Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kukësi se plagët e hapura nga keqqeverisja e vendit për mbi 20 vite nuk mund të mbyllen brenda 18 muajve, por ai siguroi se kurimi ka filluar. Kreu i qeverisë mbërriti të shtunën në Kukës, ku fillimisht vizitoi spitalin rajonal të këtij qarku e më pas shpërndau rreth 388 leje legalizimi për qytetarët.
Duke folur për spitalin rajonal, Kryeministri Rama tha se brenda pak kohësh është bërë një transformim i madh. ?Sapo vizitova spitalin e Kukësit. Pashë një ndryshim të prekshëm me investimet që kemi bërë në këtë spital rajonal, duke futur telemjekësinë dhe duke bërë që konsultat të bëhen në kohë reale?, tha Rama.
Kryeministri Rama informoi se falë futjes së telemjekësisë, është ulur me 70 % numri i pacientëve për të bërë një konsultë në Tiranë, duke iu kursyer atyre shpenzime të panevojshme.
Rama u ndal edhe te përfitimet që qytetarët do të kenë nga reforma e re territoriale.
?Ju siguroj se me reformën administrative-territoriale dhe mënyrën si është organizuar qeverisja e vendit, do të shikoni ndryshime që nuk do t?i kishit parë nëse do të mbeteshim pre e fragmentarizimit të territorit?, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri shpjegoi edhe përfitimin që do të kishin banorët nga legalizimi i banesave të tyre.
?Duke legalizuar shtëpitë, qytetarët kanë garanci për të marrë kredi, duke bërë të mundur jo vetëm përmirësimin e ekonomive familjare, por edhe asaj kombëtare?, tha ai.
Rama theksoi se legalizimi formalizon pronën dhe e bën atë një pasuri të patundshme, gjithashtu i jep një pasuri të re ekonomisë tuaj familjare, por edhe pasurisë tonë kombëtare.
Sipas Ramës, pa shtëpi të legalizuara nuk qytetarët nuk kërkojnë dot kredi për ngritjen e një biznesi apo për diçka tjetër në asnjë bankë sepse bankat kërkojnë provë dhe garanci që do ta shlyeni kredinë. Kështu, theksoi Rama ju mund të lini garanci shtëpitë tuaja tashmë të legalizuara dhe të merrni kredi pë ngritjen e bizneseve.
?Legalizimi i shtëpive i të gjithë atyre që për një jetë më të mirë i kanë futur të gjitha kursimet për shtëpi, nuk është thjeshtë që shtëpia sot formalizohet dhe bëhet një pasuri e patundshme, por i jep një pasuri të re ekonomisë tuaj familjare por edhe pasurisë tonë kombëtare.
Pa shtëpi të legalizuara ju nuk kërkoni dot kredi për asgjë në asnjë bankë sepse ajo kërkon provë dhe garanci që ju do ta shlyeni kredinë.
Duke vendosur si garanci shtëpinë tuaj tashmë të legalizuar, ju i kërkoni bankës një shumë për të bërë një investim dhe banka do tju mundësojë këtë shumë lehtë sepse banka e di se duke lënë si garanci shtëpinë ju nuk do të zhdukeni, nuk do të largoheni?, tha Rama.
Duke folur për të mirat që sjell për çdo qytetarë legalizimi, paisja me çertifikatë pronësie, Rama ka thënë se me legalizimin e shtëpive qytetarët do kenë mundësi të paguajnë edhe taksa për bashkinë, të cilat do të shkojnë në rritjen e mirqënies së tyre. Më tej ai ka shtuar se qeveria e kaluar ka dhënë vetëm 341 legalizime për Kukasin në 8 vite, ndërsa mazhoranca e sotme vetëm për një vit legalizuam 388 shtëpi në këtë qytet.
?Me legalizimin e shtëpive ju do keni mundësi të paguani edhe taksa për bashkinë që do të shkojnë në rritjen e mirqënies tuaj.
341 Legalizime bëri qeveria e kaluar për Kukasin në 8 vite, ndërsa ne për vetëm një vit legalizuam 388 shtëpi. Ne do të bëjmë edhe më shumë për këtë qytet, do të investojmë në përmirësimin e shkollave, do krijojmë një hapësirë që shkolla të shërbejë edhe si qendër komunitare. Janë rreth 20 vite mungesë vëmëndje dhe keq qeverisje dhe të gjitha nuk mund të mbyllen për 18 muaj, por kurimi ka filluar dhe ne jemi në rrugën e duhur. Me mënyrën si është reformuar qeverisja vendore do të shikojmë ndryshime që asnjëherë nuk i kemi parë më parë?, theksoi Rama.
Kryeministri gjithashtu u ndal edhe në eksodin e javëve të fundit të qytetarëcve shqiptarë drejt BE-së, ku një nga zonat e prekura është Shishtaveci.
?Eksodi nuk lindi në kë 18 muaj. Ne po ndërtojmë rrugën e Shishtavecit, sikundër do të garantojmë që prodhimet e kësaj zone të mos kalben sikundë ka ndodhur deri më sot me patatet.
Kjo zonë do të marrë zhvillimin që meriton dhe banorët e cdo komune apo fshati nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së tretë?, tha Kreu i Qeverisë.
?I jam mirënjohës disa burrave që më folën për eksodin, ndërsa derdhen lotët e krokodilet në Parlament, në Tiranë, në kafene ku bëhet politika e lartë nga të gjithë ata që nuk e kanë parë Kukësin. I kanë treguar rrugën e Kombit, por nuk kanë menduar si mund t?i ndihmojmë këta njerëz. Nëse ka njerëz që duhet të heshtin për ata njerëz që nga Kukësi largohen janë ata që e zhytën Kukësin në këtë situatë. Është e turpshme që të spekullohet me atë që ndodhi para pak javësh, pasi pas regjimit të lirë të vizave kanë ikur e kanë vazhduar të ikin. Kërkesa për një jetë të mirë e ka çdo familje, kudo e sidomos ne vende që janë në vështirësi. Ikja përmes regjimit të lëvizjes së lirë nuk ka filluar këto 18 muaj, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të BE. Ai fluks ishte një mashtrim, mbi bazën e një keqkuptimi të madh. Dhe e di çfarë më thanë ata burrat? Mos na dëgjo ne thanë po shiko dhe bëj çmos që fëmijët tanë të mos katandisen siç na katandisën ne në këto 25 vite?, deklaroi Rama.
Teksa ka përfunduar shpërndarjet e disa lejeve legalizimi, Kryeministri Rama ka ftuar Kryetarin i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili i uroi të gjithë të pranishmit për pronat e tyre duke njoftuar se që nga muaji tjetër do të fillojë shpërndarja e certifikatave të pronësisë për 250 familie, të cilët janë pronarë të tokave të ish-ndërmarrjes buqësore në Kukës. Ai ka thënë se ata nuk janë paisur me certifikata pronësie për shkak të neglizhencës dhe zvarritjes së qeverisë së kaluar.
?Kukësianët kanë qenë pronarë, por pa pronat e tyre të pasura në dorë. Por, falë ndërhyrjes së qeverisë për njohjen e tokave të ish-ndërmarrjes buqësore , që nga muaji tjetër rreth 250 familie do të përfitojnë çertifikatat e pronësisë së këtyre tokave, të cilat i kanë pronë të tyre. Ata për shkak të zvarritjes dhe neglizhimit të qeverisë së kaluar nuk kanë mundur të paiseshin me certifikatat e pronësisë së tyre?, tha Halijaj.
Sipas tij, nga Qeveria e PD ka munguar mbështetja për projektet ndaj Kukësit.
?Nuk kam gjetur asnjë mbështetje nga PD dhe qeveria e saj pë Kukësin. Nuk kam shkuar në zyrat e Qeverisë për të zgjidhur problemet e mia, por për të zgjidhur problemet e qytetit?, tha Halilaj.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiran...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në spitalin...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Lefteri Pri...
Koordinatori në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka r...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar sot sloganin e ...
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi në një intervistë për “G...
Partia Demokratike reagoi pas incidenteve të shënuara në Shk...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar tak...
Kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova, ka qenë sot ...
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për Bashkinë ...
Koalicioni i majtë ka bërë me dije kandidatin e saj për zgje...
Ish Kryemiistri i Shqipwrisw, Sali Berisha, ka vlerësuar poz...
Koordinatorja Kombëtare në Partinë Demokratike, Reila Bozdo ...
“Ne e dimë çka ndodhur edhe me sektorin e naftës në 24 vitet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar shefi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Kreu i Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i LSI-së , ...
Kryeministri Edi Rama tha se operacioni per cilesine e naftë...
Të gjithë ata që do abuzojnë me çmimin e karburantit do të p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...