve në Nepal, sipas një b...
Një video amatore është publikuar në internet, ku disa alpin...
IS ka ekzekutuar disa gazetarë para kamerave. Megjithatë pub...
Qindra njerëz në Ukrainë shënuan 29 vjetorin e incidentit m...
Menjëherë pas tërmetit vdekjeprurës që ka shkaktuar mijëra v...
Një nga publicistët më të njohur në Maqedoni, Kim Mehmeti k...
Email-t drejtuar presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe dë...
Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të ...
Një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitudë 6,7 ballë të shkal...
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Bashkimi...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...