Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
?Ne e dimë çka ndodhur edhe me sektorin e naftës në 24 vitet e tranzicionit. Mbi 140 milionë dollarë në vit humbje për buxhetin e shtetit si pasoje e evazionit fiskal në këtë sektor. Nga ana tjetër qytetarët shqiptarë nuk marrin cilësinë që do të duhet të merrnin për çmimin që paguajnë për naftën që konsumojnë.
Holluesi që përdoret tek karburanti që furnizon makinat e qytetarëve, shkakton dëme të skajshme tek makinat në Shqipëri dhe mbi mjedisin. Por taksapaguesit dhe konsumatorët shqiptarë vidhen nga 25 lekë për litër deri në disa raste edhe 35 lekë për litër ? dhe kjo vetëm sipas llogaritjes së holluesit të pamarkuar (pra të pafiskalizuar). Këto shifra janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë dhe këtij abuzimi kolosal i ka ardhur fundi. Të gjitha paratë e vjedhura nga konsumatorët do të kthehen në buxhetin e shtetit dhe në projekte për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve.
Kjo është arsyeja që prej kohësh kemi nisur një aksion të koordinuar mes Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Është kryer një vlerësim tërësor, ndërsa institucionet e linjës kanë rritur angazhimin e tyre për të kontrolluar tregun e karburanteve. Këtë aksion ne po e ngremë në një nivel të ri. Këtë javë është miratuar një Udhëzim të detajuar, i cili angazhon një sërë institucionesh ? si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, AKBN, kompania koncesionare e markimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ? që në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, të mundësojnë implementimin e një plani gjithëpërfshirës masash të lidhura për të vënë në kontroll të gjithë tregun e karburanteve ? nga importi, prodhimi, përpunimi dhe deri tek tregtimi i karburanteve në tregu i shumicës dhe pakicës.
Kemi debatuar mbi fiskalitetin në tregun e naftës dhe premtuam se qytetarët shqiptarë do të merrnin produktin që blejnë në sasi dhe cilësi. Në këta 18 muaj ky premtim nuk ka fjetur?, u shpreh ministri Ahmetaj.
Më tej Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj prezantoi pikat ku do të fokusohet ky aksion.
?Koordinim ndërinstitucional në bazë të procedurave të standardizuara dhe të detajuara. Ndjekje e rrjedhës së informacionit dhe monitorim i qarkullimit të produktit që nga pika fillestare e hyrjes në territorin shqiptar apo nga prodhimi vendas e deri në pikën fundore të shitjes me pakicë.
-Kryqëzim të dhënash dhe shkëmbim informacioni në kohë reale mes të gjithë institucioneve të përfshira. Do të kontrollohet imtësisht dhe në mënyrë të tërthortë çdo dokument ? për tu siguruar se produkti që certifikohet nga deklaratat e importit, të jetë e njëjtë me atë që shitet në konsum, me kupon dhe fatura tatimore. Do të ketë kryqëzim të dhënash nga Doganat, Tatimet, Inspektorati Shtetëror dhe Metrologjia në mënyrë që mbikëqyrja të jetë e plotë. Do të ndalohet përdorimi i pompave (pistoletave) manuale dhe çdo shitje do raportohet online në tatime. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet njëkohësisht nga të gjitha institucionet, sipas përgjegjësisë respektive
-Do të kemi një ashpërsim të masave dhe përgjegjësive penale. Të gjtihë ata që përfitojnë padrejtësisht dhe kundër ligjit, në kurriz të qytetarëve dhe të shtetit do të marrin dënimin e merituar. Do të kemi një forcim të masave për shkelësit, me penalitete më të rënda për çdo abuzues dhe edhe ndjekje penale ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin në mënyrë flagrante. Do të ketë zero tolerancë ndaj evazionit dhe dëmtimit të konsumatorit. Dhe këto masa do të merren për të gjithë, pavarësisht krahinave, nivelit të aktivitetit, .
-Ndryshimet ligjore do të parashikojnë që në rastet e përzierjes dhe mospagesës së akcizës produkti të sekuestrohet. Në rastin e shmangies së cilësisë produkti të sekuestrohet. Në rastin e aparateve matëse gjoba do të 6-fishohet. Dhe në çdo rast atje ku ka përgjegjësi penale, nuk do të hezitohet. Policia e Shtetit dhe krimi ekonomik do të jetë pjesë e aksionit.
Të ardhurat e munguara do të tu kthehen taksapaguesve.
-Aksioni do të monitorojë edhe produktin vendas, si pasuri të të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht kontratave, të gjithë ata që kanë fituar të drejtën për të nxjerrë nga nëntoka dhe tregtuar këtë burim të rëndësishëm natyrore, do të duhet të veprojnë në çdo rast sipas ligjit. Matjet, kalibrimet, rrugët e kalimit dhe tregëtimit, bilancet, shpenzimet dhe trajtimi i operacioneve do të jenë në monitorim të vazhdueshëm sipas aksionit.
Ky aksion, është në fakt më shumë se kaq. Është një mënyrë e re jetese. Mesazhi ynë është i qartë, i vendosur dhe i drejtpërdrejtë. Kjo që po prezantojmë sot këtu është beteja jonë me informalitetin në tregun e karburanteve. Është zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje dhe abuzimi.
Megjithatë ku nuk është vetëm një aksion i qeverisë dhe i shtetit. Ky duhet të jetë medoemos një aksion i përbashkët me sektorin dhe qytetarët. Të gjithë operatorët në këtë sektor janë palë në besueshmërinë dhe në transparencën e sektorit. Për pasojë, të gjithë duhet të jenë bashkë me ne, ndërsa rivendosim rregullat e tregut, në një treg që deri tani i ka dëmtuar ata dhe qytetarët. Ne i ftojmë të jenë pjesëmarrës pro-aktivë në këtë aksion, duke sinjalizuar dhe ndihmuar institucionet në rivendosjen e ligjshmërisë?, theksoi Ahmetaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar shefi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Kreu i Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i LSI-së , ...
Kryeministri Edi Rama tha se operacioni per cilesine e naftë...
Të gjithë ata që do abuzojnë me çmimin e karburantit do të p...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot në Velipojë në kuadër t...
Partia Republikane ka reaguar pas deklaratës së deputetit Yl...
Në një bashkëbisedim me qytetarët në sheshin e autobuzave në...
Presidenti Bujar Nishani ka vizituar sot një qendër rinore, ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në mënyrë indirekte për...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorë ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se niveli i papunësi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ditën Ndë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi mbrëmë...
Deputeti i qarkut të Beratit, Eduard Bejko, mendon se nëse B...
Erjon Braçe ka reaguar ndaj akuzave të Ben Blushit se qeveri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...