web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhërmi/ Policia kufitare shpëton 4 shtetas grek

2 Maj 2015, 12:11, Kronika CNA

Policia detare e Sarandës në bashkëpunim me atë të Dhërmiut, kanë marrë pjesë në një aksion për shpëtimin e një varke, e cila kishte probleme në motor. Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka arritur të shpëtojë 4 shtetas grek, me të cilëve edhe dy fëmijë 4 dhe 7 vjeç.

Shtetasit grek kishin dalë për një udhëtim turistik nga toka greke por më pas motori i varkës ka pësuar avari dhe janë gjendur në det të hapur. Pas disa minutash varka e tyre është drejtuar për në ujërat shqiptare, ku policia ka ndërhyrë për të shpëtuar lundruesit.

 





Lajmet e fundit nga